Të dhëna, dokumente, dëshmitarë. Por ende nuk kemi një përgjigje përfundimtare për pyetjet kryesore në lidhje me sulmin e 6 janarit 2020 në godinën e Kongresit Amerikan në Uashington.
Duke filluar nga më e rëndësishmja: a kishte një plan të rënë dakord me Shtëpinë e Bardhë? Ishte një manovër e konceptuar nga Donald Trump apo situata doli jashtë kontrollit edhe për ish-presidentin? Ka dy linja hetimi.
Nga njëra anë, puna hetimore e FBI-së dhe e gjyqësorit. Nga ana tjetër, rindërtimi i fakteve dhe i kontekstit politik nga komisioni parlamentar i ngritur më 24 qershor 2021 nga kryetarja e Dhomës, demokratja Nancy Pelosi.
Nëntë deputetë janë pjesë e tij: shtatë demokratë dhe dy republikanë, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të cilët janë shkëputur nga bojkoti i vendosur nga udhëheqja “Trumpiane”.
1) Në çfarë pike janë hetimet e gjyqësorit?
Të premten, më 31 dhjetor, Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit, Matt Graves, bëri një pasqyrë të rezultateve të arritura deri më tani. Më 6 janar 2021, një turmë prej të paktën 30,000 njerëzish dëgjuan fillimisht tubimin e Donald Trump dhe më pas marshuan për në Kapitol Hill. Mund të thuhet, sipas pamjeve të publikuara ‘live’ në të gjithë botën, se mes demonstruesve kishte gjithçka: mbështetës të zemëruar “Trumpianë”, grupe të organizuara të padëmshme, por dhe shqetësuese, të pajisura me helmeta, jelek antiplumb, shkopinj, spraj.
FBI vlerësoi se rreth 2,000 militantë morën pjesë aktivisht në sulmin e Kongresit. Vëmendja u përqendrua në tre formacione: “Proud Boys”, “Oath Keepers” dhe së fundmi “1st Amendment Pretorian”. Trazirat shkaktuan vdekjen e një polici dhe katër demonstruesve.
2) A kishte ndonjë dënim?
Prokurori Graves, saktësoi se për momentin, “725 persona janë akuzuar për akuza të ndryshme”. Nga këto, 225 do të duhet të përgjigjen për “agresion apo rezistencë ndaj një zyrtari publik”; 75 kishin me vete “armë kërcënuese për jetën”. Mbi 140 oficerë u plagosën. Rreth 165 të pandehur u deklaruan fajtorë për krime të ndryshme. Për momentin, gjykatat kanë gjykuar 70 persona të dyshuar: 31 janë në burg; 18 në arrest shtëpiak; 21 në liri me kusht.
3) Cilat janë bashkëpunimet politike?
Ministri i Drejtësisë, Merrick Garland do të shpjegojë publikisht se si do të vazhdojë hetimi penal. Me shumë mundësi, ai do të përsërisë se gjyqtarët “do të shkojnë deri në fund”.
Me fjalë të tjera: ata do të verifikojnë se cilat kanë qenë përgjegjësitë e Trump, ministrave dhe këshilltarëve të tij. Paralelisht po lëviz Dhoma e Hetimit, e cila tashmë ka mbledhur versionin e 300 dëshmitarëve dhe ka shqyrtuar 35 mijë dokumente, pavarësisht padive të ngritura nga avokatët “Trumpianë” dhe refuzimit për të bashkëpunuar nga personazhe si, “strategu” Steve Bannon dhe ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës.
Komisioni ka mobilizuar 40 specialistë, të cilët po eksplorojnë tre rrugë: lidhjet e mundshme mes skajeve më të dhunshme dhe organizatorëve të mitingjeve; lidhja mes këtyre organizatorëve në terren dhe këshilltarëve të ish-presidentit, përfshirë edhe parlamentarët; roli i Shtëpisë së Bardhë, pra i Trump dhe familjes së tij.
4) Cili ishte roli i Trump?
Dhe këtu jemi në pikën vendimtare. I gjithë aktiviteti hetimor në një moment mund të trokasë në dyert e Mar-a-Lagos, rezidencën e ish-presidentit.
Trump i shpëtoi fajësimit falë votës së republikanëve në Senat më 13 shkurt 2021. Por rindërtimi i fakteve, lë pak dyshime: ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë ka inkurajuar sulmin. Komisioni parlamentar shpërndau “email-et”, mesazhet e dërguara nga këshilltarët tek presidenti, përfshirë ato të djalit të tij, Donald Jr. Të gjithë, përfshirë Ivanka Trump, i kërkuan atij të ndalonte trazirat me një apel publik.
Trump e bëri këtë shumë vonë, kur Kapitoli ishte në mëshirën e militantëve të vërtetë dhe pranive të tjera groteske. Ka shumë aspekte për t’u sqaruar. Trump, për shembull, e injoroi kërkesën, e cila në një moment u bë thirrje te autoritetet policore të Kongresit për përforcime për orë të tëra.
Komisioni do të paraqesë një raport përfundimtar në muajt në vijim. Ka shumë të ngjarë që ai të rekomandojë që Departamenti i Drejtësisë të ndjekë penalisht ish-presidentin për shpërfilljen e detyrës së tij numër një: garantimin e sigurisë së institucioneve kombëtare. Aq më tepër, që pas 6 janarit ai vazhdoi të kritikonte zyrtarët e shtetit për të përmbysur rezultatin elektoral.. SI
Grusht shteti qe nuk kishte asnje te armatosur????Cfare do na degjojne veshet akoma nga te majtet.
Americans will not allow this illegitimate regime that stole the elections to stay in power. Americans will take the country back starting November 2022. Don’t have illusions that failed media and their supporters will stop the deplorables. We are not slaves. This time the elections will be monitored and the current regime has no chance. Even liberal polls show Biden disproval at its highest
Po, ishte grusht shteti kunder president Trump i pergatitur nga FBI, Nancy Pelosi dhe policia e Kapitolit per te nxjerre Trump dhe mbeshtetesit e tij si njerez te dhumnshem. Ishin gati 1 milion protestues, vetem nje pjese e vogel tejkaloi masen dhe kjo per arsye sepse u qelluan nga policia si edhe kishte te inflitruar nga FBI, nga Black Lives Matter dhe Antifa qe inicuan dhe shtyne disa nga njerzit ne rrradhet e para per te bere gjullurdi. Demokratet ne Amerike jane me keq se Demokratet ne Shqiperi kur vjen tek keto manipulimet dhe ndezjet e dhunes. Ne 2020 u ndez gjithe Amerika dhe Washington DC, madje vajten deri afer Shtepise se Bardhe te merrnin peng edhe Trump dhe iu desh Gurdes ta conte Familjen e Pare ne bunker qe eshte perdorur vetem ne luften e 2 boterore. Trump ka bere qindra tubime qekur filloi karrieren e tij politike, qe asnje politkan nuk vazhdon ta kete entuziazmin e tij ne popull dhe kurre nuk kishte pasur incidente. Mund te mos pelqeje politkat e Trump, por Demokratet e Amerikes e kane tejkaluar cdo cak dhe jane teper dikatotorial.