Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko ka ironizuar me ultimatumin që Sali Berisha i ka dhënë Lulzim Bashës për lirimin e selisë së PD.
Me një postim në Facebook, teksa e quan Berishën ‘Mareshall’, Bejko tregon ‘historinë’ e tij, zhvendosur në një kontekst tjetër, në komunizëm.
Bejko përshkruan përpjekjet e ‘Mareshallit’ për të rimarrë partinë që e konsideron pronë të tij, ‘jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë’.
Sipas Bejkos, ‘Maareshalli’, i cili nuk e kursente herë pas here ndonjë gotë raki, nuk arri të kuptojë se ku mbaron mirazhi dhe ku fillon e vërteta.
Postimi i plotë:
Dorrëzohu! Je i rrethuar!
Nuk ke nga shkon qen bir qeni….” -“Prit Meço, prit, Marëshalli ynë zemërgjerë na tha që t’i themi se e ka edhe një mundësi shpëtimi.
Thuaj se nëse dorëzohet pa luftë, i falet jeta atij dhe atyre pak mbështetësve që i kanë mbetur në sarajet e Toptanëve. Është djalë i ri për ta mbyllur kaq shpejtë jetën e tij.
Naa, se harova për pak. Thuaj edhe se nëse dorëzohet sot, nesër do ketë gjithë mundësitë që të aspirojë prapë të jetë kryetar partie dhe kryeministër.
Marëshalli nuk i’a dha partinë që ta mbajë për vete, por që ta kthejë mbrapsht tek i zoti sa herë që t’ i dojë qejfi atij. Është shumë i ri dreqi, të ardhmen e ka përpara shejtani, ça pati kështu?! Ai e di që partia është pronë e Marrëshallit.
Marëshalli ynë, që iu bëftë dita njëmijë, është me një këmbë në var, dhe prapë ja ku është, po lufton të bëhet sërish kryeministër jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë”.- i tha komisari Ald dhe u largua drejt qendrës komerciale Toptani ku e priste establishmenti dhe grupi i bluzë-zinjve të ardhur enkas nga Londra në ndihmë të Marrëshallit të madhërishëm.
Meço, pasi mori porositë e rastit nga komisari Ald, nxorri sërish kokën te cepi i kalasë dhe ia filloi avazit nga e para pasi rëkëlleu edhe një dopio raki skrapari që ia pati dhënë para dy ditësh vet Mondi, nga ajo që i mbeti pa pirë natën e vitit të ri:
-“Dorëzohu qen, dorëzohu se përndryshe në datën 8 do tërhiqesh paqësisht zvarrë, dëgjove apo jo… qen bir qeni, se na çave k…. Liroje urgjentisht zyrën se është e Marëshallit. Dëgjove apo jo?! Diiigjiii leeegeeen…!” Po nuk arriti ta mbaronte fjalinë, kishte pirë aq shumë saqë iu morrën këmbët e u rrëzua shakull në the, në pllakat e ftohta të gurit të Sarajeve.
Nga goja filloi t’i dilte shkumë, kurse muret e godinave aty pranë filluan ti dukeshin nga dy, nga tre, nga katër…në gjendje mirazhi, u kujtua se dikush nga grupi i pati thënë se kishte një lajm të keq për ti dhënë të tillë që mund ta penalizonte vazhdimin e mëtejshëm të revolucionit paqësor; Marëshalli ka dalë pozitiv me covid ditët e fundit të dhjetorit… lëvizi edhe një herë kokën.
Të ishte e vërtetë vallë?! Rakia që i kish dhënë Mondi, nuk po e linte të qetë të kuptonte se ku mbaronte mirazhi, dhe ku fillonte e vërteta… Punë dreqi, kjo rakia, – tha me vete, dhe mbylli sytë në një gjumë të thellë, ashtu i shtrirë mbi pllakat e ftohta të Sarajeve, aty pranë gardhit të PD-së…
Mareshalli Tito.
Enderr Serbe.
Neser eshte nje vjetori i popullit te egersuar mbi Capitol…
I respektuar Roland! Keta partine e kane si licence per te bere tregeti. Njelloj si dikush qe ben pallate e ka licence per nje aktivitet te tille. Apo merr licence per te bere rolin e policit privat. Shih per kete dhe LSI. Nje muaj kryetar sharlatani Petrit Vasili. Urgjent “licencen” ia mori gruaja e ish kryetarit. Si do ta linte licencen ne duar te huiaja.
Qofsha i gabuar, por kam pershtypjen se: ashtu siç u nda pjesa me e zeze e PS kur lindi LSI, keshtu dhe tani. Pjesa me e zeze e PD me ne krye Marshallin (siç e quani Ju), po shkeputet nga pjesa me e mire e PD.
Pasi dështoi të bëhet wc allaturka, Bejko u vetëemërua letër tualeti ( toilet paper) e specializuar për fshirje të brimave dhjerëse, menjëherë mbas dhjerjes, diaresë apo kapsit. E vëçanta e letrës bythfshirëse Bejko është se forma e kokës bën të mundur pastrimin jo vetëm të siperfaqes dhjerëse po edhe në brëndësi të saj. ( Gazi I botës – Ndjej një gudulisje ngazëlluese të brendshme deri në prostat kur përdor letrën bythfshirëse Bejko)
Si mundet te flitet per Parti Demokratike ktu me !!!!!!!!!!!!
Shifeni ket Taliban kokPordhe si kecenon hapur se do mbaje me forc PD-ne
Perse nuk vepron Drejtesia ,Spak hamuti ku fshihet apo pas bythes se Kurves qe e polli?
“Tualet Palla”, njeri i piset qe shkruan pislleqe, ta kete edukate familjare valle?
Apo eshte merzitur nga ironia e holle e shkrimit?
Nuk e besoj, kapaciteti i tij prej shpellari, nuk e gelltit dote lezetin e ironise, vetem gjirize nxjer nga goja.
Bejko, ti deputet kurre ske per tu bere. Gjalle a vdekur Saliu ti ne Parlament s’hyn se s’te duan anetaresia.
kledi duhet te jete pjese e rinise se ardhme te qeverisjes se Shqiperise, plejada e brekeve te Saliut. Shikoni ku e keni shpresen tek rrugaçet , te pa edukatet, pa moralshmit tek ajo qe mbolli Saliu ne Shqiperi: hajduteria dhe krimi. Kjo eshte e ardhmja ne pd. Me keta Shqiperia do te futet ne grope e jo ne Europe. Keshtu e nisen qe nga fillim.