GJKKO e dënoi me 6 muaj burg, Luan Daci: “Falsifikimi intelektual” s’ekziston, shpikje

4 Janar 2022, 13:14Kronika TEMA
GJKKO e dënoi me 6 muaj burg, Luan Daci: “Falsifikimi

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Luan Daci ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka folur mbi dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për ta dënuar me 6 muaj burgim.

Daci thotë se ai është dënuar për një “vepër penale” të quajtur nga GJKKO “Falsifikim Intelektual”, por sipas tij “nuk ekziston fare në legjislacionin penal shqiptar”.

“Këtë e ka cilësuar si “falsifikim intelektual”! Përveçse absurd dhe krejtësisht joligjor, edhe në kuptimin gjuhësor, ky term është i gabuar, pasi në të vërtetë falsifikim intelektual është pjesë e plagjiaturës dhe nuk lidhet aspak me falsifikim dokumentesh.

Mbi të gjitha, kërkesa është shprehje e lirë e interesit dhe e vullnetit të kërkuesit, përpilohet prej tij në mënyrë diskrecionale (sipas dëshirës së tij) dhe shpreh vetëm interesin, pozicionin (objektin) dhe afatin kohor”, thotë Daci mees të tjerash. Kjo vepër penale, Daci thotë se është “shpikje juridike”.

Gjykata e Posaçme e ka dënuar me gjashtë muaj burg për falsifikim dokumentesh, dënim i cili u konvertua në shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.  Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje