VIDEO/ Mjeshtri i shahut bie nga karrigia pasi një gabim i kushtoi ndeshjen

31 Dhjetor 2021, 13:18Lifestyle TEMA

Një moment i këndshëm është regjistruar gjatë një ndeshje shahu, ku një prej lojtarëve ra nga karrigia pasi bëri një lëvizje në lojë që i kushtoi humbjen.

Në ndeshjen e shpejtë të shahut, ku lëvizja duhet të kryhet brenda 10 sekondash, 18-vjeçari Pawel Teclaf, bëri një lëvizje të pamenduar mirë dhe kur e kuptoi se humbi ndeshjen përballë Tigran Petrosian, reagimi e bëri që të rrëzohej nga karrigia.

Gjithçka ndodhi në kampionatin botëror të shahut që u mbajt në stadiumin e Varshavës në Poloni dhe i gjithë incidenti u mbyll me një shtrëngim duarsh.

Ky moment ka bërë xhiron e rrjeteve sociale jo veç si një moment komik por edhe si një mësim për gjithë lojtarët e shaut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje