Belind Këlliçi: Lulzim Basha është çmendur, ndaj nesër do ta nxjerrim jashtë

7 Janar 2022, 21:10Politika TEMA

Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, deklaroi se “zoti Basha duhet të kuptojë që protesta e nesërme nuk ka të bëjë aspak me Sali Berishën, por me demokracinë e brendshme në PD”.

“Ka një muaj që zyra e kreut të PD-së është e uzurpuar nga një deputet, që nuk është më kryetar i partisë, në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor dhe të referendumit. Protesta e nesërme ka të bëjë me vullnetin e demokratëve për të çuar deri në fund vendimin e anëtarësisë së PD-së dhe delegatëve”, deklaroi Këlliçi.

“Kur një lider çmendet politikisht, i mbetet partisë dhe bazës që të bëjë rolin e përmbaruesit”, shtoi Këlliçi.

Ai shtoi se “protesta do të jetë masive” dhe se “anëtarësia do të zbatojë vullnetin e shumicës”, por nënvizoi se “nuk do të ketë episode dhune”.

4 komente në “Belind Këlliçi: Lulzim Basha është çmendur, ndaj nesër do ta nxjerrim jashtë”

  1. leko says:

    E mor Blendi KRRICI….

  2. asd says:

    Ketij nuk i vjen turp fare sa servil ishte vetem para disa javesh. Letyre lepiresi. Me keta njerez PD do te shkonte nga katastrofa ne katastrofe. Me mire qe u be nje shplarje.

  3. cris says:

    Kelliqi apo kerrici, ky eshte intelektuali i PD cfare fatkeqesie i fryhet injorances se ka mbaruar ne USA. Je i deshtuar polikisht, ktheju ndonje profesion se nuk ke kapacitet per te qene politikan.

  4. Pak says:

    Keta duken qe jane fytyra kriminele te lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje