Katër të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Serbi, 2 të tjerë të plagosur

27 Dhjetor 2021, 18:35Kronika TEMA

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Serbi, duke i marrë jetën katër të rinjve shqiptarë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas gazetës Novosti, aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaricë, jo larg Lukarit.

Viktimat ndodheshin në një automjet të markës “Volkswagen Golf”, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur drejtpërdrejt me një automjet të së njëjtës markë.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë por edhe rrëshqitjes së rrugës.

Viktimat janë identifikuar si: Amel Ibrahimi (21-vjeç), Mithat Hami (23-vjeç), Senad Derlek (22-vjeç) dhe Amar Ujkani (21-vjeç).

Kjo pjesë e rrugës kryesore që të çon në Mal të Zi, sipas medies serbe është e njohur për shpejtësi të lartë dhe aksidente të shpeshta trafiku.

6 komente në “Katër të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Serbi, 2 të tjerë të plagosur”

  1. Kosovo - centriste kombi kosovo says:

    Po cfare Shqiptare leshi ata thone jemi koqevare kemi pasaporten tone kemi flymurit ton hymnin presidentin tone ekipin e futbollit ju thoni Shqiptare ju ka ngelur ora te propoganda e Enver Hoxhes po ndryshoni o njerez bolle u morst me ata se eshte turpe

    1. dukesh qe je pjellur nga nje mushke edhe ose ajo nuk pjell. rrace e keqe.

  2. Taulant says:

    Mbase te godet edhe ty nje tragjedi e tille ndyresir.

    1. Zaloshnja says:

      O Taulant e verteta eshte se jane shtetas te Serbise, kaq.

  3. Berti says:

    Ngushellime familjeve te ketyre djemve. Ata u prehshin ne paqe. Por ngjarja le te sherbeje si shembull se me sa kujdes duhet ecur ne rruge, pa shkelur asnje rregull.

    1. Mos luani me identitetet e te mjereve says:

      Une nuk e di ku i merr lajmet Merua : Nastradali su mladići Amel Ibrahimović, Senad Đerlek, Amar Ujkanović i Mithad Hamidović svi iz Novog Pazara. Po o Mero thuaji atij cjapit qe shqiptarizon emrat e ketyre te mjereve qe u aksidentuan, se ata jane nga Novi Pazar dhe nuk jane shqiptar apo kosovar (ndoshta turq apo serb te turqizuar) dhe ne Novi Pazar flasin serbisht dhe turqisht . Mos luani dhe me identitetin e te vdekurve tani , per me teper merrni informacion pastaj botoni lajme “bom” …………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje