Kësaj here do të vdesim vërtet

5 Janar 2022, 14:10Politika TEMA
Kësaj here do të vdesim vërtet

Kjo është hera e fundit që e presim vdekjen më këmbë. Sot ka mbaruar ultimatumi që ka dhënë Sali Berisha, i cili për hir të së vërtetës nuk doli si ‘katallani’ nga ujërat e detit të Mesdheut në Spanjë, por erdhi nga malet. Tani nuk ka më, ditët e jetës na i ka caktuar Berisha deri më sot, 5 janar 2022, sa të mbarojë Ultimatumi.

Ultimatumi është lëshuar kundër PD, por pas tij fsheh revolucionin për të sulmuar gjithë popullin.

Edhe kësaj here ndodhi që historia jonë e vdekjes të na lidhë me Spanjën. Një ditë para se të skadojë ultimatumi që ka dhënë Berisha, një lajm i njësojtë me vdekjen tonë erdhi nga brigjet e Spanjës: Gjatë vitit që lamë pas në ato brigje janë mbytur dhe kanë gjetur vdekjen 4400 emigrantë që tentonin kontinentin, njofton Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM). (Mizorisht shifra koincidon me 44 000 militantë demokratë që ka Berisha dhe që do t’i vërsule kundër gjithë popullit tjetër). Po ndërsa atje mbyten 4400, këtu ngrihen 44000…, mirëpo vdesin nja tre a katër milionë.

Kaq ishte. Sapo të kryhet edhe kjo punë, Berisha do të udhëtojë përmes Spanjës, drejt Paqësorit e në OKB dhe do të japë lajmin: ‘U kry’ burra! Ata vdiqën, tani kam të paktën 5000 vetë të gjallë. Se ata 44000 kishin edhe të pabesë mes tyre…’.

Berisha, kësaj here nuk na ka asnjë borxh; disa herë na ka dëshmuar se po na shtyp e po na vret, por ne kurrë nuk e morëm si ‘herë të fundit’.

Kjo vdekje është e paralajmëruar.

Gabriel Garsia Markez na kishte paralajmëruar për vdekjen. Ai na kishte thënë se do të vijë një ditë e dashurisë së zjarrtë për lavdi; dhe se ‘në gjahun e dashurisë vritet lart!’. Lart, kësaj here do me thënë se jemi shënjuar për vdekje gati të gjithë. Gati të gjithë kemi qenë objekt i vrasjes, i dhunës dhe i korrupsionit të Sali Berishës për 30 vjet; sot e meritojmë prej vërteti. Disa herë jemi ngritur në mëngjes në emocione mortore si në këtë ditë.

Një ditë me Santiago Nasarin ose me Azem Hajdarin:

Santiago, si edhe Azemi, atë ditë u ngritën herët, në 5.30 të mëngjesit; Hajdari për në Fier, ndërsa Nasari për të pritur anijen me të cilin vinte Ipeshkvi që do të hidhte ujin e bekuar mbi arkivolin e tij.

Atë natë para vdekjes nuk kishte fjetur mirë, por nuk kishte parandjerë gjë. Kishte parë një ëndërr sikur ecte në një pyll me fiq dhe binte një shi i imët, por kur u zgjua e ndieu veten si të spërkatur me glasa zogjsh.., dhe aty e kuptoi se ishte fundi…

Ndërsa Azemi shikonte shpesh ëndërr me një aeroplan të mbështjellë me varak, që e quante një ogur të keq. Por atë mëngjes që u nis për në Fier u kujtua se kishte parë vetëm Gencin, Tritanin, Saliun të hipur mbi një pemë bananeje dhe një grua sekretare që vdiq e helmuar menjëherë pas Hajdarit. Azemi nuk kishte kohë për Ipeshkv, as për Imam; sa erdhi nga Fieri, iku në atë botë! Por në vend të Ipeshkvit, Berisha urdhëroi që të mos varrosej dy ditë, derisa të gjendej një arkivol i fortë e të qëllohej dera e selisë së kryeministrisë. Kështu u bë; më i qeti ishte Azemi. Ne të tjerë u vumë para pushkatimit. Grushti i shtetit i datës 14 shtator 1998, e dridhi tokën. Menduam se u vramë, por na fali ai.

Edhe Santiago Nasari shpëtoi nga vdekja e parë…

Vdekja tjetër më parë, e paralajmëruar:

Sapo Nasari kishte dalë nga shtëpia, kishte takuar njerëz që e mbanin mend pak si të hutuar, por çakërrqejf. U pat thënë se ‘qenka një ditë e bukur!’, por nuk e kishte fjalën për motin. Kishte veshur këmishë dhe benevrekë linoje të bardhë që nuk i jepnin ndonjë ogur të mirë, përveçse një lirësie në lëvizjen e shalëve. I dukej se po shkonte në dasmë dhe shihte bollëk në sfond…

Ashtu u ndjemë të gjithë ne nën pushtetin e Saliut, aty nga viti 1996 e 97. Skemat piramidale ku Saliu kishte larë gjithë paratë e grabitura në trafikun e naftës dhe të armëve, na kishin dhënë lumturinë si në ëndrrën e Santiagos: Njerëzit merrnin para nga Sudja, pinin birra dhe bënin pi-pi në Parkun Rinia, nga mëngjesi në mbrëmje. Saliu kënaqej me lumturinë tonë. Mirëpo kur ranë piramidat e Saliut dhe njerëzit humbën gjithçka, ai nxori armët. Fillimisht u vranë disa dëshmitarë të rëndësishëm: Aktivisti Remzi Hoxha, gazetari Ali Uka, ministri Krasniqi dhe u gjet i vdekur bankieri Ilir Hoti… Ne nuk na kishte ardhur radha akoma. Por kur erdhi radha dhe Saliu hapi depot e armëve, secili vriste secilin dhe ushtria vriste popullin me urdhër të Saliut. 3 mijë vetë u vranë. 6 mijë forca ushtarake erdhën nga gjithë bota si ‘trupa paqeruajtës’ për të ndalur dorën e shqiptarit që të vrasë shqiptarë. Lufta civile këtu, si në vitin 1936 po në Spanjë.

As atëherë nuk u vramë të gjithë. Por kësaj here nuk i shpëtojmë ultimatumit.

E treta, e vërteta.

Nasari mban pranë, pa pushim, një palë dylbi dhe një armë vetëmbushëse.

Nisi të flejë siç kishte fjetur i ati, me armën të fshehur brenda këllëfit të jastëkut. Të paktën qëkurse shpëtoi nga data ogurzezë e 21 janarit, kur rastësisht nuk u vra para zyrave të ‘mbretit’, nuk e heq më armën nga nënkoka. Edhe pse tani shikon ëndrra me zogj- që i gjykon për mirë, armën dhe dylbitë nuk i ndanë.

“I kishte mbushur të 21-tat javën e fundit të janarit dhe qe trup- mbledhur e i zbehtë…’.

Kështu e përshkruan vetë Markez personazhin e tij që priste vdekjen, Santiago Nasar. Po çfarë koincidence me shkrimtarin e madh! Edhe ai kishte parë shifrën ‘21’ dhe muajin ‘Janar’; njësoj si ne që vdekjen e fundit na e fali Berisha në 21 janar 2011. Atë ditë që Amerika caktoi ‘vdekjen politike’ të Berishës, Berisha ka vendosur vdekjen tonë. Kësaj here do të vdesim vërtet; nuk kemi më shpëtim. Ultimatumi mbaron në datë 5 janar, ora 12. 00, domethënë sot, ndërsa ne vdesim në datën 8 Janar, ora 12.00- siç e ka caktuar vetë Saliu.

Do të mbeten vetëm 5 mijë vetë, sa për farë; por jo të gjithë ata që ishin në stadium ditën e ‘Rithemelimit’. Jo; do të ketë prapë seleksionim: Aty kanë hyrë disa debila që duhen eliminuar; ka edhe disa që kanë vrarë në emër të bosit por që tani duhet të vriten; ka edhe ca çifutë… Në vend të tyre do të hyjë Ilir Meta & Co, që nuk e dimë sa janë; do të hyjnë edhe disa trafikantë droge e disa shokë të fëmijëve.

Në datë 9 janar, Berisha niset përmes Spanjës, për në Kombet e Bashkuara. Aty do të japë lajmin se ‘e hoqa titullin ‘non- grata’ sepse nuk ka më Amerikë…”. Dhe gjithashtu do të japë lajmin: “This is a miracle… U kry’, i vrava”.

-Hë, klysha k…., kaq e kishit, kjo ishte vdekja e fundit!

15 komente në “Kësaj here do të vdesim vërtet”

  1. Besnik says:

    E perkryet! Talent i madh i gazetarise!

    1. Vranakonti says:

      Po Besnik.Edhe une jame me mendimin tend.Frroku eshte talenti i madh i gazetrise.Bravo i qoft per analiza dhe shkrime kaq te qarta dhe kaq te saketa.Vetem respekt per Frrok Cupin. E vlen te behet president i shqiperise.

  2. Ancle Sam says:

    K’tij do ja ket shkep Sala keq, sa edhe qepja nuk I ben derman.

  3. tan says:

    Tymose nje “llulle” o Frrok!

  4. Sqarim says:

    Doli prape KUFOMA.
    Ka ardhur nga malet thote per Salen.
    Po ti mer qe je ba si rojtar varresh nga ke ardhur apo je nga Vlora ti? ??

  5. Selami Spirollari says:

    Pash krishtin, or tëj Frroka Qupi, sa GRA zyrtare ke nda në këtë jetë ?
    Sa familie ke shkatërru duke shkuar me gra të martume ?
    Sa pare ke vjedhë në TENDERAT e ATSH-së, dhe shpëtove PAQ, nga që kishe MIKUN e fortë ?
    Sa pare ke marrë nga ATA QË TI I DIN MIRË, e që sot i GODET nga që nuk po të japin më asnjë kokërr leku ?
    Ka edhe shumë e shumë të tjera, por boll me kaq.

  6. "BOHOTINA" says:

    Ok Besnik. Jam me komentin tend.

  7. MacGr says:

    Frrok je tragjik ,i frikshem.VESHTIRE te kapesh shkelqimin e ironise derisa na verbon edhe ne.Shqiperia vjen era kerme Sali.

    1. Artan says:

      Komenti me i bukur ai i MacGr

    2. Albana says:

      Koment I bukur.

  8. Njeri says:

    Bravo Nikolla, ke 100% te drejte.
    Si dikush qe iku nga Shqiperia ne 97 kur Sala e beri te pa-banueshme jam shume dakort.
    Ai zagar nuk i pagoi kur gjynahet e 97s. Faleminderit Amerikes qe po shikojme rrugeve si zagar qe eshte.

  9. Loni pe Kolkondasi says:

    Ti vafsh në pidh të sat’ëme, o Frrok, ne do rrojmë të gjithë. Vërtetë Berisha është i marrë, por jo kobndjellës sa ty. Për arsye shtetërore gjithmonë janë vrarë dhe do vriten. Edhe berishjanë që do të ngrinin dorën kundër institucioneve legale siç është PD zyrtare në datën 8 Janar, pa më të voglin hezitim shteti duhet t’u tregojë vëndin nëse e kalojnë cakun e të drejtës për të protestuar. Mund të vritet ndonjë? Zoti mos e dhëntë por dhe mund të ndodhë. Por që një Frrok binadalë i cili bënë politikë me hartime me një lumë dhe jo përrua psiqik, duke parashikuar vrasje të një shkalle të pandodhura as në kohën e luftrave të Qesarit, Hanibalit, Napoleonit, Duçes, Hitlerit dhe Stalinit, ku nga një popull të ngelen vetëm 5000 vetë, kjo do të thotë se ky individ përfiton nga fakti se nuk ka vënd në Vlorë për t’a shtruar në çmendinë. Mund të justifikohen marrëzira të tilla në fushën e letërsisë, por në politikë kjo është pak të thuash e dëmshme. Në rast lufte përhapja e panikut gjithmonë ka marrë dënim kapital.

    1. vertino says:

      Ti me nick”Loni pe Kolkondasi”,me fjalorin rrugaç qe përdor kundër një gazetari si Frrok Çupi një tip extremist qe paraqitesh si “shkollë shume”, por je një hic >Ti nuk ke haber nga letërsia dhe gazetaria. Gazetari dhe shkrimtari e trajtojnë një ngjarje apo teme ne mënyre artistike me hiperbola, në forme Thriller. T nuk je prokuror qe te gjykosh si mendon apo shkruan një gazetar me një përvojë profesionale shume te gjate.
      Prandaj hesht me mire dhe fjalori i piste qe ti përdor te takojnë ty dhe shpurës extremist qe ti përfaqëson.

      1. Loni pe Kolkondasi says:

        Për ty Vertino po tregoj një ndodhi të shkuar:
        Një grup studentësh, dega gjuhë dhe letërsi, shkojnë për praktikë për grumbullim shprehjesh gjuhësore në Gjirokastër. Ju ishte thënë që të takonin pleq të matshëm, pasi ata janë një thesar i vërtetë njohurish nga gjiri i popullit. Një studente takoi një plak dhe filloj t’a pyes për toponimet e shumë objekteve që shfaqeshin në horizont. –Xhaxha, si ja thonë emrin këtij malit që kemi përballë?
        -Mali Lunxherisë, moj bijë e xhaxhait.
        – Po emri i atij tjetrit më poshtë, xhaxha?
        – Atij ja thonë emrin Bureto, të keqen xhaxhai.
        -Shumë mirë xhaxha. Rrofsh për ndihmën. Por doja të dija, ajo kodra që duket atje tej në fund, si e ka emrin?
        Plaku, i zënë ngushtë ngaqë nuk e dinte, i thotë: Po ç’të duhet ai moj bijë, ai është në pidh të s’ëmës!
        Tani, Vertino, ti bënë mirë t’a dish se përgjigja e plakut nuk është fjalë fyese, është thjesht njësi matëse për distancën. Sepse ti duhet t’a dish që për distancën njësi matëse nuk është vetëm milimetra, centimetri, metri, kilometri, por edhe pidhi i s’ëmës. Është si t’a shpjegojë unë ty… si “fare away”, diçka shumë larg. Ndaj të pyes unë ty: ku qëndron atëhere rrugaçëria e fjalëve që unë përdor ndaj Çupit? Unë thjesht e përdora për të tërhequr vëmëndjen ndaj ndonjë lexuesi të komentit, aspak për të fyer Çupin.

  10. Vranakonti says:

    Po Besnik.Edhe une jame me mendimin tend.Frroku eshte talenti i madh i gazetrise.Bravo i qoft per analiza dhe shkrime kaq te qarta dhe kaq te saketa.Vetem respekt per Frrok Cupin. E vlen te behet president i shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje