Për komunistin Sali Berisha, që na qenka bërë konservator

6 Janar 2022, 17:12Politika TEMA

Nga Prof. Pëllumb Xhufi

Siç po dëgjojmë, z. Sali Berisha paska shpallur urbi et orbi fenë e tij të re: qenka bërë konservator! Pas militancës prej punisti fanatik, pas përvojës së trazuar prej parvenu-je demokrat, doktori i ka hedhur sytë drejt zhvillimeve të reja në krahun e djathtë të politikës botërore, posaçërisht në atë të ekstremit konservator.

Dhe siç e ka zakon, është vetëshpallur anëtar me të drejta të plota i klubit të ri. I ka djegur fort fermani i administratës Biden, përderisa sa hap e mbyll sytë iu bë e urryer targa e “demokratit” e u vu në kërkim të një strehe në hanin politik të radhës. S’ke ç’thua, z. Berisha ka një nuhatje prej qeni.

Në klubin konservator bën pjesë amerikani “tjetër”, ish presidenti Donald Trump. Në arsyetimin e thjeshtë të z. Berisha, ky është “armik për vdekje” i presidentit demokrat Joe Biden. Për rrjedhojë është aleat i tij kundër të dytit.

Kështu, me kërcimin pindarik nga klubi demokrat në klubin konservator, Berisha arsyeton se shpëton nder dhe merr hak ndaj Amerikës “armike”, asaj demokrate, që e lëndoi keqas me shpalljen “persona non grata”. Arsyetim i një njeriu, siç thamë, me nuhatje të hollë, por me inteligjencë politike foshnjarake.

Në fakt, siç e ka provuar në mënyrë të përsëritur karriera e tij tragjike, bota e ideve të z. Berisha është tmerrësisht e varfër e meskine. Ndaj edhe aksioni i tij politik nuk ndjek ide e bindje të qëndrueshme, por përcaktohet nga instinktet e një bote të egër, ku mbijetesa e “unit” sigurohet duke iu lëpirë, me radhë, të fortëve të pyllit, si dhe duke i rrëmbyer prenë e duke i treguar dhëmbët të dobëtëve të tufës.

Në këtë botën tonë shqiptare politikani Berisha është krahasuar ndonjëherë me Ahmet Zogun. Ky, për të ardhur në pushtet, bënte çdo pehlivanllëk e shkelte mbi çdo skrupull moral e politik. Por, kur ia arriti qëllimit, si president e akoma më shumë si mbret, pinjolli i Zogollëve u përpoq, e në mënyrën e tij ia arriti të bëjë një shtet, pavarësisht se Qemal Ataturku na e quajti një herë “mbret i operetave”.

Ndryshe nga ai, z. Berisha e ka masakruar shtetin, si kur ka qenë në opozitë, ashtu edhe kur ka qenë në pushtet. Butaforia e “hallvës” së 28 Nëndorit 2012 në sheshin “Skënderbej”, është metafora e qeverisjes së tij shallvaregjërë. Një imitim banal i divizës cinike të perandorëve të Romës: panem et circenses, d.m.th. “jepi turmës një copë bukë e ndonjë shfaqje cirku, që të rrijë urtë”.

Prandaj, shumë më të shumtë janë ata që e shëmbëllejnë dr. Berishën me Esat Pashë Toptanin. Këtë Perëndia ua dërgoi dhuratë shqiptarëve për të shkatërruar qysh në embrion çdo përpjekje për të krijuar e konsoliduar shtetin shqiptar. Dhe si ai, më zi e më gjatë se ai, prej tashmë 30 vjetësh, z. Berisha po vazhdon veprën e tij shkatërrimtare në dëm të vendit e të popullit të tij.

Si politikan e shtetar, ai mbeti në klasë qysh në gërmën “A” të abetares politike, përderisa i dha “Atdheut” e interesave të tij një kuptim përjashtimisht restriktiv, provincial, krahinor e personal. Edhe flamurin kombëtar, të cilin e merr me vete në çdo shfaqje televizive dhe para të cilit artikulon “pornolali”, kërcënime e marrina të pafund, z. Berisha tashmë e konsideron bajrak personal të tij.

Duke lënë mënjanë Ahmet Zogun, duke marrë në konsideratë Esat Toptanin, pashain e pagdhendur e analfabet, ndoshta një precedent politik shqiptar më i përshtatshëm për z. Berisha do ishte arbëreshi Francesco Crispi, agjitator, deputet, ministër e kryeministër i Italisë në vitet 1870-1890.

Bir i një famullitari të thjeshtë nga katundi Palazzo Adriano (Siçili), Crispi u bë revolucionar e antiklerikalist i papërmbajtur pasi u njoh me Mazzinin dhe me Garibaldin. Por kur arriti të ngjisë shkallët e pushtetit, Crispi i hyri një procesi transformimi, duke marrë shëmbëlltyrën e një konservatori, të një papisti, më tej të një monarkisti, e në fund, të një diktatori fashistoid.

Ish republikani revolucionar arriti të deklarojë në Parlament se “monarkia na bashkon, kurse republika na ndan”, duke skandalizuar mentorin e dikurshëm ideologjik të tij, Giuseppe Mazzinin.

Biografët e tij e përcaktojnë Francesco Crispin si “një person autoritar, intolerant ndaj kritikave parlamentare, zbatues i metodave represive e policeske ndaj lëvizjeve anarkike e socialiste. Hiqej sikur mbronte autoritetin e shtetit kur në fakt synonte të mbronte veten e tij nga skandalet e shumtë në të cilët u përfshi… E mbante gjallë tërbimi, siguria se kishte gjithmonë të drejtë dhe instinkti i lashtë i hakmarrjes… Evolucioni autoritar i Crispit në vitet e fundit të jetës paralajmëroi lindjen e fashizmit, duke e kthyer atë në një apostull të tij” (S. Romano, Crispi, Roma: Bompiani, 1986).

Megjithëse politikan me pozita të larta në Italinë fqinje, ky shqiptar gjakshprishur nuk e tha një fjalë të vetme për Shqipërinë. Në vitet 1870 parashikoi krijimin e një sërë shtetesh të pavarura në Ballkan mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Madje është i pari politikan evropian që parashikoi deri edhe krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë.

Por nuk i shkoi ndërmend ta shihte të tillë atdheun e të parëve, Shqipërinë. Ishte marrosur aq shumë pas kotësisë së vet, saqë të pretendonte se rrënjët e tij ishin në Romë, ku në kohët antike ekzistonte fisi me emrin Crispa! Në jetën e tij pati disa gra, asnjërën prej tyre nga komuniteti i arbëreshëve, ku bënte pjesë vetë.

Ambicieve dhe delirit të tij të madhështisë i dha një dackë të fortë pikërisht ai që Crispi e konsideronte idhullin e tij politik, kancelari i plotfuqishëm gjerman, Bismarck, gjatë një takimi me të në vitin 1878. Pasi i kishte folur gjatë për veten, për vizionin e tij për të ardhmen e Italisë si një shtet i fuqishëm nën shembullin e Gjermanisë, në fund Crispi kërkoi mendimin e junkerit plak lidhur me dëshirën e tij, të Crispit, për ta kthyer Italinë në një fuqi koloniale.

Kronika e kohës thonë se veteranin prusian e kishte bezdisur aq shumë monologu i politikanit të vogël italo-shqiptar nga Sicilia, saqë e vari buzën e trashë për të murmuritur përgjigjen ironike: “Çdo thonit nëse, si fillim, t’ju propozoja…aneksimin e Shqipërisë”? (Th. Palamenghi Crispi, Die Memoiren Francesco Crispi’s. Erinnerungen und Dokumente, Berlin, 1912).

Sigurisht, Crispi nuk e kuptoi ironinë therëse të atyre fjalëve, i interpretoi ato si një “leje për të pushtuar”, ndaj edhe i botoi plot entuziazëm në gazetën e tij “La Riforma”. Por gazetat e tjera italiane u mbushën me komente e karikatura të pamëshirshme për “italo-shqiptarin që poshtëroi Italinë, duke rënë në provokimin e kancelarit gjerman”.

Gjatë turneut të tij evropian në 1878, një tjetër politikan i rëndësishëm, ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë, konti Andrassi, i dha një tjetër leksion politik Francesco Crispit. Ky po i tregonte bashkëbiseduesit për sukseset e politikave ekonomike, fiskale e doganore të shtetit të ri italian, për forcimin e rendit, shtypjen e lëvizjeve fshatare e të grevave punëtore, zhvillimin e industrisë e lulëzimin e latifondeve, deri sa në një moment Andrassi e ndërpreu, duke bërë të habiturin:

“Ju, zotëri, po më flisni për politika konservatore, e pra antipopullore. Prandaj pyes: ku ka përfunduar revolucionari, që unë kam njohur dikur tek personi juaj”? Në kujtimet e tij, Crispi mburret se i dha një përgjigje “të merituar” kontit Andrassi: “Unë isha revolucionar për sa kohë luftohej për ta bërë Italinë. Tani Italia u bë, dhe unë punoj për ta konservuar (ruajtur) atë: ja pra pse jam kthyer në një konservator”.

Kësaj radhe, konti austro-hungarez, që kishte lindur pronar i çerekut të Hungarisë, ia preu hidhur birit të famullitarit të varfër italo-shqiptar:
“Zotëri, konservator lind, nuk bëhesh”.

Këto historira, ndoshta ndihmojnë të inkuadrohet më mirë historia dhe personazhi Berisha në vështrim të aberacionit të tij të fundit politik. Përndryshe, është vërtet e vështirë të përcaktohet vendndodhja kombëtare, sociale, kulturore, ideologjike e politike e një individi ambicioz e egocentrik, i privuar nga çdo lloj bindjeje, skrupulli, ideali e dashurie.

Ashtu si dikur Crispi i servilosej Bismarckut, për 30 vjet me radhë z. Berisha u është lëpirë të huajve, duke u përgjëruar për vokacionin e tij të patundur demokratik, për dashurinë e besnikërinë e tij për SHBA e BE-në.

Të shumtë kanë qenë personalitetet e larta euro-atlantike, që janë ndjerë të bezdisur nga hovet prej demokrati të Berishës. E dinin mirë se ky, nën hundën e tyre punonte për të ngritur pushtetin e vet autoritar, ndaj dhe ia kanë prerë shkurt që ta linte mënjanë dashurinë për SHBA e BE-në, për to kishte kush mendonte e kush vendoste: ai dhe politikanët shqiptarë duhet të mendonin e të punonin për vendin e popullin e tyre.

Por z. Berisha kishte plane të tjera. Për 30 vjet i përdori shqiptarët për të shantazhuar Perëndimin e pakënaqur ndaj tij, duke kërcënuar me “hedhjen në erë të Ballkanit” në rast “shkishërimi”. I përdori shqiptarët në marrëdhëniet problematike me perëndimorët, njëlloj si përdori brenda vendit “dosjet e korrupsionit” për të shantazhuar, sa majtas aq edhe djathtas, disidentët brenda PD dhe kundërshtarët e tij politikë.

Për një moment, iu duk vetja aq i plotfuqishëm, sa mori edhe veset e Pashait Toptanas. E kështu, më në fund, erdhëm tek rrufetë që lëshuan zotat e zëmëruar të Washingtonit, të cilat ia dogjën përfundimisht Berishës shanset për të fituar pushtet e për të bërë pasuri duke u hequr si demokrat, atlantist e nacionalist.

Ndaj i ka hedhur sytë tek e djathta e re, që është shfaqur kohët e fundit në skenën e politikës, sa në SHBA aq edhe në Evropë dhe që ka grumbulluar rreth vetes lëvizjet raciste, ksenofobe, antisemite, sovraniste, suprematiste, parafashiste e fashiste, pra, të gjithë atë fex mundi, që frymëzohet nga instikti i intolerancës, urrejtjes dhe i shkatërrimit.

Gjithsesi, përpjekja për t’iu qasur ish presidentit amerikan Trump duket e dështuar. Presidentët amerikanë, edhe kur kostumi demokratik iu rri paksa ngushtë, i kanë zët diktatorët e vegjël, që kërkojnë miqësinë e tyre. E ka thënë fare shkoqur z. Gary Kokalari: “z. Berisha është vetëm një puçërr në… fundshpinën e Trumpit”.

Ish presidenti miliarder, sado difektoz në marrëdhëniet me shtetin dhe me interesin publik, nuk mund të honepsë një intrigant të vogël të Ballkanit, i cili në shtator 2013 guxoi t’u bëjë SHBA-ve sfidën më të rëndë që një politikan shqiptar i ka bërë superfuqisë së botës, duke i prirë turmës së tij të paformë në rrethimin e ambasadës amerikane.

Trumpi, gjithashtu, nuk mund të tolerojë që një kryetar i katundit Shqipëri të bënte rrush e kumbulla paratë që SHBA ka shpenzuar ndër vite për të ndërtuar këtu shtetin e së drejtës dhe një ekonomi funksionale të tregut. Ndaj, ishte pikërisht ai, Trumpi, që emëroi në Shqipëri ambasadoren Juri Kim, objektin e urryer të stigmës berishiane.

Ishte gjithashtu administrata Trump ajo që, në stinën e sulmeve të dhunshme kundër institucioneve, pranverë-verë 2019, e kërcënoi frymëzuesin dhe prijësin e tyre se do ta shpallte PD-në organizatë terroriste nëse vijonte në politikën e saj të rrugës e të dhunës.

Se ç’mendon administrata e re amerikane e presidentit Biden për z. Berisha, veç atyre që artikuloi qartë e prerë Sekretari Blinken, këtë më mirë se kushdo e di z. Philip Reeker dhe z. Basha, i cili, siç pohoi vetë, mësoi diçka tronditëse e të padëgjuar për Doktorin, gjatë takimit që pati me z. Reeker në korrik 2021.

Me shpresë, z. Basha do e tregojë një ditë se ç’ishte ajo gjë “e padëgjuar” që ai mësoi nga Philip Reeker për z. Berisha. Përndryshe, shqiptarët do detyrohen ta marrin me mend. Dhe, kur kur bëhet fjalë për Sali Berishën, shumicës së shqiptarëve ku nuk i shkon mendja!

Ndaj, në kushtet e sikterisjes pa kthim nga ana e amerikanëve, qofshin këta demokratë e qofshin konservatorë, mbetet të hamendësohet se cilët mund të jenë përfaqësuesit e konservatorizmit evropian të cilëve ka zgjedhur t’u ngjitet xhongleri ynë “i rilindur”.

Nisur nga fakti se për t’u mbrojtur nga Amerika “i kërkoi ndihmë” drejtësisë franceze, mund të mendohet se në Francë duhet kërkuar edhe idhulli më i ri i neo-konservatorit Berisha. Vështirë të jetë Marine Le Pen, liderja e së djathtës radikale franceze. Ajo, ndonëse me dhimbje, ka vendosur ta bëjë luftën e saj brenda institucioneve.

Më i përshtatshëm për shijet e z. Berisha do të ishte Christophe Chalençon, lideri i “jelekverdhëve” të dhunshëm që kohë më parë terrorizuan e dogjën Parisin e qytetet e tjera të Francës. Produkt tipik i subkulturës franceze, tornitori i paarsimuar e i pagdhendur, pas një “nxemje” disamujore me sulme vandale kundër policisë e institucioneve, në 23 dhjetor 2018 paralajmëroi se në janar do fillonte luftën civile.

Nuk mungoi t’i bëjë thirrje ushtrisë të rebelohej dhe të bashkohej me skuadronet e tij të dhunës për të përmbysur rendin kushtetues. Chalençon nuk mungoi gjithashtu të bëjë të ditur edhe emrin e kryetarit të ri të qeverisë, që do të ishte një ushtarak i zgjedhur prej tij, gjenerali de Villiers. Kuptohet, postin e presidentit ia taksi vetes.

Dhe si për të plotësuar ciklin hitlerian të ferrit, në shkurt 2019 skuadristët e Chalençon-it sulmuan e përdhosën varrezat hebraike në Alsas si dhe tentuan të linçojnë mu në mes të Parisit filozofin e njohur me origjinë hebraike, Alain Finkielkraut.

Sulmet e dhunshme të vitit 2019 kundër parlamentit e kryeministrisë në Tiranë, të organizuara e të orkestruara si gjithnjë nga S. Berisha, thirrjet drejtuar policisë, njëlloj si në 1991, për të braktisur detyrën e për t’u bashkuar me turmat e hazdisura, prania në radhët e protestuesve të dhunshëm të një kontigjenti të rinjsh me uniforma e sjellje naziskine, iu dukën shqiptarëve, e me të drejtë, si një imitim i bëmave të “jelekverdhëve” francezë.

Kështu, nisur nga metodat e dhunshme, nisur edhe nga urrejtja për “çifutin” Soros, makar nisur edhe nga dashuria e fshehtë për Francën, u duk se simpatitë e zotit Berisha anonin nga “jelekverdhët” francezë. Por, miti i tyre ndërkohë është shuar, dhe Chalençon është kthyer në fshatin e origjinës, ku me tornon e tij bën të vetmen gjë që di të bëjë: bullona për qerre e makina bujqësore.

Kështu, Berishës i mbeten “konservatorët” gjermanë, që hmmm, kanë një histori për të patur zili! Por këta janë seriozë e nuk pranojnë “xhaketa të kthyera” në radhët e tyre.
Kështu që i vetmi aleat i mundshëm që ofron tregu evropian i lëvizjes së re konservatore, mbetet italiania Giorgia Meloni, kryetare e partisë që sot quhet “Vëllezër të Italisë”, që dje quhej “Lëvizja Sociale Italiane” dhe që pardje quhej “Partia Fashiste Italiane”.

Edhe kjo si Berisha po mundohet t’i fshehë ndjenjat e saj të vërteta duke folur gjithnjë e më shpesh për “lëvizjen e re konservatore” që po pushton Evropën e Amerikën. Zonja Meloni e mban një këmbë në parlament, e këmbën tjetër në rrugë, ku militantët e saj organizojnë sulme të dhunshme ndaj institucioneve demokratike e selive të partive politike.

Së fundi, duke u kamufluar si “no-vax”, tentuan edhe një grusht shteti të stampës fashiste, si ai i Musolinit në 1922. Nuk është thjesht një detaj fakti që zonja Meloni mban mbiemrin e Gjeneral Melonit, Zv. Luogotenent i Italisë fashiste në Shqipëri në vitet 1939-1943, i cili e ka patur dorën e rëndë ndaj antifashistëve shqiptarë.

Por këto nuk e shqetësojnë aspak z. Berisha. Nisur nga retorika dhe nga veprimet e tij, personazhe e veprime si ato që u përmenden më sipër përfaqësojnë modelin dhe shkollën e stinës së tij të fundit politike, të konservatorizmit radikal, thënë ndryshe: të lëvizjes neo-fashiste.

Në fund të fundit, politika e dhunës dhe e sulmeve skuadriste mbi institucionet demokratike dhe kundërshtarët politikë kanë qenë tiparet kryesore të sjelljes së tij politike edhe kur ai fshihej nën lëkurën e “demokratit”.

Dhuna është tipari i vetëm, ndaj të cilit z. Berisha ka treguar koherencë të habitshme në këta 30 vjet të karrierës politike. Me sa duket dhuna tek ai është çështje geni. Ndaj, çudia në zhvillimet e fundit në kampin e djathtë nuk qëndron tek “ringjallja” politike e z. Berisha.

Çudia qëndron tek ata “qëndrestarë”, të cilët sot, 25 vjet pas marrisë që çuditi botën, i venë pas edhe në këtë turravrap të tij të fundit. Këta, më së paku duhet t’u thonë shqiptarëve nëse vërtet janë të bindur që idhulli i tyre, Doktori, ka ndryshuar diçka për mirë në raport me vitin 1997.

Nëse nuk flasin, sepse kanë hall, ne të tjerët që kemi cenin e humbjes së kujtesës, le të lexojmë se ç’shkruante për Berishën në mars 1997, vitin e marrisë së madhe, gazeta më e madhe amerikane, “New York Times”:

“…Presidenti shqiptar, S. Berisha, është përkrahës i një vije të ashpër. Ai premton se do përdorë grusht të hekurt (iron hand) për t’i dhënë fund demonstratave…Në përpjekje për të mbytur qëndresën në rritje, ai u vetëdeklarua president edhe për pesë vjet të tjerë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që i jep të drejtë policisë të qëllojë në mish mbi protestuesit, nxori dekrete që e rëndojnë edhe më shumë atmosferën e terrorit midis gazetarëve dhe politikanëve të opozitës. Duket se vetë presidenti Berisha e ka krijuar kaosin e armatosur në Tiranë për të mbrojtur veten nga kryengritja popullore. Strategjia e tij e hapjes së depove të armëve për përkrahësit e vet, në mënyrë që me ta t’i bëjë ballë revolucionit popullor, duket se për momentin ka dhënë rezultat. Por kjo, ndërsa i ka mundësuar Berishës të mbajë nën kontroll policinë e tij të gjithëpushtetshme dhe mediat shtetërore, nga ana tjetër i ka kushtuar jashtëzakonisht shumë vendit. Prof. Thomas Friedman deklaron se kjo situatë është krijuar ngaqë Shqipëria u kthye në vendin e një kleptokracie ekstreme të tregut të lirë…Dhe presidenti Berisha, pasi në pesë vjetët e mandatit të tij e zhyti vendin në një kaos të armatosur, tani i bën thirrje forcave të armatosura të rrethojnë Tiranën, pavarësisht që ushtria e tij ka avulluar dhe kontrolli i tij mbi rojën e vet personale është fare i pasigurt. Shqipëria rrezikon të zhytet në anarki apo të bëhet pre e një diktature brutale…”

(The New York Times, Index 1997. A Book Record, vol. 85, New York, 1998, f. 40).

(DITA)

34 komente në “Për komunistin Sali Berisha, që na qenka bërë konservator”

  1. Kushtrimi says:

    Salih Ram Berisha nuk eshte vetem i poshter e i ndyre po eshte dhe bythqire qe e kane shkerdhyer serbet per vite me radhe Gje e trashe prej vucidoli qe duhet perplasur ne burg dhe te hidhen celsat ne det

    1. Zeni biri Qenit says:

      Antishtetasi konservator,komunist,nacionalist, antishqiptar,pro dhe anti amerikan. I korruptuari,i ndershem, frikacaku ,trim Sali Karaduz Berisha po vazhdon programin argetues ” Do te bej namin diten e shtune”
      Nuk mbahen mend sa te shtuna kane kaluar me kercenime per revolucionin kinez, per foltore nevojtore etj etj.
      E verteta qe gjithe shqiptaret tashme dine eshte se Saliu fryhet dhe pirdhet gjithmone e me shume nga e shtuna ne te shtune.

    1. I. Hoti says:

      FALEMINDERIT PROFESOR QE SHPENZOVE KOHEN TUAJ TE CMUAR ..PER TE BISEDUAR ME NE. PERSERI FALEMINDERIT

  2. luzati says:

    Te lumte Prof Xhufi, per krahasimnet verteta te mbeshtetura ne fakte historike per kete parvenyne tone groteske , ja ke the te gjitha dhe krahasimet me E.Pashen,Crispin dhe figurave tjera Europiane jane shume te besueshem.Ja cdo te thote profesionalizem ne politike ,.

  3. ben says:

    Si gjithmone pena brilante a profesor Xhufit ka qelluar ne shenje.
    Besoj se edhe lexuesit e tjere ndajne te njejtin mendim me mua.
    Ketu nuk kam ndermend te perfshij ata qe duke u fshehur pas pseudonimeve te ndryshme, bejne komente duke sulmuar ata qe shprehin te verteten per kete bastard shqiptar. Ne fakt, eshte mese e qarte, se te gjithe ata individe perfaqesojne pikerisht nevojtoren e Salih Berishes, ose ne rastin me te besueshemm, jane familjaret e tij te kamufluar si qytetare shqiptare.

  4. Mark says:

    Pellumb, perse duhet te shpenzosh kaq shume kohe dhe energji per te treguar per Salih Berishen. Jane gjera qe dihen. ‘Doktor’ kerma eshte llumi i shoqerise shqiptare, njeri me negative ne historine e Shqiperise.

  5. Tersi says:

    Analiza më e mirë që i bëhet dhe ia fut turinjtë në m… njeriut më kobzi që kjo tokë ka lindur !

  6. tan says:

    Ky do bej histori,apo politike?! Te dyja stonojne…

    1. ben says:

      tan-historiani eshte profesionist, por nga ana tjeter cdo qytetar ka te drejte te shprehe mendimin e tij per politiken dhe historianet jaen qytetare me te drejta te barabarta me cdo individ me profesin tjeter, prandaj behen edhe zgjedhjet qe qytetaret te shprehin mendimet nepermjet votes, ndryshe do i lenim politikanet te votonin dhe te dergonin ne karriket e qeveritareve ato qe kane qejf, pa pyetur per popullin.
      Kapish ….

  7. Trotski says:

    Respekte Z.Xhufi .Bukur e ke qendisur ! Po ky delenxhi nuk do Llafe po prangat dhe te jap Hesap per maskaralleqet qe ka bere Familisht dhe Oborrtarisht.

  8. Sali legeni says:

    Profesor, Respekte!

  9. N,V says:

    Sali Berisha për këdo që ka intelekt normal kuptohet lehtësisht jo sot pas 30 vitesh por qysh në fillimet e marrjes me politikë në Shqipëri, shëmbujt janë pa mbarim për të mbrritur në një konkluzion të tillë
    Edhe prf shumë është zgjatur ,në se do ishte pak më racional me një sintezë të plotë dhe konçize do çfaqte lakuriqësinë e Berishes shumë më qartë dhe më lehtë të kuptueshme nga një masë më e gjërë lexuesish
    Berisha ishte dhe ende edhe sot ,edhe pse me dhëmbë të rëna përbën rrezik për vëndin ,ai duhet prangosur si një veteran i kriminelëve shqiptarë,që aksidentalisht është jashtë qelisë me zullumet që ka bërë në dëm të Shqipërisë

  10. Mos e perzje Berishen me Crispin e Bismakun says:

    .se berisha eshte nje nje cope muti i mbeshtetur nga llumi shqiptar. Pra z Xhufi e ngateron mut berishen me kokat e politikes europiane.

  11. rexha 10 says:

    EDHE VETE DJALLI PROFESOR ,PO TE KISHTE JETUAR KOHEN E BERISHE NE ATE VENDE ,DO TE THOSHTE SE KU NJERI QENKA ME TE VERTETE ME I LIGE SE SA ATA QE KRIJUAN DJALLIN E VERTETE .KY QENGA VETE DJALLI ,QE S’DIKA TE MBAKA DOREN ASE NE VRASJET E FEMIJEVE ,ASE NE VRASJET E NJERZEVE ME DUART NE XHEPA ,DHE ASE E NDALIMIN E VRASJEVE NDERMJETE NJERI TJETERIT ,VETEM E VETEM PER TE ARRITUR QELLIMET E TIJA EKONOMIKE . KY NJERI PROFESOR I DUHET DERZUAR HAGES PER GENOCIDET QE KA SHKAKTUAR NE ATE VENDE.MSE HARXHONI KOHEN ME ATE TE SEMURE MENDORE ,PORE VLERSONI RREZIKUN QE PO I SJELLE ATIJE VENDI.

  12. Analizë exelent e Prof. Xhufit!,nërrafshin hostorik,sociologjik, politik! Ecuria e diktatorëve fashistë e naziskin nga historia është domethënëse. Placenta që ka lindur diktatorët është e aftë në çdo kohë. Veshja demokratike është fshehja e fytyrës dhe qëllimeve për pushtet . Biohrafia politike e Berishës nuk njeh një vetëm të paktën një vlerë pozitive! Çfarë se ua rrëmbeu busullën dhjetoristëve të cilët me naivitet i besuan dhe ai e drejtoi nga katrahura dhe rrumpalla, krimi dhe dhuna?!
    Historianë, analistë me potencë që e quajnë veten të tillë duhet të marin shembull nga Prof. Xhufi dhe të shkruajnë të mos fshihen si inteletualucë që tjerin teorira frazeologji boshe. O tani , o kurrë! Kur do flasin , kur të dali uji poshtë rrogozit?!

  13. shqip says:

    Shqipëria nuk ka vuajtur nga individë të stampes Berisha apo Toptani. Shqipëria vuan, ka vuajtur, dhe fatkeqësisht do lëngojë gjatë, sepse ka turma fanatikesh që, jo vetëm i japin jetë mostrave , por kanë deformime karakteri dhe integriteti. Shikoni ata 4-5 mijë kaqola që në 2021 shkojnë e futen në një stadium për të glorifikuar kë (?) ! Saliun? Aspak! Ata konsakrojne tiparet e tyre. Mendësia e tyre është shteti sipas interesit të çastit. Nëse ky më lë të fus duart në tepsine e madhe, nëse nuk paguaj një qindarkë taksa, por akumuloj pasuri pa meritë, atëherë idhulli im mund të jetë edhe një komunist, ish bllokist, ish spiun, apo vrasës me paramendim. Në këtë rast Berisha. Pra të gjithë ata që sot rrethojnë ambasada e linçojne ambasadorë, të gjithë këta janë vetë shpjegimi i gjithë këtij artikulli . Po si të mos rreshtohen me Berishën ? Ku ka gazetarë në botë, në një botë të varfër si e jona, që të përfitojë kaq para, kaq rroga të llahtarshme . Po si te mungojë grupi çiftelia me Kuliç e me naziskine, kur deri dje përfitonin nga trafiqe e nga paratë publike. Ky duhej nxjerrë që në 97 nga politika. PD e asaj kohe duhej shpallur e jashtëligjshme që në atë kohë. Ka qenë e përfshirë në krim shteteror kundër popullit të vet. Nuk e nxorën. Si, pse, kush e pengoi, kjo është dilemë e pa qartë. Por të gjithë jemi të bindur që aty ka patur veprimtari antikombëtare. Prova e fundit është 8 janari për këtë individ. Prova e fundit edhe për Qamilistet që shohin ëndërr sikur SHBA do tërhiqet. Është në kufijtë e një degradimi total njerëzor, që ka akoma debilë që mendojnë se Saliu i tyre, idhulli i karakterit të tyre, të bëjë që SHBA të tërhiqet sepse ky nuk i ka frikë.

  14. beso veten, jo te tjeret sot ! says:

    Pellumb Xhufi qendron ne lartesine e shqiptarit politik, patriot dhe shkencor. Le te me thote njeri se sa libra shkencore ka botuar Sali Berisha dhe sa krime ka kryer? Pellumb Xhufi ishte edhe zvendes minister i puneve te jashteme kur militonte ne LSI, por kur Ilir Meta ju bashkua Berishes ne qeveri, ai me disa shoke e braktisen menjeher tere neveri veprimin e Ilir Metes. Me thuaj sa libra shkencore ka botuar Iliri Meta dhe sa Pellumb Xhufi? Kemi te bejme me nje klase politike si Esat Toptani me shoke qe jo duhen hequr, por duhen eliminuar fare te shpetoje vendi. Jane helmuar dhe te rinjte qe themi jane shpresa e vendit! Kush jane shpresa , ata te rinise sot qe degjova ne Tirane para selise se PD? Ata jane te helmuar ne gjak dhe me kete premtojne edhe 31 vjet si keta qe shkuan. Duhet vendosur me ligj: qe te behesh kryeminister apo kryetar partie duhet te keshe botuar te pakten 10 libra shkencor, pastaj do shikosh se si rinia e Saliut te sotem do paraqitet, shpresa e jone! Ngelen ne breket e Saliut e s’ju ndane dot se jane prinderit e tyre te zhytur deri ne mut. Kjo eshte gjendja. E falnderoj dhe respektoj profesor Pellumb Xhufin per aq sa ka bere dhe aq sa e njohe ne shkrime!

  15. Mira says:

    Nga një akademik i vërtetë, si Xhufi, çdonjeri mëson më shumë sesa di vetë. Krahasimet historike na japin edhe më shumë info, për të parashikuar se deri ku mund të shkojë Berisha… Uroj për të mirën e çdo shqiptari, kudo që jeton, t’i pritet rrugëtimi parapolitik! Në mendjen time, mbetet i pashlyer kujtimi i hidhur i momentit, kur me arrogancë, fodullëk, mendjelehtësi, u vetpropozua e u “votua” në mes të zjarrit që ndezi vetë, për një mandat të dytë! Kaq më ka mjaftuar, për të mos ia dëgjuar kurrë më zërin…Një produkt i shëmtuar dhe keqbërës, i rrethanave më negative të të dy sistemeve!
    Flm Xhufit, por edhe Bazes që boton por edhe shkruan me kurajë e penë të mprehtë!

  16. shtjefen palushi says:

    kaq gjate i rate per nje BAJGE…..

  17. Artan says:

    Shkurt shkrim i plote dhe i persosur

  18. Morrat e Kuq says:

    I nderuar Xhufi.
    Sot ke shpalosur urretjen patologjike kunder burrave te kombit, Ahmet Zogu, Sali Berishes etj kryesisht te djathte dhe veriore. Ti nuk je Pellumb Xhufi por Sorre xhufka apo xhungat e rrenjes se bizeles qe sherbejne per ushimin e trupit te saj.
    Nuk ka patur as me te voglen piken e dyshimit qe ti je nga laperet lakenj qe Zoti I ka lene per gjysem nga cdo lloj elementi trupor dhe truror. Je nje komunist I thekur, nje krahinor I mykur nje historjan injorant ose gjysem dhe politikan lavir I deshtuar. Do deklaroje ne nje studjo televizive perllballe historjanes Valentina Duka, nje hitorjane e huaj ( franceze nese nuk gabohem) do deklaroje me nje frundull shfryrje si macoku poshte tryezes/sofres qe nuk I jepnin kocken per ta lepire apo vemendjen si gjuetar minjsh qe dhe ti duhej te degjohej se ishte nje gjys historjan. Pra shprehe atehere si dhe tani injorancen dhe inferiritetin tend. Zoteri, ke nje mellef te shfrenuar kunder te djathte .
    Nuhatjen prej qeni e ke ti dhe 200 petritat evpalllltttissse tende qe dhe kur flet je ne orgazem lajthitje. Kryemenderi tend dhe trafikanti minister tahiri do demonstronin paraden e trajnimit te qeneve nuhates te policise se pushtetit. Ky kryemenderi tend akuzonte te djathet se kishin ngrene fasulet, orizin etj. Kur ra termeti ketu jo vetem mishin e qenit por dhe qente i kishin ngrene, sigurisht qe dhe ti paske marre racionin tend. Jo vetem kaq o gjysem rob, gjysem historian dhe lakiq por kur erdhen vellezerit Shqiptare te kosoves ju moret dhe eurot ne RRUGEN E KOMBIT.
    Pra o xhunge e rrenjes se bizeles nuk te merr kush per seriozisht. Ti dhe si kuminist je I pa reformuar se ruset e serbet (baballaret tuaj) e perqafuan revizionizmin.
    Berisha o xhufke eshte historia vete, krenaria e kombit dhe arkitekti I bashkimit kombetar.
    Kur Don Zoti dhe te therret populli Berishen nuk e ndal kush.

    1. Shpellari says:

      Morri i kuq…..??, interesant?! Morri kuq, eshte fjala per Salih kermen. Saliu, shpellari i Tropojes i rrjedhur nga nje familje injorantesh qe jetonin me bagetine, nuk kane ditur shkrim e kendim, ishte komunist i devotshem i regjimit komunist. Sot, familja e ‘doktor’ kermes eshte nder familjet me te pasura ne Shqiperi sepse ka perreth llumin e injorancen e shoqerise shqiptare qe per nje kothere buk zagaret tarallake i sherbejne tarallakut me te zhgjuar nder tarallaket e tjere, shpellarit te Vicidollit.

    2. veriori says:

      Une jam me origjine nga veriu dhe me vjen turp, qe ti quan “burra te shtetit” maskarenjte si Ahmet Zogolli dhe Salih Berisha, te dy tradhetare qe i ka damkosur historia si te tille.
      Me siguri qe ti nuk ke fare gjak veriu, pasi “verioret” sic i quan ti i kane dhene ketij populli patriote si Bajram Curri, qe per ironi u vra pabesisht prej idhullit tend, Ahmet Zogollit. Nga ana tjeter, te kerkosh te ndash “verioret” nga “jugoret”, ti po ben punen e serbit dhe grekut qe na duan te ndare se nga shqiptare e bashkuar kane frike, prandaj paguajne legene si puna jote per te bere propogande antishqiptare.
      Profesor Pellumb Xhufi eshte nje ikone e shkences albanologjike, qe nderohet ne gjithe boten dhe nuk mbeten idjote te kalibrit tend qe ta vleresojne.

    3. Astrit says:

      Morri Kuq, shqiptaret nuk mund te nderojne kriminelet, ti quajne burra shteti qofshin keta nga veriu ose jugu a kudo tjeter. Keta kriminele si puna e Sali Berishes me shoke mund te duken ty si burra shteti per arsye qe vete ti i di dhe do te beje mire te deklarosh ketu qe te kuptojme nga vjen zotrote por eshte fakt qe krimineli Sali vuri popullin e veriut ne lufte kundra jugut, hapi depot e armeve qe populli te vetvritej, furnizoi Serbet me nafte kunder Kosoves, vrau ke deshi e vodhi sa deshi. Po keshtu dhe Esat Pasha e Zogu. Shtoj ketu dhe kriminelin Enver Hoxha te cilit Saliu i sherbeu ku mundi dhe si mundi. Zotrote duhet te hapesh syte se duket qe nuk ke haber se cfare flet.

  19. Exelent! Analizë me fakte hisorike dhe politike!
    Shembullin i Prof. Xhufit duhet ta ndjekin studiues , historian e analistë të tjerë! Në se s’flasin tani kur do të flasin?!…

  20. emigranti1 says:

    Z. Xhufi, megjithese analiza qe i behet hajvanit Berisha eshte me vend, krahasimi i pamerituar i tij me zbatuesin e ideve te rilindasve shqiptare, Ahmet Zogun, atij qe vuri themelet e shtetit modern shqiptar, eshte e pavend.
    Si historian, megjithese i nje periudhe me te hereshme, nuk te lejohet lajthitja konstante ndaj kesaj figure.
    Eshte e qarte se gjate viteve te diktatures ishit te detyruar ti shtremberonit te vertetat historike, por vazhdimi i te njejtes strategji te pasuruar me gjysme te verteta ( kryesisht interpretime te propogandes fashiste italiane ) eshte nje dizinformim dhe dem qe i behet historiografise shqiptare.

  21. faro says:

    Ndjej një NEVERI shqiptarizmi tek ky shkrim!
    Arsyeja është përmendja për Keq në mënyrë të përsëritur të shqiptarit tjetër Crispi, ish Kryeministër I Italise.
    Pse duhej të ishte shqiptar edhe personi krahasues?
    Çfarë mesazhi DON të na japësh?
    Sa diktatore të tjerë kishte Bota në atë kohë? Mos ishin demokrat ata? A nuk doli Musolini, Hitler etj etj. me vone?
    Do vije ndonjë ditë që të na nxirrni edhe ndonjë italian që të ketë thënë se MUSOLINI e ka patur mbiemrin e vërtetë MUSAI.

  22. miri says:

    morri kuq
    Na gajase me keto qe shkruan.Shif veten ne pasqyre se te kane dale briret

  23. Morrat e Kuq says:

    Shpellari, kreshtat e bjedhkeve apo kalors mocalesh nuk I drejtohem kujt personalisht per ceshtje opinionesh. Une kam te drejten time per te dhene opinion dhe jo te mbyllem ne llogore me ty, Kolin apo dike tjeter qe shprehin mendimet e tyre.
    Une nuk e di nga je ti Zoteri I nderuar, Jug, Veri, shqiperi e mesme apo i ndonje treve tjeter, por shpresoj te jesh shqiptare. Une dhashe opinionin tim kunder ketij gjys historianin me faktet e tij.
    Shpella Zoteri ka me shume nga jug se sa ne veri. Sa injorant apo I ditur eshte Berisha, faktet jane aty. Nese eshte I korruptuar le te gjykohet At, falimja e tij me kuc dhe me mac. Por korrupsioni, krimi, baterdija dhe shpopullimi I vendit po behet nga kryeminister I lige, arrigant, I pa pergjegjshem dhe shpirt zi. Tani Berisha 8 vite ne opozite, pa funksjon, qeveria kishte 90 deputete dhe prokuroren dhe ambasaden anerikane perse nuk e kane cuar ne gjykate. Por eshte lufte politike kunder Berishes, ne te vertete mik I Busheve, shqiperine ne NATO ( jo pakti I varshsves), shqiptaret pa viza ( dhe ky xhufka duhet ta dije qe pasaporta shqiptare ka patur vlere me shume ne kohen e Zogut dhe Berishes, Berisha bashkoj kombin fizikisht. Kaq
    Dhe naten e mire

  24. Indignados says:

    Po Xhufi eshte Enverist!! Berisha, sado i urryer qe mund te jete per lexuesit e Tema-s, ka ndjekur me konseguence parimet konservatore, jo si Rilindja e Rames qe nuk kuptohet se cfare idelogjie politike dhe parime ekonomike po ndjek. Nga njera ane cdo gje me PPP (politike e te djathteve, e cila shoqerohet me shkurtim te administrates) e nga ana tjeter super aparat burokratik me administrate te mbingarkuar me Ministri e nje numer pa fund agjenci publike. Xhfi duhet ose te largohet nga politika e te merret me histori te pavarur (edhe studimet e tij jane te njeaneshme e tejet te politizuara si ne kohen e Enverit), ose t’i futet politikes e te leje historine. Si historian i politizuar eshte i pabesueshem

  25. Joshua says:

    Komplimente profesor kenaqesi per ta lexuar si gjithmone…kur do dali urbi ar orbi qe domtor korbi na la shendene

  26. G.A says:

    Kenaqesi t’ju lexojme Z. Xhufi.

  27. rexha 10 says:

    BERISHIZMI ESHTE I VETEMI SISTEM ,(po e quajme sistem ,pore qe nuke ja vlene te citoshe ne kete mynyre) QE E MORI SHQIPERINE ME GJITHE TE MIRAT ,ME REZERVA TE DRITHERAVE TE BUKES ,ME USHTRI TE RREGULLTE ,ME ARME E TANKE AVIONE ,ME FABRIKA E UZINA ,KOMBINATE QE PRODHONIN MALLRA TE NDRYSHEME PER EKSPORTE e shume te tjera gjera .TE VETMEN GJE QE I MUNGONTE ATIJE VENDI ,ISHIN RRUGET .
    PERSE DO TU DIGJTE DHE DUHEJ TE SHKATERROHEJ AI VENDE PO ME URDHER TE KETIJE NJERIU ,SEPSE DO TE NDERTONTE C’DO GJE NGA E PARA .
    KURE GJIRIN E LALEZIT E NDERTOI E VITET 2018. ESHTE I VETEMI KRYEMINISER I VETESHPALLUR QE E MORI SHTETIN ,DHE E SHKATERROI . BERI TE KUNDERTE E KRYEMINISTRAVE TE TJERE .PRANDAJE KY NJERI NUKE KRAHASOHET ASE ME AHMET ZOGUN QE BERI SHTETI E PARE SHQIPTARE ME LIGJET E TIJE.NDERSA KY KRIJOI SHTETIN RRUMPALLE PA LIGJE ,DHE PA KANUN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje