Vijon masakra mbi lumenj: Këshilli Kombëtar i Territorit miraton ndërtimin e 10 HEC-eve të reja

5 Janar 2022, 12:25Sociale TEMA

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e 5 hoteleve të reja në zonën bregdetare të Shqipërisë, më shumë se 10 hidrocentrale energjitike, 3 subjekte biznesi dhe 2 godina banimi.

Hidrocentralet priten të ndërtohen në zonën e Grabovës, Gramsh, në  Skrapar, Elbasan dhe në Dibër. Vetëm 6 nga lejet e dhëna të HEC-eve janë për Gostimën në Elbasan dhe 3 për bashkinë e Skraparit.

Hotelet e reja dhe struktura të ngjashme turistike do të ndërtohen në Dhërmi, Palasë, Durrës, Kavajë, Sarandë.

Në Tiranë, janë miratuar dy godina të reja për ndërtim në Bulevardin Zogu i Parë dhe zona e ish-Ekspozitës.

KKT-ja ka konfirmuar dhe shtyrjen për lejen e ndërtimit të terminalit lindor të autobusëve në Tiranë.

Gjithashtu, është miratuar ndërtimi i disa pikave të kompanisë së telekomunikacionit,  Vodafone, në qytete të ndryshme.

2 komente në “Vijon masakra mbi lumenj: Këshilli Kombëtar i Territorit miraton ndërtimin e 10 HEC-eve të reja”

  1. Shashua says:

    Kjo godina e Ekspozites eshte haptazi korrupsion. KKT nuk mund te japi leje aty. Leja ne ate vend jepet vetem nga Bashkia por kesaj nuk ia mban bytha se eshte shkelje e ligjit keshtu qe firma u kollit tek Edi se ai eshte djal trim e nuk ka frike

  2. Rilindari militanto- fanatik says:

    Nusja e Valentina Leskajt i firmos keto dosje. Ledia Tota sëmundje e butë. Bythpambuqe dhe lekët stivë. Ne ngrohemi në diell bëhemi copë për fushatë mbledhim vota dhe prapë në diell. Kjo shalon djalin e Valentines dhe hop mëson se paratë që si numuron dot mund ti peshosh ne peshore dhe me një formulë gjen se sa të janë mbledhur .. kaq shumë ???? Kaq shpejt ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje