Bardhyl Reso, një nga ndër 13 anëtarët e parë të Komisioni Nismëtar të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit të parë Demokratik pluralist postkomunist në një intervistë për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, ka rrëfyer se si ishte situata politike-ekonomike në vendin tonë pas ardhjes së pluralizmit politik në ’91 dhe si vazhdoi kjo situatë deri në vitin në ’97.
Reso shprehet se epoka komunizmit ishte epoka e krimit por sipas tij periudha nga ’91 deri në vitin në ’97 ishte epoka e shkatërrimit të Shqipërisë. Reso shprehet se shkatërruesi i Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ishte Sali Berisha.
“Për të gjithë veprimtarinë politike dhe ekonomike të PD-së nga periudha që erdhi në fuqi në ‘92 deri në vitin ‘97 them që është një periudhë shumë e vështirë për t’u shpjeguar nga ana ekonomike dhe politike. Unë mendoj që gabimet që kemi bërë ne në këtë drejtim janë të pafalshme dhe të pariparueshme.
Nëse regjimit komunist unë do t’i bëj një përmbledhje me dy fjalë si epoka e krimit, periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1997 unë dua ta quaj epoka e shkatërrimit të Shqipërisë. Janë shumë të këqijat që ka pasur populli shqiptar nga regjimi totalitar, në shkatërrimin e njeriut, atdhedashurisë, nacionalizmit shqiptar, në të gjitha themelet, jo vetëm në Shqipëri sepse Shqipëria kontrollonte edhe nacionalizimin edhe në Kosovë, Mal të Zi, Çamëri, nacionalizmin edhe në diasporë. Periudha nga viti 1991 deri në vitin 1997 ishte epoka e shkatërrimit të Shqipërisë.
Kush është fajtori? Nuk më pëlqen fraza që përdorte Berisha, bashkëfajtorë. Kur njeriu merr përsipër të kryejë diçka, të drejtojë shtetin, përgjegjësitë janë të tij, sigurisht edhe të bashkëpunëtorëve të tij. Një parti e cila nuk pati asnjëherë asnjë vizion ekonomik, një vizion të qartë të zhvillimit të Shqipërisë, që përkundrazi e shkatërroi vendin në çdo aspekt. Mendo sa kemi pasur ne në Shqipëri vetëm armatime.
Ku shkoi ai armatim, ku përfundoi? Asnjeri nuk e di dhe nuk jep përgjigje. Ku shkuan të gjitha ata uzina mekanike që u shkatërruan. Asnjeri nuk jep përgjigje. Prandaj po t’i hysh thellë zhvillimeve të asaj kohe del qartë se kush është shkatërruesi i Shqipërisë.”, u shpreh Bardhyl Reso.
Ai foli edhe për krijimin e partive politike në vendin tonë. Sipas tij, ato janë krijuar nga Ramiz Alia.
“Partitë politike në Shqipëri janë krijuar nga bisedimi ndërmjet njerëzve me mendime përparimtare, por të dirigjuar në mënyrë të sigurt nga Ramiz Alia”, tha Reso.
-Vetëm partitë e tjera, apo edhe PD-ja?
Sali Berisha ka ardhur pasi është takuar me Ramiz Alinë, kam dyshime se dhe ajo. Ka dhe aty njëfarë dirigjimi.
Në krijimin e Partisë Republikane, dikush tjetër ishte emëruar në drejtim të partisë. U miratua dhe në drejtim e mori Sabri Godo që nuk kishte bërë kërkesë. Kush e solli Sabri Godon? Atë e solli Ramiz Alia. Kërkesën për krijimin e partisë e kishte bërë një inxhinier nga Ministria e Ndërtimit. Pasi iu aprovua kërkesa atij, kryetar u bë Sabri Godo. Kryetar i Partisë Republikane, parti opozitare, bënte thirrje që të votonin Ramiz Alinë.
Është për t’u theksuar se kur janë zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, në natën e fundit që morën fjalën kryetarët e partive, Sabri Godo bëri thirrje “Votoni për Ramiz Alinë, për babain e pluralizmit politik në Shqipëri.
U krijua dhe Partia Ekologjike, në krye të saj vunë një bufon, Namik Hotin, Ishte bufon por ai ka thënë një gjë shumë me vlerë “Maloku kur i hyp kalit, nuk di t’i zbresë më”.
Bardhyli, i vetmi njeri i ditur dhe me eksperience qe kishte ndertuar e drejtuar ne ekonomi., prandaj e spostuan sepse nuk ishte ekstremist sic i duhej udba-s serbe. Saliu erdhi si barbar dhe shkaterroi gjithcka. Mali
Te pakten ka disa njerez qe jane te drejte ne gjykim. Un i kam bere pyetje vetes, dhe jam informuar dhe ballafaquar me historin e te gjitha kombeve. qysh nga koha e romakeve e deri ne vitin 1992 . dhe rezulton qe Sali Berisha eshte i vetmi qe ka ndryshuar 100% te administrates . Resulton se Sali Berisha eshte i vetmi qe shduku nga faqia e dheut dhe nga themelet cdo fabrik qe egzistonte ne Shqiperi , ne krahasim me te gjitha vendjet e lindjes qe rrezuan sistemin komunist. Ka dhe njetjeter miresi qe u tjetersoje pronat pronareve legjitim. Keto jan shume te rendesisheme per zhvillimin ekonomik dhe te shoqeris . A doni mo per belulin ka plot polt .
Çdo Shqiptar normal e din kete.
sakte.
Berishen e kam degjuar nga im ate, i cili ka qene njeri prej kirurgeve me te mire te vendit dhe qe kur pashe se ai mori kreun e grupit nismetar per krijimin e PB-se u thash njerezve perreth meje se kjo eshte loja e Sigurimit te shtetit dhe u largova. Koha vertetoi se kisha te drejte.
Gjithe shqiptaret e dine se Shqiperine e viteve 1991-1997 dhe 2005-2013 e shkaterroi agjentura serbe,
vetem SPAK-u nuk di gje…
Dardan-SPAK-u eshte krijuar ne keto vitet e fundit, ndersa prokuroret ishin ata qe u caktuan atje nga Berisha.
90% e shqiptarve e dine mire kush eshte felliqsira Salih Ram Berisha Eshte vetem nje grup i vogel ish sigurimsash,komunistesh,drogaxhinjsh,kriminelesh dhe hajdutesh qe i shkon mbrapa Salih Plehut
T!heniet lapidare te PD jane CEKU I BARDHE,dhe TERAPIA SHOK, Te mendosh qe keto i proklamonte ai qe quhej DR.PH Gramoz Pashko Asnje vend i europes lindore nuk nxori xhevahire te tilla,dhe te mendosh eqe UET ka krijuar fondacionin shkencor GRAMOZ PASHKO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Maloket kurre nuk kane bere Shtet !!!
85 -91Ramiz Alia per 5 vjet e shkateroj Shqiperine,
Pastaj Sali Maloku me shqipfolesat Hajdari e Gazidede i vune zjarrin Shqiperise !!!
Kurren e kurres nuk jane bere njerez ,!!!
Mire ja u bente Enver Hoxha qe ja u zbuste kurizin
Mengjes drek e darke !
Paska qene kokebosh ky deputet i qytetit te Durresit, i caktuar castet e fundit. Sa keqardhje. Paska jetuar kot, dhe flet flet kot. Pa asnje kontribut. Nje burre kokete i shoqi i Ivoni Harizit.
Bardhyl Reso profesori im i nderur! Nje njeri realist dhe intelektual i vertete! Partia ngeli ne duart e legenave dhe maskarenjve dhe ja si perfundoi!
Me se e SAKTE!
Faktet ,per shkaterimin e ekonomise,nuk duan shume mend per te thene kush i beri.Z.Bardhyl duhet te kuptoj nje gje.Inicuesi i ketij shkaterimi eshte Ramiz Alia.Ai e beri per te perjetesuar ne kujtesen e popullit se vetem epoka e “ndritur”e diktatures mund te bente Shqiperine.E dyta eshte thenia “Pas meje qameti”Mos kerkoni te na mbushni mendjen se na e bene serbet,imperializmi apo kushdo tjeter.Ne cdo kohe bemat i bejme vete e s’na kane faj te tjeret. Ne na ka q..e ka ….ja jone.Z.Reso,skenari i Ramizit u vu ne skene nga Berisha,Nanua e te tjeret qe caktoj ai.(Ligji per token bujqesore ,7501 u be nga te gjithe llum i qe doli ne krye,i kryesuar nga Ramizi) e ligje te tjera.
Nuk besoj se R.Alia ishte aq inteligjent per ate moment qe te parashikonte qe S.Berisha te ishte lideri i opozites se 91. Dihet tashme si u perfshi ai ne PD . Berisha duke qene sekretar partie nga me fanatiket rezultoi i perzgjedhuri i Ramizit per ta perdorur mish per top kunder studenteve,kryesori i te cilit doli te ishte A.Hajdari. Mjafton kjo perfshirje e tij, qe i tezultoi me fat per te por jo per popullin, me pas me pabesi e djallezi qe ai te merrte rolin e liderit opozitar, qe populli ne ate kohe sja kishte idene kush ish Berisha, mjaftonte te rrezohej sistemi. Keshtu e me marifet ai arriti te merrte rolin e antikomunistit me te flakte,nderkohe qe ne xhep vazhdonte te kishte nje teser PPSH- je te marre qe ne vitin 69. Sa per shtet, ne shqiperi dihet tashme se nuk ka ekzistuar kurre shtet demokratik dhe shtet i se drejtes,me me drejtues autokratik dhe fanatike . Eshte kuriozitet se po te degjosh ne veri flasin se e.hoxha gjate sundimit te tij zhvilloi jugun, por realiteti eshte se enver hoxha nga ana ekonomike i trajtoi njelloj si jugun ashtu edhe veriun, e gjithe shqiperine, i la ne skamje te tmerrshme. Ai nuk kishte te preferuar veç veten e tij. Fillimisht te preferuarit/ te besuarit e tij ishin labe, nga vlora,tepelena,fieri e mallakastra,me te cilet mbajti pushtetin perreth 40 vjet. Ne fund te jetes se tij si manjak per privilegjet ju ju kishte dhene, por edhe per krimet qe ato kishin bere dhe qe enveri jua dinte sh.mire, arriti dhe i eleminoi pa meshire. Me kete kishte te drejte pasi ato me ç’zemer kishin, po te kishin mundesi edhe enverin nuk e kursenin. Fatkeqesish edhe Berisha e nisi ashtu siç ishte ne te vertete nje komunist i regjur, me eleminime e perndjekje te kujdo qe nuk mendonde si ai. Vulen ketij vendi per keq ja vuri 1997-1998 pasojat e te cilit i vuajme edhe sot e nuk dihet derisa do zgjasin