Mashtrimi në "Call Center", lihet në burg izraeliti dhe administratori i kompanisë, lirohen operatorët

27 Dhjetor 2021, 15:31Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për izraelitin, Refael Genish dhe ekspertin e IT, Eljon Firani, të cilët akuzohen për “mashtrim kompjuterik” me call center për investime në bursë.

Për 15 operatorë, senior dhe junior, u caktua masa e “arrestit në shtëpi”, ndërsa për 16 të tjerë ajo e “detyrimit për paraqitje”.

Sipas prokurorisë, operatorët junior kontaktonin shtetasit e huaj dhe u prezantonin faqen ku duhet të investonin. Më pas, kur klienti bindej biseda vijonte me operatorët senior. Ky e bindte viktimën të investonte fillimisht 500 euro dhe fillimisht i jepte përqindjen e fitimit.

Pas disa investimesh dhe shtimit të gënjeshtërt të fitimit, kur klienti investonte një shumë të madhe llogaria e tij në platformë zhdukej.

2 komente në “Mashtrimi në “Call Center”, lihet në burg izraeliti dhe administratori i kompanisë, lirohen operatorët”

  1. Muli says:

    Të gjithë operatorët e dinin që gënjenin dhe vidhnin. Të gjithë të paguajnë çfarë kanë vjedhur.

  2. gon says:

    Mos e nxirrni nga burgu ate superkurven-hajdutin mafioz izraelit sepse keta rq po felliqin boten duke vjedhur,grabitur,mashtruar dhe hiqen si “engjej” te cilet jane vete djajte e botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje