Nga Frrok Çupi
Plot zëra janë dëgjuar në Tiranë para se mbi presidentin e ‘Republika Srpska’, Milorad Dodik, të aplikoheshin sanksione nga Shtetet e Bashkuara. Madje kishin bërë edhe krahasimin me Berishën. Krahasimi ishte ky: ‘Dodik është akoma president edhe pse Amerika nuk e do’, thanë simpatizantët.
Prapë po lëshohen paralele: “E ç’e pastaj pse Amerika nuk do të njohë kurrë një parti me Berishën!?”
Në datë 8 janar, Berisha merr zyrat e PD dhe hedh në Lanë Bashën’.
Pastaj erdhën lajmet më të fundit:
Zëvendës-ambasadori Smith vizitoi selinë e PD dhe foli me Bashën kokë më kokë, duke i dhënë mbështetjen e shtetit amerikan.
Pas këtij, lajmi tjetër:
-Komanda operacionale e forcave speciale amerikane ngre shtabin e saj pararojë në Shqipëri.
Thuajse në të njëjtën kohë me lajmin e fundit, Departamenti i Shtetit bllokon një televizion në shërbim të Dodik në Bosnjë dhe formulon akuzën për Dodik; Është e njëjta akuzë si për Berishën: “Minimi i demokracisë, korrupsion, kërcënime ndaj stabilitetit”.
Ka edhe një ngjashmëri tjetër: Si Dodik, edhe Berisha deklarojnë se do të jenë në luftë dhëmbë për dhëmbë me Amerikën.
Lajmin mbi Dodik-un e Bosnjë – Hercegovinës e shpërndau, e para, Ambasada amerikanë në Tiranë, jo e Sarajevë s. Edhe mbështetjen e parë diplomatike e dha Ministria e Jashtme në Tiranë(!)
Përafrime gati biblike.
… E shikoni si endet rrjeta e pëlhurtë në për gërxhet ballkanike ku ende ka gjurmë krimi dhe korrupsioni? Po ndodh ajo që pritej prej dekadash, qëkurse presidenti i Serbisë, Sllobo Millosheviç, u arrestua në Beograd dhe u transferua në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Prapë po ata zëra që thanë ‘pse Dodik e jo Berisha?’, tani mund të pyesin përsëri: ‘Pse Shqipëria reagon e para për ndëshkimin e atij në Bosnjë- Hercegovinë?’
E gjitha është një skenë unike: Këtu në Ballkan u kryen krime kundër njerëzimit, kundër individit, kundër pronës dhe sigurisë …, por po këtu po vazhdojnë të lahen. Para ujërave që lajnë krimet, nuk ka peshë koha kur kryhet procesi.
Radovan Karaxhiç, paraardhës në presidencë i Dodik, i kreu krimet kundër popullsisë myslimane në vitet 1994- 95; por drejtësia e shpalli fajtor pas 21 vjet, në vitin 2016. Edhe gjenerali Ratko Mlladiç, po ashtu, nga 1995, u dënua nga drejtësia në vitin 2017.
Secili prej secilit, plus bashkëpunëtorë që vijnë pas tyre, i bëjnë ‘nder’ Sllobodan Milloshevicit: Këta janë pjesë e ciklit të tij në Ballkan. Kjo që po ndodh shënon pikërisht mbylljen e ‘ciklit’.
Në atë kohë udhëheqësi i Shqipërisë bashkëpunonte me Slloboin me trafik armësh e nafte. Edhe Dodik bashkëpunon me idenë e Sllobos për të trazuar Ballkanin përmes nacionalizmave serbe.
Koha është në mes, vetëm koha.
Vetë Sllobo ishte në krye të shtetit kur i kreu krimet, por u arrestua dy vjet pasi la pushtetin. Ishte fundi i marsit 2001 kur ‘ish-presidenti jugosllav, Millosheviq, u arrestua’, njoftoi media botërore. Radio B92 e Beogradit raportoi e para arrestimin.
‘Qindra qytetarë të Beogradit besnikë ndaj presidentit të rrëzuar Slobodan Millosheviq nxituan në një përpjekje për ta mbrojtur atë’ njoftoi B92.
