VIDEO/ Zyrtarët e Serbisë i thurën lavde gjenocidit të Srebrenicës, reagon ashpër deputeti shqiptar

3 Janar 2022, 10:48Rajoni TEMA

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas videos ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke kënduar këngë e lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Kamberi ka shkruar se këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut.

Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, ka shkruar Kamberi.

Videoja ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke i thurur vargje gjenocidit të Srebrenicës, është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë, gjatë festës së Vitit të Ri. Kjo video ka shkaktuar reagime të ashpra. Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë.

3 komente në “VIDEO/ Zyrtarët e Serbisë i thurën lavde gjenocidit të Srebrenicës, reagon ashpër deputeti shqiptar”

  1. Enri says:

    Moterqi…rat e serbise qe do te beje open Balkan drogmeni qe na drejton neve.

    Faj nuk kane keta por delet e paorganizuara te Shqiperise me ato te Bosnjes dhe Kroacise qe nuk bejne dot nje front te perbashket anti serv.

    Asnjehere bastardet serv nuk do jene te mire pritur ne Shqiperi .

  2. kodrasadikit says:

    Open ballkan me ata qe per qdo dite bejne plane per qfarosje te shqiptareve e vllazneve tane shqiptare te bosnes ,.. Po Rama po kemngule ti ofron pran vehtes deri te Duresi derrat e maleve te karpateve ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje