Ghislaine Maxwell është shpallur fajtore për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja, të cilat thuhet se u abuzuan seksualisht nga financieri amerikan Jeffrey Epstein. 60-vjeçarja u shpall fajtore për pesë nga gjashtë akuzat me të cilat përballej, përfshirë akuzën më të rëndë, atë të trafikimit seksual të një të mituri.
Vendimi u mor pas pesë ditësh të plota diskutimi nga një juri prej 12 personash në Nju Jork. Kjo do të thotë që socialistja britanike mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj pas hekurave. Vendimi pasoi një gjyq njëmujor, gjatë të cilit u dhanë dëshmi nga katër gra, të cilat përshkruan abuzimet nga Epstein duke nisur nga viti 1994 deri në vitin 2004.
Maxwell nuk tregoi asnjë shenjë të dukshme emocioni, bëjnë me dije mediat amerikane ndërsa lexohej vendimi. Menjëherë pas vendimit, ekipi i saj ligjor tha se ata tashmë po punonin për apelimin e vendimin. “Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë e Ghislaine,” u tha gazetarëve avokati i saj, Bobbi Sternheim.
Prokurori i SHBA, Damian Williams përshëndeti vendimin dhe përgëzoi viktimat e abuzimit për “trimërinë”. Jeffrey Epstein ishte milioner amerikan, i cili vrau veten në 2019 në burg pasi u shpall fajtor për pedofili.
Ai kishte miqësi me personazhe të rëndësishëm, nga Donald Trump, tek Bill Clinton e princi Andrew, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në festat e seksit me minorenë të Epstein.
Donald Trump me Ghislaine Maxwell
Ghislaine Maxwell me Epstein dhe Donald Trump
Donald Trump dhe e dashura e tij Melania me Epstein dhe Maxwell ne vitin 2000
Virginia Roberts me Prince Andrew dhe Ghislaine Maxwell ne 2001
Ghislaine Maxwell duke pozuar me bikini ne 1999
Ghislaine Maxwell duke pozuar me bikini ne 1999
Ghislaine Maxwell duke pozuar me bikini ne 1999
Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell ne vitin 2005
Ghislaine Maxwell me modelen e famshme Naomi Campelll
Donald Trump me Ghislaine Maxwell
Bill Clinton me Ghislaine Maxwell
Robert Maxwell me të bijën
Ghislaine Maxwell me te atin
Ky Epsh-tajni kish pas dijte me mbete gjalle !!!
Pedofilaaaaaaaaaaa
Shifni foto 12 Billi qeflliu doren ne xhep mezi po pret te mbyllet dera e avionit.