‘Duke brohoritur “Sllobo, Sllobo”, deri në 300 njerëz u mblodhën rreth kompleksit të rrethuar me mure që strehon rezidencën e Millosheviçit’.
Arrestimi nuk ishte i thjeshtë:
“Tensioni u rrit pasi pesë xhipa pa shenja që mbanin burra të veshur me xhaketa ulliri dhe kapele të zeza skish, u panë të premten vonë jashtë vilës së ish-presidentit…’ thotë kronika e asaj dite.
“Gjashtë automjete me polici speciale dhe një ambulancë janë përballë rrugës Uzicka me qëllim të arrestimit të Sllobodan Millosheviçit,” tha Ivkoviç që ka vendin e një deputeti të vdekur për liderin…
Më 27 maj 1999, prokurorja Louise Arbor njoftoi se urdhrat e arrestit
“ICTY nuk ka një forcë të armatosur që të kryejë një urdhër arresti. Me Millosheviçin që kontrollon levat e pushtetit, kush do të ishte në gjendje të ekzekutonte urdhër-arrestet dhe të transferonte të akuzuarit në Hagë?”.
Edhe Sllobo u arrestua dy vjet pasi ishte larguar nga Presidenca e shtetit. Të gjitha linjat dhe paralelet na çojnë rreth të njëjtës ‘unazë’ të dhunuesve në Ballkan.
Nesër do të mbahet në Tiranë një ‘protestë’ që në fakt është një sulm i ushtrisë së Berishës për të kërcënuar stabilitetin dhe drejtësinë në vend. Edhe në Tiranë, nesër do të ketë 200 a 300 njerëz duke thërritur ‘Sali, Sali!’.
Mirëpo ka një zhvillim krahasuar me vitin 2001:
Komanda operacionale e forcave speciale amerikane ngre shtabin e saj pararojë në Shqipëri. Në Beograd atëherë kur morën Sllobon, nuk kishte të tillë, Sllobo kontrollonte levat e shtetit.
Tymose nje “llulle” o Frrok.
MIRE MORE zoti CUPI SE SHBA PO I MERE TE GJITHA MASAT ,SEPSE E KA KUPTUAR QE KA TE BEJE ME NJE SLLABODANE TE RI ,PO SHTETI SHQIPTARE KU E DREJTONE QEVERINE EDI RAMA PERSE NUKE MERE NDONJE MASE ????? .APO PO E NGUSHELLOJNE SLLOBODANIN SE E KE KRUJTE ME SHTETIN E GABUAR ,SE PO TE ISHTE ME KETA TE EUROPES , JA RREGULLONIM NE QEJFIN .NJERI I FUSTE MIKE TURQINE ,DHE TJETERI RUSINE DHE KESHTU SHPETONTE SLLOBODANI I SHQIPERISE . PRA KRYEMINISTRI THERRISTE ERDOGANIN ,DHE ILIRI PUTININ ,DHE U MBARUA KJO PUNE .SIGURISHTE DUKE PAGUAR NJE SHUME TE MAJME AQE SA KUSHTONE NJE AVION MIG.
Krahasime interesante. Eshte koha qe ballkani te pastrohet nga horrat. Te mbyllet ky cikel bastardesh.
Të gjithë gjykohen p€r veprimet jo p€r fjalët. Ky ka dëgju Berishën që ka bërtit dhe, akoma nuk e ka marrë veten, që nga 91. Çfarë ka bërë? Asgjë! Tani del me sfomdin e Nostradamusit, a thua se po shpjegon apo parashikon me qindra vjet histori. Bullshit!
Ky eshte bere per psiqiatri.
Neser çdo thote ky karabush pas protestes me “200- 300” vete? ??
B&H eshte ne prag te nje lufte civile nga politikat qe po ndjek presidenti serb i Bosnjes Dodik.
Pra eshte ne pushtet dhe gjithashtu i akuzuar per korrupsion dhe minim te demokracise ne ballkan.
Doktor Berisha ka 9 vjet qe nuk ka asnje pushtet dhe deri më sot asnje akuzë zyrtare dhe asnje fakt per korrupsion.
Propaganda juaj e felliqur vazhdon