Flamur Beqiri, 36-vjeçari që u vra mbrëmjen e Krishtlindjeve në vitin 2019 në Britaninë e Madhe ishte i përfshirë në krimin e organizuar. Inspektorja suedeze Kajsa Delmar-Wigstrom tha se ai ishte pjesë e një rrjeti që ishte përfshirë në një përballje të dhunshme me një grup tjetër në vendin skandinav.
Shqiptari, i cili mbante edhe nënshtetësi suedeze, dyshohej për trafik ndërkombëtar droge që prej vitit 2007. Po ashtu ai ishte arrestuar disa herë në Europë.
Shoku i tij i ngushtë, Naief Adawi, ishte burgosur për 10 vjet në Danimarkë për grabitje me armë. Ndaj tij pati një atentat me armë në vitin 2019, por mundi t’i shpëtonte së bashku me vajzën e porsalindur. Adawi ishte arrestuar së bashku me 15 persona për tentativa vrasje.
Shënjestrat e tyre ishin anëtarët e një rrjeti kriminal rival që ishte përfshirë në trafikun e kokainës dhe kanabisit. Po ashtu, Beqiri ka njohje me shumë persona të tjerë të dënuar për trafik droge.
Bashkëshortja e Beqirit, Debora Krasniqika mohuar që bashkëshorti i saj ishte kriminel, por ka thënë se ishte i përfshirë në biznesin e muzikës.
Beqiri u qëllua me 10 plumba. Autori i dyshuar është Anis Hemissi, 24 vjeç, i cili është maskuar si pastrues para vrasjes për të këqyrur lëvizjet e viktimës. Hemissi dyshohet se është anëtar i skuadrës prej 4 vrasësve që kanë marrë pjesë në atentat.
Megjithatë ai ka mohuar çdo gjë së bashku me Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç, and Bawer Karaer, 23 vjeç. Këta të fundit mendohet se kanë qenë dërguar në Londër për të asistuar vrasësin.
Pse, u deshtën tri vjet t’a kuptoni?!
Plehrat si puna e këtij të njëjtin fund do të kenë.