“Çfarë do të ndodhë nëse Basha nuk largohet nga selia e PD?” Ja si përgjigjet Luan Baçi

5 Janar 2022, 13:30Politika TEMA

Deputeti Luan Baçi bashkë me mbështetësit e tjerë të ish-kryeminstrit Sali Berisha shkuan sot në ambientet e PD për të zhvilluar një takim, por gjetën dyert të mbyllura.

Në një prononcim për ABC, Baçi tha se dyert e selisë ishin të mbyllura jo se po kryheshin punime, por sipas tij për të krijuar idenë se po krijohet dhunë në PD.

“S’duhet të merremi me këto afatet e ultimatumet. Sot erdhëm për të bërë një takim lart te PD. I gjetëm zyrat mbyllur, megjithëse kishim një informacion sepse edhe tabaku i kishte gjetur mbyllur. Se po lyhet e riparohet këto janë justifikime për të krijuar idenë se po përdoret dhunë te PD. S’po përdoret dhunë te PD jemi anëtarë të një subjekti parlamentar”.

I pyetur lidhur me ultimatumin e Berishës ndaj Bashës për largimin e tij nga selia, Baçi tha se nuk do të ketë dhunë nëse kryedemokrati nuk largohet.

“S’ka nevojë ti bindet Basha s’ka nevojë, selia është këtu demokratët kët, Basha të bashkohet me demokratët, është shumica, s’ka përplasje, s’ka dy grupime sepse Basha s’ka mbështetës”.

 

5 komente në ““Çfarë do të ndodhë nëse Basha nuk largohet nga selia e PD?” Ja si përgjigjet Luan Baçi”

  1. 1 says:

    Cne dhune PD.Ajo eshte parti e miresjelljes,e dialogut dhe e qetesise.Saliu eshte njeri paqesor.

  2. Grand says:

    Baqi!
    Berisha i pari! META & CO I dyti! Basha i treti! Analiste Bushati, Lubonja, Bejtja sfungjeri, Shkullaku i kartit!, Rama i pesti ne funksion te kohes por jo me shume se 3 vjet duhet te largohen . Nese don qe edhe ti dhee familja jote te ndiheni normal dhe te funksionone cdo dite! Permbahu! Mos u grupi tek Non-grata! Prit! 140 afganas qe I sherbyen Amerikes, Amerika i mbrojti, 2 jave mbas vendosjes se regjimit taleban.
    LION kij parasysh se nje structure nderkombetare Nongata nuk ofron ne cdo rast demokraci dhe Liri.

  3. Delvina says:

    Luan komunisti kur te tjeret po dorzonin teserat tishkove ne shkollen epartise.

    1. Ari says:

      Aha, ky qenka Shoku Luan??!!! Une mendoja se “cne ky Fierak…kaq trim..??!!:)
      Po, ne fakt, ai eshte ne grupin e vet, si ish-komunista te gjithe: Shoku Sali, shoku Dritan, Shoku leshi e presh dhe,..Shoku Luan Buca

  4. Lefteri says:

    Ky lloj pinjolli të ha munë. Ky është nga ata që sekretarët e partisë i quanin i devotshëm, ku të hanin munë se punë nuk bënin. Baç e Maliq, çoji në arë të mbledhin fiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje