Gjendet trupi i 48-vjeçares që kishte rënë në shpellë në Malësi të Madhe

26 Dhjetor 2021, 14:10Kronika TEMA

Forcat RENEA kanë nxjerrë nga gryka e shpellës trupin e pajetë të 48-vjeçares Sh.H. në fshatin Meshqerraj të Malësi të Madhe.

Trupi i pajetë i gruas u gjet mëngjesin e kësaj të diele pas mbërritjes së forcave RENEA dhe FNSH-së me mjete të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte trupi i të ndjerës. Pas kërkimeve, gjetën viktimën dhe mundën ta nxirrnin.

Policia thotë se 48-vjeçarja dyshohet që të jetë hedhur  vetë në shpellë.

Megjithatë hetimet vijojnë për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të sqaruar motivet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje