Mero Baze, ironi me foton e “njerëzve me maska të Bashës”: Mos i dëshpëroni “ushtarët”, se boll i dëshpëruar dukej udhëheqësi i revolucionit

6 Janar 2022, 19:14Politika TEMA

Gazetari Mero Baze ka komentuar një foto të publikuar nga grupi i Sali Berishës, e cila, sipas tyre, tregon se Lulzim Basha ka futur në selinë e PD njerëz të armatosur dhe të maskuar, për ta mbrojtur nga Berisha.

“Kjo foto është bërë dy vite më parë gjatë kohës së protestave kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Shumë nga gratë budallaqe të PD që janë entuziasmuar nga kjo foto, nuk i njohin, se nuk kanë qenë në PD.

Por këta të Berishës duhet t’i njohin.

Nuk jam i qartë si është ndarë ky grupi tani, sa janë me Berishën dhe sa janë me Bashën, por atëhere ishin të gjithë të bashkuar.

Tani mos i dëshpëroni “ushtarët” se dhe kështu boll i dëshpëruar dukej udhëheqësi i revolucionit sot dy ditë para sulmit mbi seli.

Nuk e ka vetem nga Covidi”, shkruan me ironi Baze.

1 komente në “Mero Baze, ironi me foton e “njerëzve me maska të Bashës”: Mos i dëshpëroni “ushtarët”, se boll i dëshpëruar dukej udhëheqësi i revolucionit”

  1. Ymer cobani says:

    Ymer cobani hazer xhevap.
    Nuk eshte me zedhenes, letter bythe, e rames Po dhe e kunatit dhe llull llozit.
    Idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje