Rita Ora po bëhet gati të presë Vitin e Ri në Australi.
Dhe këngëtarja britanike, 31 vjeçe, shfrytëzoi sa më shumë verën e hemisferës jugore të premten duke u shfaqur me bikini të zeza në plazh, shkruan DailyMail.
Ajo publikoi një sërë fotografish në Instagram, ku shihet duke shijuar rrezet e diellit ndërsa shkroi në mbishkrimin e fotove: “NYE – nga unë për ju”.
Rita kombinoi bikinit e saj me pantallona të zeza të lirshme dhe syze dielli me përmasa të mëdha.
Flokët e saj të gjatë bionde ishin lënë në valë të lirshme, dhe ajo kishte aksesorë me disa gjerdan ari me shtresa, byzylykë dhe vathë ari.
Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me të dashurin e saj prej gati një viti, regjisorin Taika Waititi.