FOTOT/ Anija ruse mbërrin në port me një tufë makinash të ngrira

30 Dhjetor 2021, 14:12Lifestyle TEMA
FOTOT/ Anija ruse mbërrin në port me një tufë makinash

Një anije me emrin ironik “Sun Rio”, e cila po transportonte makina të përdorura nga Japonia në Rusi, lundroi në portin e Vladivostok me një kuvertë të mbushur me akull.

Meqenëse veturat me katër rrota ishin vendosur në një kuvertë të hapur, ato u mbuluan plotësisht me një shtresë të trashë akulli.

Edhe pse skena nga fotot duket apokaliptike, kjo nuk është një dukuri aq e rrallë në veriun e largët.

Ngrirja ndodhi për shkak të erës së lagësht të detit, valëve dhe temperaturës së ajrit nën zero.

Kushtet e tilla të motit mund të jenë shumë të rrezikshme për anijen, sepse për shkak të ndryshimit të qendrës së gravitetit, anija mund të anohet, gjë që rrit rrezikun e përmbysjes.

Fatmirësisht anija “Sun Rio” ka lundruar shëndoshë e mirë në port, por akulli i grumbulluar ka shkaktuar dhimbje të mëdha koke tek ekuipazhi dhe punonjësit e portit gjatë shkarkimit të makinës, të cilët kanë një punë të vështirë përpara për të hequr akullin nga automjeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje