Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i shprehu impresionimin e tij drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Z.Abrija mbi numrin e lartë të të vaksinuarve të personave në konflikt me ligjin .
Nga rreth 5000 të dënuar 3600 janë vaksinuar ndërsa 3500 punonjësit e këtij institucioni janë vaksinuar me dy doza dhe 600 të tjerë me një dozë.
Sipas drejtorisë së Burgjeve shumë shpejt do të arritet 100% i vaksinimit me dy doza për të nisur më pas dozën e tretë për kategoritë përkatëse.