Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen Pavarësia, megjithatë rrethanat momentalisht janë të panjohura.
I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur një 36-vjeçar me iniciale D.H, i cili është dërguar në spital. Më shumë detaje për këtë ngjarje pritet të kemi në vijim.