9-vjeçarja kapet me kokainë teksa po hynte në burgun e Kukësit

22 Dhjetor 2021, 17:00Kronika TEMA

Një sasi kokaine, rreth 50 gramë, është tentuar të futet në burgun e Kukësit këtë të mërkurë.

Policia bën të ditur se droga i është gjetur një 9-vjeçareje. “Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike”, bën të ditur policia.

Mësohet se lënda narkotike u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit G.I.

Për këtë rast, bëhet e ditur se është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje