Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga selia blu se nesër do të hapen dyert e PD-së me çdo kusht dhe blindat që janë vendosur për të fortifikuar godinën do të ngarkohen në një kamion dhe do të dërgohej në shtëpinë e Lulzim Bashës.
“Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do u rikthehet demokratëve. Nuk ka blind, apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë. Ata do i ngarkojmë në një kamion dhe do ja dërgojë pranë shtëpisë” tha ai.
Berisha kishte një thirrje edhe për personat, “killerat” që i quajti ai që janë brenda selisë së PD-së. “Kemi informacione të regjistruara. I ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia, të shkojnë në shtëpitë e tyre, të mos bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja shumë të rënda.
Kemi pa diskutim emra. I kemi të identifikuar, por këtu përgjegjës numër një është Lulzim Basha, Lulzim Brava, që nxjerr zëdhënësit e tij dhe mashtron” tha ai.
Neser krimineli NON GRATA do ti hapi varrin vetes, vendin e ka ne burg…..
Po Or Koqe Kanari ! Po i pergatit vedit nje Prangosje Shembullore