Pas protestës së lajmëruar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së në ambientet e selisë blu, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se është hera e parë që një politikan i lartë në Shqipëri shpallet “non grata” nga SHBA dhe gjithashtu thërret një protestë kundër partisë së tij, duke iu referuar ish-Kryeministrit Sali Berisha.
“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Lulzim Basha.
Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha kanë lajmëruar protestë më 8 Janar në selinë e PD nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra.
Ne 8 Janar do duket dhe fytyra e vertete e Edi Rames, eshte realisht me perendimin apo jo. Nese ai nuk tregon se ne kete shtet dhuna nuk ka dhe nuk ka per te pasur vend, por do te lejoje falangat e krimit te triumfojne mbi institucionet legale thjesht per jetegjatesine e pushtetit te tij, atehere le ta marre vesh se edhe per te fundi ka per te qene shume i afert. Nuk po i kerkon njeri te mbroje Lulezim Bashen si individ, po i kerkohet te mbroje institucionin legal te nje partie politike nga dhuna dhe barbaria, per te rene me anen e forces ne duart e nje kryebanditi tashme te deklaruar boterisht. Lulezim Basha edhe kete katervjecar ka per te qene kryetar, por demokracia do rroje sa te kete jete. Te mos e genjeje mendja Edi Ramen se ata pas selise se PD ne nje te ardhme sa me te afert nuk do i sulen Kryeministrise. Dhe nuk ka per te ndodhur si ne 98-ten, qe u terhoqen. Atehere Berishes i interesonte dhe nuk kish fuqi te kundershtonte hapur perndimin, ndaj u terhoq, kurse sot shpreson tek Putin dhe Xi Jinping dhe as qe do tja dije me per perendimin. Slogani i tij sot eshte: “Pas meje, qameti le te behet”.