Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik së bashku me kolegë e miqtë të tij të partisë ka “festuar” sanksionet e reja të vendosura mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tij.
Partia e Dodikut e publikoi një video në Twitter, ku lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa feston me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e sanksionoi.
Në festë morën pjesë edhe presidentja e Republika Srpskas, Zheljka Cvijanoviq, këshilltari i Dodikut, Radovan Kovaçeviq, etj. Aty ishte edhe ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija, i cili po ashtu u sanksionua dje nga SHBA-ja, e cila e futi atë në listën e zezë, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Amerikë.
Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij kënduan këngën “Amerika, Amerika” të këngëtarit serb, Mirosllav Iliq. Në këtë këngë të publikuar në vitin 1993, autori këndon se si nuk do ta ndërronte “një metër të fshatit” me “Amerikën e madhe”, shkruan Express.
?? Али метар НАШЕГ села, Америка цела❗@KovacevicRaso @BursacNovakovic @DenisSulic pic.twitter.com/TjJnH0bwJz
— СНСД (@SNSDDodik) January 5, 2022
Gjoja nuk pyesin per Ameriken. Amerika eshte shteti me i fuqishem, me demokratik dhe me i lire per qytetaret e saj. Kendojne nga halli se nuk qajne dot. Per te padeshirueshmit, per njerezit qe duan te minojne demokracine dhe te korruptuarit ka vetem nje qendrim dhe nje shprese, Amerika
Plehra, kriminele shoket e Miloshevicit.
Sa e paska mërzitur Mero amerikanin – te pushuar me ceremoni nga zëri I Amerikës, kjo kënga. I doli bosh editoriali. Saliu ska kenduar asnje kenge si Tadik ?! Si tja bejme qe ta veme te kendoje ?? Thir Erion Isufin. Duhen shume euro per kete pune, studio records, tekst melody, Saliu I droguar, Rama esëll, Gastor Bardhi në fyell, Luli m’tajare, …duhen sume euro punë e madhe. Po rri larg edhe Kimetja keto kohe.