Dikur shihej si rajon ku rinia lulëzonte por sipas agjencisë se lajmeve AFP, Ballkani Perëndimor është goditur rëndë nga migrimi masiv dhe niveli i ulët i lindjeve. Kroniken e parë të këtij viti kjo agjenci e njohur e nis me plakjen e popullsisë në Maqedoninë e Veriut një bombë me sahat nga pikëpamja demografike.
Në Valandovo 146 kilometra nga kryeqyteti Shkup dyqanet janë të braktisura në këtë fillim viti dhe rrugët kryesisht të zbrazëta ofrojnë pak shenja jete sepse të rinjtë po ikin në një numër të madh duke shpresuar të gjejnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës Botërore rreth 600,000 qytetarë maqedonas jetojnë tani jashtë vendit dhe Maqedonia e Veriut ka humbur 10% të popullsisë së saj në 30 vitet e fundit.
Mungesa e investimeve e kanë kthyer vendin, në shtëpinë e vetëm 1.8 milion e njerëzve. Vetëm në Valandovë, gati 90 për qind e të ardhurave të njerëzve janë të lidhura me bujqësinë, një emërues i përbashkët në të gjithë Maqedoninë e Veriut.
Rezultatet fillestare nga regjistrimi më i fundit i Maqedonisë së Veriut, i kryer në muajin Shtator, vlerësojnë se popullsia këtu ka rënë me më shumë se 200,000 që nga viti 2002. Për ata që qëndrojnë ne vend, pagat mujore janë mesatarisht 470 euro. Qytetaret shprehen se eshte më mirë të jesh skllav për 2000 euro në ndonjë vend të huaj, sesa të jesh skllav me 300 euro në shtëpi.
Në Shqipëri, rreth 1.7 milionë njerëz, ose afërsisht 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi në tre dekadat e fundit, sipas shifrave të qeverisë. Qindra mijëra u larguan nga Serbia për t’u zhvendosur jashtë vendit pas luftërave në vitet 1990 që goditën ekonominë, me vlerësime që sugjerojnë se deri në 10,000 mjekë u larguan në 30 vitet e fundit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë prekur në shkallë të ndryshme nga emigracioni.
Arsyet kryesore janë ekonomike, por përveç kësaj, arsyet sociale zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm”. Për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë — të gjitha shpresat janë se anëtarësimi në BE do të ndryshojë fatin e njerëzve të thjeshtë.
Edhe Kroacia që nga anëtarësimi në BE në vitin 2013, popullsia e saj prej pak më shumë se katër milionë është tkurrur me gati 10%.
Kombet e Bashkuara parashikojnë që Kroacia do të ketë vetëm 2.5 milionë njerëz deri në fund të shekullit.
Zagrebi u premtoi emigrantëve kroatë në Bashkimin Evropian deri në 26,000 euro për t’u kthyer dhe për të filluar një biznes por tashme duket se është tepër vonë. Tabelat “Shitet” mbushin rajonin lindor të Pozegës, një nga ato më të goditurat nga lufta në vitet 1990. Më shumë se 16 për qind e popullsisë së zonës prej rreth 80,000 banorësh janë larguar në dekadën e fundit, tregojnë shifrat zyrtare.
Ka patur disa artikuj ne te kaluaren e afert ketu tek TEMA ne lidhje me emigrimin e shqiptareve ne vitet e fundit. Shume komentues, por edhe gazetare e politikane te opozites ja veshin fajin qeverive Rama per keto emigrime, nderkohe qe ku artikull i fundit tregon ate qe kam thene gjithmone ne komentet e mija per keto artikuj se emigracioni masiv nuk eshte fenomen vetem shqiptar, por ka nje tendence te pergjithshme qe njerezit largohen nga vendet me te varfera drejt atyre me te pasurave dhe ky fenomen vazhdon e do te vazhdoje pamvaresisht se sa e mire apo e keqe do jene qeverite e vendeve tona te Ballkanit Perendimor.
Po keshtu, disa here kam kundershtuar ato zera qe perpiqen te thone se me anetaresimin ne BE, Shqiperia do shpetoje nga emegrimi i rinise dhe do permiresohet jetesa e shqiptareve. Asnjera nga keto nuk do te ndodhe. Emigrimi do behet me masiv mbas anetaresimit te Shqieprise ne BE, pasi do hiqen barrierat penguese per punesim te qytetareve nga vendet anetare. Po keshtu, vendi do marre disa investime ne vitet e para mbas anetaresimit, dhe mbas kesaj gjendja do kthehet ne situatat e meparshme. Kete e ka treguar eksperienca e vendeve si Kroacia, Bullgaria apo edhe Rumania, ku para ose pas anetaresimit, situata mbeti pak a shume ne nivele te njejta.
Me nje fjale, anetaresimi ne BE nuk do jete aspak zgjidhja e problemeve tona. Ka nje shprehje te vjeter te popullit tone qe thote se “shtepia nuk mbahet me miell hua”. Eshte puna ajo qe do sjelle begatine per shqitparet. Me vjen keq qe shume te rinj mendojne se duke emigruar do zgjidhin problemet e tyre, kur ne zonat bregdetare pronaret e hoteleve e restoranteve, por edhe shume sherbimeve te tjera kerkojne njerez per ti punesuar ne bizneset e tyre. Per keta te rinjte e sotem, eshte me mire qe te emigrojne qe te punojne ne cdo pune te rendomte jasht vendit, se sa te punojne ne Shqiperi.