Menaxheri i lokalit ku ndodhi masakra me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ka treguar detaje të tjera lidhur me krimin e rëndë.
Sipas tij, në tavolinë ka qenë dhe bashkëshortja e viktimës dhe të plagosurve, ndërsa 5 minuta pasi u larguan, aty mbërriti një makinë Mercedes-Benz C-Class që dhe hapi zjarr me breshëri kallashnikovi.
Sipas tij, nga stafi i lokalit nuk u dëmtua asnjë person. Menaxheri tregon se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje, ndërsa thekson se viktima dhe të plagosurit nuk kanë patur asnjëherë probleme në lokalin të cilin e frekuentonin vazhdimisht.
“Unë kam qenë te lokali te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip C-Class dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar.
Erdhi ambulanca, ambulanca ka kaluar rreth 20 minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca.
Tek pjesa e lokalit nuk është se kanë pasur probleme të mëparshme, nuk e di për probleme të tjera, për pjesën këtu nuk kanë pasur probleme. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”, tha ai.
Tamame si në Afganistane në mest të Tiranes Ambulanca vjen pase 30 minutave në nje ngjarje terroriste ku ka te vdekure dhe shume te plagosure.. Trupi pa jet 1 ore i shtrime ne mes te rruges o nëne o nëne se çfare Shteti kemi????
Kemi ate lloj shteti per te cilin votojme çdi 4 vjete.
Brilant komenti yt.
kemi pikerisht ATA QE VOTOJME CDO 4 VJET!
Ca te bej ambulanca te fluturoj? Populli kafshe nuk hap rruge apo parkojne keqe bllokojne rrugen. Jam tmerruar kur shihja ambulancen ne trafik ne mes te Tiranes nuk i hapte kush rrugen dhe doli shoferi ju lutej amani hapni rruge se po me vdes pacienti.
Se shteti ja ka fajin kriminelve e drogaxhive apo keshtu te duket ty Dani i shpellave dhe mjeshtri i zjarrve
Mese e Vertete,, shoferet te paisur me Patenta sikur kane qene Jo ne Kurs per patente, por sikur shkojne dhe bejne pazarin per te bere domate, sic ben pazarin Ai me domate dhe mbushen Faqet e gazetes per Reklame per ta votuar,, Ai qe e ze gjumi Jo nga Valiumet por ngaqe se ruhan fare Per Popullin..
Normal,, kure cdo Qytetare nuk zbatin rregullat per hapjen e rruges ne raste urgjente, Ambukaca vetem te fluturoje..
eh mi Doni,….duhet ta filloshe nga vetja jote i pari:1- makinen mos e parko ne trotuar. 2- makinen mos e perdore per pordhe(vetem kur te nevojitet. 3- edukohu me frymen demokratike, dmth. behu pozitiv ne cdo aspekt. 3- Rruga mi Doni eshte e te gjitheve, pra ta mirembajme etj. se nuk kam shume kohe qe te gdhend ty ngaqe rradha e gomereve nuk ka te mbaruar
Me duket se ketyre viktimave jua kane bere tetshin grate.
Iken grate, ndonjera ka bere tekst tek kriminelet, dhe ata i ekzekutuan.
Qenka pune dashnije me duket….