Sekretari i partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një komunikim për mediat deklaroi se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 8 janar është një thirrje absurde.
Bardhi shton se kjo protestë ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij.
“Vullnetit të shumicës dërrmuese të demokratëve, të të gjithë institucioneve të partisë, Berisha po përpiqet që t’i mbivendoset me retorikë përçarëse, ushqimi i përditshëm që Berisha i ofron demokratëve janë skena teatrale që synojnë të dëmtojnë PD, mashtrime që sa më shumë kalon koha aq më të pabesueshme bëhen.
Thirrja për protestën e PD, për shkak se po lyhen muret e godinës, është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një demokrati, ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij. Nga 9 shtatori nga goja e tij keni dëgjuar akuza me qëllimin që ta shndërrojë PD në mburojë dhe në shërbim të hallit të tij personal”, tha Bardhi.
Te lumt bitha Gaz Bardhi,ti dole burr,e nxore prej bithe jasht kulle kriminelin Sali Berisha!