Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pasi u padit në prokurori nga policia e shtetit. Murrizi është kallëzuar për pastrim parash dhe fsheje të pasurisë, ndërsa Prokuroria e Tiranës tashmë ka nisur hetimet.
Akuzat ndaj tij, Murrizi i ka cilësuar llumnajë të bërë nga njerëz të ish-sigurimit të shtetit.
Në një prononcim për “abcnews.al” Murrizi tha se nuk ka tagër Krimi Ekonomik ta hetojë, por vetëm SPAK, pasi bëhet fjalë për periudhën kur ai ishte deputet.
Gjithashtu ish-deputeti mohon të jetë dënuar, teksa thotë se ka marrë pafajësinë në Gjykatën e Lartë.
“Unë tani e kam marrë vesh nga mediat. Nuk ka njeri që të më më imepresinon mua. I vetmi që duhet të hetojë është SPAK, nuk ka tagër krimi ekonomik. Me pasurinë time merret ILDKPI, aty ku e kam deklaruar. Këto janë llumnaja që i bëjnë njerëz të ish-sigurimit të shtetit. Nëse do të ishte kështu që unë e kam fshehur pasurinë atëherë do të kisha humbur mandatin.
Flasin edhe për një vendim, gazetarët e kanë shumë të thjeshtë ta gjejnë në faqen e Gjykatës së Lartë, është vendimi nr. 423. Aty është e qartë që unë kam marrë pafajësinë. Pra ka një vendim pafajësie. Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që janë në Policinë e Shtetit.
Unë që nga viti 1990 deklaroj pasurinë time, nuk kam fshehur asnjë qindarkë. Paratë e kujt pastroj unë? Të ministrave të Ramës, të kunatit…”, deklaroi Murrizi.
Iku dhe nje “trim”.
Eshte hakmarrja e atyre qe denoncoi para 3-4 muajsh ne tenderin e policise.
Do kete gallate kete vit.
shkoi dhe nje tjeter per lesh Bravo Edi Rama
Po po… presion. Tenxherja jote eshte mbushur me misra per tu zjere dhe valvula e presionit po cfryn tani…. plere!!!
30 vjet nje hisfori ti i ke sherbyere krye komunistit Berrisha
Nese je i paster as kush nuk ka interes te denoje nese ke fshehur shko beje burgun
PASTRONE PARATE E GRAVE TE MINISTRAVE ,KRYEMINISTRAVE ,DHE DEPUTETEVE .JE BERE LAVATRICJA E QEVERISE SE MAJTE. PAVARSISHTE SE THUA QE JAME I DJATHE.EDHE KACE ISLAMI ISHTE I MAJTE ,PORE IKU DJATHTAS ME MIKUN E TIJE ILIRIN DHE BIRISHEN