Albin Kurti është nacionalist i majtë. Është ky statusi ideologjik që i ka përcaktuar kryeministrit të Kosovës, Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Në një intervistë për REL, ai tha se “ai ndjek ideologjinë e nacionalizmit të krahut të majtë”.
Më tej, ai tha se Kurti nuk ka strategji në dialogun me Serbinë. “Diçka që më ka bërë përshtypje në qeverinë e tij të parë ka qenë ajo se ai kurrë nuk ka artikuluar një strategji për dialogun me Serbinë. Krejt çfarë ka thënë kanë qenë kritika për qeveritë e kaluara. Pra, të stilit që ‘ne nuk duam të bëjmë atë që po bëjnë ata’.
Mirëpo, nuk është deklaruar kurrë më shumë dhe mendoj se kjo është për shkak se as ai nuk e di si dëshiron të duket dialogu. Ai dëshiron të mos i japë prioritet dialogut”, arsyeton Prelec.
Ndërkohë, sipas Marko Prelec, Kosova po humb nga mospjesëmarrja në projektin e “Open Balkan”.
“Mendoj se po humb, sepse një fushë në të cilën do të mund të punonte Kosova është ajo e marrëdhënieve multilaterale. Marrëdhëniet bilaterale me Serbinë janë të bllokuara, mirëpo ekziston mundësia që të ndërveprojë me Serbinë si e barabartë në forumet rajonale. Do t’ia vlente që të provohej si përvojë. Serbia ka thënë se është e hapur në këtë iniciativë, ashtu sikurse dy vendet tjera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Alternativë e kësaj iniciative është Procesi i Berlinit. Nuk e kuptoj pse shkojnë te njëra dhe jo te tjetra. Ndoshta sepse përmes Ballkanit të Hapur mund të bëhen disa gjëra shpejt dhe në mënyrë të pistë, qofshin ato edhe vetëm premtime.
Procesi i Berlinit, në anën tjetër, duket se po merr shumë kohë dhe nuk po prodhon shumë rezultate”.
Gjithashtu, Prelec e quan mosliberalizimin e vizave për Kosovën si një dështim të madh europian.
“E ndaj mendimin e njëjtë sikurse të shumë tjerëve se kjo është një ndër dështimet më të dëmshme të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare. Shtetet që kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, duhet ta ndërrojnë pozicionin e tyre menjëherë.
Një mik i imi thotë se Kosova duhet të punojë me parlamentet e Francës, të Holandës dhe secilit shtet që ka dilema. Thjesht, duhet t’i pyesin: Si mund t’ju bindim? Nuk e di nëse do të ndodhë liberalizimi, mirëpo duhet të ndodhë”.
Duhej te QE….!!!
O katunar, o gazetar.
Kartolinë për Albin Kurtin dhe të gjithë shqiptarët që janë kundër “Ballkanit të Hapur”
ala-news.com/kartoline-per-albin-kurtin-dhe-te-gjithe-shqiptaret-qe-jane-kunder-ballkanit-te-hapur/?fbclid=IwAR1Tb969NGS40ss_HSHCtqCrYKqLnYlw_q5Djbl3-3gl6-oJc9UlmExJLR4
po kush pjerdh per kosoven . kosoven nuk e ka asnje shtet ne liste.
Kosova eshte nen rrezoluten 1244 te OKB pjese e territorit Serbe .
Nese duan te levizin lirshem te marin pasaporten e shteti ku jetojne per ballkanin e hapur eshte Serbia qe i perfaqesone kjo eshte kosova qe njihet ligjerishte .
Ne na pelqene ne te kemi nje kosove te shkeputua nga Serbia per ta rimare po pse kane vdekur 8 milione Serbe qe te humbasin nje pjese te territorit te tyre a do ta pranonim ne qe dy fshatra ne juge qe i thone vetes grek te shkeputen dhe ti bashkohet Greqise si do jete reaksioni jone ?
Koqevaret duhen te ulen dhe te flasin hapur me Serbine per te gjetur nje zgjidhje ne te kundert eshte kohe e humbur dhe fatkeqsi per ata djem te UCK qe u vrane per asgje
Bubuzhel Berati-Injoranca juaj ne ceshtjen e Kosoves dhe historise se saj eshte vertet per tu “admiruar”, si mase e paparashikueshmerise se ku mundet te arrije idjotlleku njerezor, qe juve e perfaqesoni aq denjesisht.
Se pari territori i Kosoves, deri ne vitin 1960 konsiderohej nga kushtetuta Jugosllave si territor i aneksuar brenda Republikes se Serbise. Me vendosjen e kushtetutes se re ne kete vit, Kosoves ju dha statusi i Krahines Autonome, brenda territorit te Repblikes Serbe. Pra sic e shikon edhe vete serbet e quanin Kosoven atehere “toke joserbe, por e aneksuar”.
Kur nje injorant ne fushen e historise na del ketu dhe na derdellit idjotesira, ne fillim na ben per te qeshur, por me vone na ben te preokupohemi se cfare demi sjellin individe te tille duke perhapur lajme te rreme.
Sa i perket atyre dy fshatrave me minoritare greke qe permendni ne komentin tuaj, perseri tregoni zero njohuri per ato zona, pasi ato familje minoritaresh greke jane te ardhur ne ate zone rreth viteve 1800, te sjella aty prej bejlereve te Gjirokastres per te punuar tokat e tyre ne jug, prandaj nuk kane te drejte qe te shkeputin territorin shqiptar per tia bashkangjitur Greqise qe edhe ashtu ka uzurpuar territore te gjera te banuara historikisht nga shqiptaret. Mjafton te permendim ketu zonen bregdetare te Morese, apo Camerise sic e therrasin disa studjues, qe nuk eshte i vetmi territor shqiptar qe ju dha Greqise prej fuqive te medha mbas shperberjes se Perandorise Osmane.
Faleminderit Vezhgues . Tregoj Bubuzhelit te Beratit qe je,femije “ Race Iriqi “. Thuaj Bubuzhelit qe minoritaret Grek ne Shqiperi nuk jane As Grek , por sipas nje sociologu gjerman ,jane Vlleh te greqizuar , te cilet punonin ne Tokat e Bejlereve te Gjirokastres. Thuaj Bubuzhelit qe Albin Kurti nuk eshte “ nacionalist “ por nje Patriot Qytetar. Ai nuk pranon Asocacionin e komunave serbe , realizimi I i te cilave con ne bosnjezimin e Kosoves, dhe keshtu drejt dezintregimit te Shtetit te Kosoves. Pavaresia e Kosoves eshte realizimi i Drejtesise Historike, duan apo nuk duan Bubuzhelet qe kane lindur, qysh prej Luftes se Pare Boterore edhe ne vendin tone.
vezhguesi @ ti qenke nje koqe kandari nga lavdari…Ku i ke marre keto te dhena ti i matufepsur po ik ore rrot cari se nuk merr vesh ti nga historia.