Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka kërkuar më shumë rezultate nga SPAK dhe institucionet e tjera të krijuara nga Reforma në Drejtësi.
Në 2-vjetorin e SPAK, Soreca tha se janë bërë shumë punë por kërkoi që të trajtohen dosje penale të nivelit të lartë. Ai tha se suksesi i drejtësisë së re është suksesi i Shqipërisë.
“Jam krenar që sot pas dy vitesh shikojmë rezultatet e para të këtyre përpjekjeve. Një bilanc i fortë po ndërtohet, sa i përket ndjekjeve penale, në çështje penale të nivelit të lartë. SPAK është pjesë e një numri në rritje të hetimeve të përbashkëta me vendet e BE. Një gjë është e sigurt, frika ka kaluar nga ana tjetër, sepse më parë frika ishte nga ana e prokurorëve. Frika tani ka kaluar tek ata që kanë filluar ta kuptojnë se nuk janë më të mbrojtur dhe do duhet të përballen me drejtësinë.
Është thelbësore që të ruajmë fokusin, të vazhdojmë të përqendrohemi te çështje që kanë të bëjnë me korrupsion të nivelit të lartë. Edhe këtu kemi parë rezultate kohët e fundit. SPAK e BKH duhet të kenë aftësitë dhe burimet e nevojshme, të funksionojnë si një institucion i vetëm. Para disa javësh isha shumë i kënaqur që arritëm të lidhim SPAK me kanalin e Europol dhe kjo do shërbejë për shkëmbim informacioni. 28 hetuesit e BKH kanë aftësitë e nevojshme dhe mbështetjen e plotë të BE-SHBA për të bërë punën e tyre. Do vijojnë edhe trajnimet për SPAK, sipas një projekti të BE. Një fokus shumë i madh i duhet dhënë aftësive që kanë të bëjnë me hetimin financiar, për të trajtuar dosjet penale të nivelit të lartë. Suksesi juaj do të jetë edhe suksesi i Shqipërisë”, tha Soreca.
E foli ene ky pas Kimetes….per peshqit, perseri…..lol