Seanca e parë gjyqësore në apelin e posaçëm për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela pasi çështja u kthye nga Gjykata e Lartë, e cila ishte parashikuar për t’u zhvilluar sot, është shtyrë.
Kjo, për shkak se në seancë mungonin avokatët e Jaeld Çelës, Petrit Ismaili dhe Gentian Rumano. Ismaili kishte dërguar raport në gjykatë për mungesën e tij, ndërsa Rumano mungesën e justifikoi me një gjyq tjetër në Lezhë.
Në këto kushte treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Daniela Shirka, Engert Pëllumbi dhe anëtare Igerta Hysi, kanë vendosur që seanca e radhës të zhvillohet në 5 Janar.
Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale, “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”.
Më 25 Nëntor dosja ndaj ish-ministrit dhe ish-zyrtarit, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Gjykata e Lartë mori vendimin më 28 Shtator për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.
Kujtojmë se në Nëntor të 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit dhe e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, pasi në vendimin e arsyetuar të gjykatës dhe në analizë të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve. Tahiri u dënua me 5 vite burg, por që u konvertua në 3.4 vite shërbim prove.
nxireni te pa fajshem kete dhe te qetesohemi ,se drejt asaj po shkoni ,spak i korruptuar