Ministria e Jashtme e Kosovës i ka kthyer përgjigje Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që tha përmes zëdhënësit të saj se Prishtina nuk mund të shpallë non grata punonjësit e UNMIK.
Shefi i stafit në Ministrinë e Jashtme, Sharr Jakupi ka njoftuar përmes Tëitter-it se UNMIK është njoftuar për vendimin e shpalljes non grata të shtetasit rus, punonjës i misionit të OKB-së në Kosovë.
“UNMIK-u është njoftuar nga MPJD të premten, më 31 dhjetor 2021, se një nga zyrtarët e tyre ishte shpallur persona non-grata”, shkroi Jakupi në Tëitter.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla shpalli më 31 dhjetor “non grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.
“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur person non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, deklarohej në vendim.
Një zyrtar ndërkombëtar brenda UNMIK-ut, me inicialet P.T. ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, i cili u shpall “non grata” nga Republika e Kosovës, ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale kundër institucioneve të Kosovës.
Bravo Kosova.
Nese duam shtet, atehere duhet te sillemi sic i ka hije nje shteti sovran, ku te huajte respektohen per sa kohe qe ato respektojne ligjet e vendit mikprites. Kur ata i shkelin ligjet, meritojne te percillen jasht kufinjve te vendit sic ka bere edhe Kosova.
O Sharra e Jakupajve! A keni ndopak mend se edhe nje ne rruge kupton cfare ju tha OKBja. Ata thone se ju nuk mund te deklaroni dike te UNMIKut si is padeshiruar por duhet te njoftoni OKBne per problemin. Dmth o “dru me pre” te ministrise se jashtme, per problemet qe keni konstatuar duhet ti dergoni raport OKB ku dhe ti kerkoni qe personi ne fjale te zevendesohet me dike tjeter. Jo te deklaroni personin te padeshiruar dhe per kete te njoftoni OKBne. E kuptoni ndryshimin? Per fat te keq, keshtu u bene marrveshjet ne pike te mengjesit dhe Kosovës I duhet akoma pune per te bere per pavaresine dhe njohjen e saj nderkombetare. Qendroni me kembe ne toke dhe mend ne koke.
“Mire thenka UMNIKU”, te me vrasin njer rusi mua, pastaj shofim e bejme, bravo Kosova