Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Bujar Lazaj, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Lezaj ka mohuar se është i përfshirë në këtë krim dhe ka thënë se nuk ka asnjë dijeni për organizimin dhe vrasjen e Behar Sofisë.
Para togave të zeza ai është përlotur duke mohuar çdo akuzë. Edhe pse ai ka mohuar se është përfshirë në krim, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në burg.
Ndërkohë Lezaj është duke vuajtur dënimin për një tjetër krim, pasi ishte arrestuar disa muaj më parë për dhunë në familje.