Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, identifikohet bashkëpunëtori i autorit

26 Dhjetor 2021, 10:34Kronika TEMA

10 muaj pas vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia në mes të Tiranës, hetuesit e Policisë së Tiranës dhe të SPAK-ut kanë mundur të identifikojnë bashkëpunëtorin e vrasësit.

Ai është Bujar Leza 45 vjeç banues në fshatin Larushk të Krujës. Pas identifikimit të tij, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Por 45-vjeçari Bujar Leza ndodhet akutalisht në burgun e Fushë-Krujës, ku mbahet në paraburgim për një tjetër vepër penale. Ai akuzohet për dhunë në familje.

Tashmë Bujar Leza akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje të kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua më 25 Shkurt 2021 pasi doli nga banesa e tij pranë një qendre tregtare disa metra largo Piramidës.

Ai ndiqej nga vrasësi i tij Ernejt Shyti, i maskuar si endecak. Shyti e ndoqi Behar Sofinë sapo doli nga shtëpia dhe më pas e qëlloi dy herë me armë me silenciator duke e lënë të vdekur.

Ernejt Shtyi është tashmë i arrestuar dhe ka pranuar krimin. Së bashku me Shytin, të arrestuar janë edhe Skënder Vathin, Leonad Xhixhën dhe Xhuljano Vishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje