Berisha thirrje deputetëve: Më 8 janar të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD

6 Janar 2022, 18:38Politika TEMA

Sali Berisha ishte i pranishëm në një ceremoni që u zhvillua në Gjirokastër me rastin e 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege.

Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje deputetëve demokratë që të mos bëhen pjesë e një skenari makabër kundër pluralizmit.

Ai tha se kjo nuk është çështje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por tek raporti jetik për shoqëritë e lira, raporti shumicë pakicë.

“Mendoni mos u bëni pjesë e një skenari makabër kundër pluralizmit. Nuk është çështja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Çështja këtu është tek raporti jetik për një shoqëri të lirë, raporti shumicë-pakicë. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet dhe blen çdo ditë për interesa të veta.

Kjo është partia juaj dhe ju jeni deputetë të saj. Të bashkohemi! Së bashku me ne në datën 8 janar, të gjithë së bashku në një manifestim proteste si në një festival të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve.

Të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilin Basha nuk do që ta njohë. Është detyrë, është mision”, tha Berisha.

2 komente në “Berisha thirrje deputetëve: Më 8 janar të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD”

  1. rexha 10 says:

    SHKO E BENE THIRRJE NE GJIROKASTER ,SEPSE KETEJE NGA MALSIA E MADHE ,DHE SERBIJA PO E TRADHETOJNE DODIKET E BALLKANIT PREJ MASAVE QE SHBA MORI KUNDER KETYRE LUFTENCITESEVE NE BALLKAN .

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Po sdo mend, nuk kane “detyre dhe mision” tjeter shqiptaret vetem te rropaten tere jeten per te patur ne krye nje hajdut pulash si puna jote. Dhe flet per mbrojtje te pluralizmit! Te bukur pluralizem, duke qene ti 30 e kusur vjet ne politike. Ishe president i vendit per dy mandate,Zoteri, pavaresisht se njerin ta nderpreu populli duke te nxjerre me shkelma bytheve nga zyra. Pa na thuaj, ne cilin vend te botes demokratike nje president kerkon te qendroje perjetesisht ne politike, vec thjesht si nje keshilltar? Dhe kjo kur i kerkohet keshille? Ik o njeri dhe prit ne heshtje fatin qe vete gatove per vehten dhe familjen tende, lere kete popull te qete ne hallet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje