Të rinjtë e Berishës tentojnë të hyjnë në selinë blu:Turp që dyert janë mbyllur! PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë

6 Janar 2022, 12:26Politika TEMA

Pas Komisionit për Rithemelimin e PD në selinë blu ka shkuar edhe një grup të rinjsh të FRPD-së, por dyer sërish kanë qenë të mbyllura.

Në një deklaratë për mediat ata thanë se do të zhvillonin mbledhjen në lidhje me protestën e 8 janarit. Sipas tyre kjo është një situatë e turpshme, pasi PD nuk është pronë e askujt.

“Ne jemi një grup të rinjsh të FRPD që jemi thirrur sot për një mbledhje, për protestën dhe jemi përballur me mbylljen e të gjitha dyerve. Kjo është situatë e turpshme. Kjo seli nuk është pronë e askujt, është pronë e demokratëve, është pronë e të rinjve. Nuk është e nevojshme të njoftohet administrata. Është një mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe, për çdo mendim kundër. FRPD do jetë pjesë e protestës”, tha njëra prej anëtareve të FRPD.

Një prej anëtareve të Forumit Rinor pretendoi se është hequr sigla e FRPD-së nga vendi ku zhvilloheshin mbledhjet. Po ashtu ajo u shpreh për mediat se 8 janari do të jetë dita kur demokratët do të marrin atë që i takon.

“Turpi ka vazhduar dhe në orët e vona ku është hequr sigla e Forumit Rinor, nga dera ku ne futeshim gjithmonë dhe bënim mbledhjet tona këto 8 vite. Unë gjithmonë kam falenderuar Zotin që nuk e kam jetuar kohën e regjimit komunist, por një pjesë të sajën të shëmtuar po e përjetoj sot në partinë time. Forumi rinor nuk është fiktiv, i bëjmë thirrje të gjithëve të na bashkohen në 8 janar që të marrim atë që na takon”, tha një tjetër.

Anëtarët e FRPD ngjitën disa pankarta në godinën e selisë blu me mbishkrimin: “Jashtë pengu i qeverisë nga shtëpia e lirisë”.

1 komente në “Të rinjtë e Berishës tentojnë të hyjnë në selinë blu:Turp që dyert janë mbyllur! PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”

  1. Skypion says:

    Deri n’dek, besnik ku s’thuhet
    Ish ken n’Tropoj i padishah
    Diq komunizmi mas do kohet
    E Partine shej i la

    Sa at parti gja nuk dote
    E perhere me tene priu
    Por ka i lot per faqe i shkote
    Sa here s’derthte gjak njeriu

    Kur ndjeu vedin tuj marue
    Njeh qyete e gjthshka
    Trashgimterit ja la shkrue
    Po partine nuk ja la

    N’deje te parve, n’Gji t’Lalsit
    Thret ne goste gjinine e vet
    Ulet nkrye e ka rreth vedit
    Mbledhu bashke malokt e vet
    Keto jane vargje te te madhit Dom Ndre Mjeda, qe ka perkthyer poezine “Mbreti i Tules” shkruar nga nje tjeter i madh, Getja.
    Dhe ky karikature “padishahu” eshte kolera Sali Ram Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje