Zv/ambasadori amerikan Demian Smith do të vizitojë sot selinë blu ku pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi pritet të zhvillohet në orët e mesditës.
Vizita vjen pas zhvillimeve të fundit në selinë e Partisë Demokratike, ku dy grupe mbështetësish të Sali Berishës janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në seli, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha,.