Komentuesi e shan me “libër shtëpie”, Rama: Kujdes bravat, pa këto janë sa për të prishur syrin e keq

5 Janar 2022, 18:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e parë publik për këtë vit foli edhe për satelitet, për të cilët siç ka njoftuar edhe më parë do të vijnë në muajin mars.

Ai u shpreh se do të jenë gati gjatë muajve të pranverës, ku do të bëhet më pas monitorimi i territorit.

Po ashtu kreu i qeverisë, iu përgjigj me batutë një qytetari që e shau nëpërmjet hapësirës së komenteve. Rama tha se sharjet duhen për të prishur syrin e keq, ndërsa i uroi një vit të mbarë të gjithëve.

“Satelitët do të jenë në dispozicion në mars, do të bëjmë regjistrimin e tyre në Kombet e Bashkuara sipas rregullit.

Nga fillimi apo në fund do të kemi satelitin në dispozicion që do të na ndihmojë për sistemin e ri dhe të na ndihmojnë me inspektimin dhe shfaqjet bajate të inspektorëve që kthehen më shumë në problem se sa japin zgjidhje.

Ishte një sharje këtu, nuk po e them, por shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht se kritikoni, mbështesni, përshëndesni, shani, s’ka problem, shëndet t’ju bëhen të gjitha. Kujdes bravat”, u shpreh Rama.

7 komente në “Komentuesi e shan me “libër shtëpie”, Rama: Kujdes bravat, pa këto janë sa për të prishur syrin e keq”

  1. Trimat e fb says:

    Te ofendoshe tjetrin ne rrjete sociale eshte vesi me i keq dhe kete e bejne lepurushat frikacaket shkurte legenat nese nuk te pelqen Rama mos e degjo mos e shiko po ta ofendoshe i fshehur mbas fb eshte te jeshe i mbaruar si njeri

    1. ? says:

      Ti qeke shume inteligjent (nuk eshte ofendim).

      1. Zefi says:

        ? Mete share ty me gjith rrop e shtepise eshte kenaqesi per ty?

      2. Duka i Gjinit says:

        Si pikpytje kenke mor ta marsha! E ke se rrin shumë n’dy gjunjt a?
        Mos mër burrë, se asht marre.
        Rama me dekë nesrit nuk i plas kujt veç familjes vet. Na kena me i shku per key shnosh, dhe hiç ma shum.
        Po ty mor njeri? Ty t’ka vdekë truni ka kohë, e ti nuk e din hala. Nuk ja vlen me ardh as per kry shnosh, se nuk asht kush te shpia.

        1. ben says:

          Edhe se e shkruar ne dialektin geg dhe per ca njerez i veshtire per tu kuptuar, komenti juaj eshte brilant.

  2. Mirel says:

    Idiot eshte e vertete dhe jo ofendim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje