Nga Skënder Minxhozi
Janë dashur 16 vjet, që nga dita kur hyri në politikë, që Lulzim Basha të fillojë të artikulojë disa të vërteta të vjetra e të reja për Sali Berishën. Disa prej këtyre të vërtetave, që i korrespondojnë akteve të rënda me të vrarë, të mashtruar e të lënë në mes të katër rrugëve, kanë marrë formë teksa vetë Basha ishte në poltronin e pasagjerit të “shoferit” Berisha. Ka qenë në rreshtin e parë të “shout” por s’ka parë gjë. Të paktën deri më sot, kur pasi ka mbyllur dyer e dritare të selisë së PD, është ulur dhe ka marrë penën për të anatemuar shefin e vjetër për fajdet, kontrabandën e naftës me Millosheviçin, 21 janarin (!!!!) dhe Gërdecin.
Shumë vonë Lulzim, jashtë mase vonë! Megjithatë më mirë sot, sesa kurrë.
Vlen kjo edhe në krahun e kundërt, aty ku Sali Berisha ka marrë laps e letër dhe po stilon imazhin më negativ të imagjinueshëm për ish-nxënësin e tij tashmë të kyçur në atë që dikur ishte zyra e tij e punës. “Toyota Yaris”, hetimet në SHBA për çeshtjen Muzin, humbjet elektorale, aferat e kunatit të Bashës – gjithçka duket se ka dalë nga Kutia e Pandorës, këto orë që Berisha dhe përkrahësit e tij po zbulojnë një tjetër profil të kryetarit të PD, nga ai që në heshtje kishin pranuar deri para katër muajsh.
Shumë vonë Doktor, jashtë mase vonë! Partia u nda, dëmi u bë.
Taboret e Sali Berishës po testojnë këto orë pikat e dobëta të ndërtesës së Partisë Demokratike, si në ato filmat me beteja mesjetare ku kështjellat e rrethuara mësyheshin nga mijëra luftëtarë me shpata e parzmore. Brenda ndërtesës Lulzim Basha përpiqet të luajë teatër me një paqe të sforcuar që mundohet t’i japë daljeve të veta apo të zyrtarëve të tjerë të PD.
Kjo qetësi para furtunës së 8 janarit ngjan edhe më groteske dhe false, kur dëgjon dhe lexon atë çfarë palët thonë për njëra-tjetrën. Një ndasi e thellë, një urrejtje pa kthim, një pezm që nuk ka më shërim. Mbi të gjitha, një denigrim publik dypalësh, në një luftë me lumenj balte që bëjnë pis gjithkënd që gjendet aty.
Që Sali Berishës t’i jenë dashur plot 38 muaj që nxjerrë publikisht vrerin dhe akuzat për Toyota Yaris ndaj Bashës, kjo është diçka që e bën me turp personin që për 30 vjet na ka thënë se është burrë dhe se thotë kurdoherë të vërtetën. Që Lulzim Bashës t’i jenë dashur plot 10 vjet që të tregojë me gisht shefin e tij për 21 janarin, edhe kjo është një akuzë që vetëm sa e bën edhe më pis autorin e saj.
Sepse Basha dhe Berisha s’kanë qenë bashkë vetëm në 21 janar, kur i vunë emrin “grusht shteti” masakrës që kryen, kanë qenë bashkë në çdo episod tragjik ku ka shkelur bashkëqeverisja e tyre. Edhe kur shpërtheu Gërdeci, edhe kur u ndërtua Rruga e Kombit me dosjen sa një mal në prokurori.
E kanë kot që shajnë e mallkojnë sot njëri-tjetrin, duke përdorur akuza të cilat po vetë i kanë hedhur poshtë me dhjetra herë. Duke sharë rivalin, si Basha, si Berisha, po mallkojnë në fakt trashëgiminë e përbashkët politike. Është shumë vonë që të besojmë sot, në vitin 2021, që në 21 janar ka pasur faj vetëm Berisha, ndërkohë që Basha ishte ministër i brendshëm. Është shumë vonë që të besojmë sot se Lulzim Basha i ka humbur i vetëm të gjitha zgjedhjet pas vitit 2013, ndërkohë që Berisha “ndodhej në Argjentinë” dhe u njoftua vetëm para katër muajsh!
Alibia që dy personazhet në fjalë po ndëtojnë për veten, duke anatemuar tjetrin dhe hequr fajin nga vetja, është një konkurs përbaltjeje, stërkalat e të cilit nuk kursejnë asnjerin prej tyre. Zoti Basha dhe zoti Berisha: Jeni shumë vonë që të besojmë se na keni qeverisur duke e ndarë fajin dhe përgjegjësitë për të cilat flisni nga mëngjesi në darkë, me kandar farmacie. Keni qenë në një varkë dhe Amerika ju nxorri prej saj me dhunë. Kjo është e vëtmja e vërtetë e kësaj historie të shëmtuar.
Bravo Minxhozi, ja kjo eshte e gjitha.
Sali po që të kopjol Dodik,serbi Bosnjës.Ene ai se pranoi me të njëjtin argument si ti Sanksionet Personale.Gallatë e madhe lale.
Minxhoz, je gazetar me integritet mos e humb e mos u bej lepires kur nuk te duhet besoj. Berisha dhe Basha kane qene bashke fare edhe ne 21 Janar.
Do ta perdorin Berishen si koke dashi per te thyer dyert e blinduara tek PD.
hiqi ato favorite mer bole ,per zotin ste lexon njeri ty por te pakten regullo pak imazhin
Bravo Minxhozi, si gjithmone i sakte dhe korrekt ne perkufizime. Gazetari e ftohte ne detaje.
Shkrimit do t’i shtoja vetem nje fjali, ne fund: “Xhanem, mire ja beni ketij vendi, si zoti Berisha, ashtu dhe zoti Basha: keni vozitur ne ate varke me gjithe qetesine e mundshme sepse ne kete vend nuk ka njerez te drejtesise me integritet.”
Pisllëk jo vetëm ata të dy por një kope e madhe njerëzish dhe aleatësh që gjoja kanë qeverisur
Ata vetëm xhvatën e xhvatën deri sa popullit i vajti thika në kockë
Vëndi i tyre tashmë nuk është zyra per të cilën zorolisin një popull por qelia .
Je shume bajat or ti! Po ke Toyota Yaris ju te rilindjes jeni me mut deri ne gryke or ti! Ju vazhdoni merreni me B & B kur keni Taun personazhin kryesor dhe e mbuloni me hi!!! Hej Zot!!! Nuk me plas per B & B po ju te Temes e keni bere bloze ne krah te rilindjes.
Minxhozi është bërë si gjeldeti kohët e fundit. Dhe e gjithë bota e di se sa meriton gjeli i detit të jetë në çdo listë të shpendëve më budallenj. Ata kanë sy si kakërdhi e shkelur pa kujdes, një ecje pothuajse të ngathët dhe mendje të zbehtë. Fix Minxhozi. E. Fuga thotë se ai është gjenetikisht “i hutuar”, ndërsa Mero B. dëshmon se Minxhozi është shpend i keqkuptuar. Kur bie shi, duket se Minxhozi dhe gjeldetat thjesht janë magjepsur nga ideja e lagështirës që vjen nga askund. Prandaj, ata shikojnë lart me gojë hapur me frikë. Sëfundmi po ndodh, që Minxhozi e bën këtë derisa të mbytet – mos e dhëntë Allahu
Basha ka qene bashke me Berishen ne 21 Janar. Minxhoz mos genje se e di edhe ti!!
Megjithese vetem disa Detaje nga Jeta Politike e Dy Personazheve te lartpermendura ( Lul-Sal ose Sal -Lul ) ….shikohet qarte , ne Kendveshtrimin tim, edhe mjeshtria e tyre per te sabotuar/ c`orientuar / izoluar / deztabilizuar / konfrontuar / pjesen derrmuese te shqipetareve opozitar.
A nuk do te mjaftonte kjo qe keta shqipetare opozitare te pakten ne kete Fillimvit 2022 ( mbas 32-Vitesh Kapitalizem ) te abandononin keto Figura te ndryshkura te Historise sone fatkeqe ?????????????????
Cka asht ma e keqja e te dyve se kur i pyesin se pse Ju keni pase vleresim tjeter per njeni tjetrin,ato me paturpsye pergjigjen :”na falni se kemi gabue.” po mire u themi na,kur Ju keni gabue tash sa vjet qe jeni bashke a thue nuk do te gaboni perseri ? Prandej as njeni as tjetri nuk bajne ma per at pune.Te duhet me shkue ne shtepi dhe me i lèshue partine demokratike te rijve me mendesi tjera .
Koherent si gjithnje z.Minxhozi.Respekt per vertetesine e nje analisti te mirefillte,çka i mungon sot Shqiperise e shqipetareve!Te dy kermat e ketij tranzicioni duhen te zhduken nga skena politike dhe duhet tu gjihet vendi si hajdute,vrastare e kriminele qe kane mbritur deri ne ate pike sa per interesa te tyre personale falen edhe teritorin shqipetar per nje pale te trete ,grekeve duke menduar se pasi nuk u hyri gjemb ne kembe per ç’ka kane rembyer nga pasurite e ketij vendi ns’ka se si tu ndodhe ndryshe tashme qe jane vetshpallur pronare te te gjithe shqiperise nga skai ne skaj!Dje Basha na tha perallen e tij ndoshta te fundit qe kur paskerka qene “minister i jashtem” ka biseduar per trupat speciale e qe sot tha ai erdhi zv/ambasadori dhe me komunikoi qe kjo kerkese e imja u be realitet!Ky eshte “pinoku Basha” qe ndoshta eshte jo ne nje kallep me Berrishen por me i keq se ai dhe kuptohet me pa nivel!Ndaj ka ardhur koha qe te dy duhen te qerrohen njehere e mire nga politika dhe te japin llogari per bemat qe kane bere ndaj ketij vendi.,ndryshe Shqiperia ka marre rrokullisjen pa kthim drejt nje kaosi qe nuk e dime se nga e ka epiqendren! Qendrimi Juaj z.Minxhozi duhet te jete per te gjithe sot !Nuk ka rruge tjeter!Saliun dhe Lulin as metalurgjiku nuk i shkrin dot per bemat qe kane bere e krimet qe kane kryer!
Çfarë furtune, o Minxhoz?!
Fix fare Minxhozi.
Z. Minxhozi je nje analist perfekt! Vazhdo keshtu! Ata qe ndihen te indinjuar nga shkrimet dhe analizimet e tua, s’kane argumenta e merren me çeshtje personale a thua se te kane prere kerthizen e te njohin me liber shtepie. Po mos u merzit se, Ballkanasit e Mesdhetaret kete pune kane, i zien gjaku e nuk dine çbrroçkollisin ?
I nderuar Minxhozi, perse qendron ulet dhe jeton pak. Po mire more Zoteri i nderuar, te gjitha fajet bemat dhe gjemat i paska Berisha. Le te behem me ty per here te mendimit diabolik qe keni kunder Berishes. Po, Partia qe ti aderon dhe ushqehesh, a nuk ka krime me shume se cdo kush tjeter mbi popullin vet sa c’ka PKSh, PPSh dhe sekti rivedkjes. Argumentin qe ben ti eshte si te matesh muzeun e Krujes( ndoshta eshte vendi juaj nga vini) me koke poshte. Pra ta kthesh perseprapthi. O Zoteri, shkruaj, o derzi “ku ti kerkoj rrenje e mija parti”. Je bere hore, me vjen keq se je vremosur shume, packa se na hiqesh dhe si perrendimore por qe te tradheton emrin Iskander.
Sali Berisha ka bere aq shume per ta nxjerre kete vend nga ku ti dhe te paret tuaj e biresuan ne lindje, drejt integrimit, hoqi telin me gjemba dhe ju zgjoj nga utopizmi, ne NATO, Pa viza. Vizite historike nga presidenti i Bush ne Tirane dhe shpalljen e paveresise se Kosoves, Pa viza, bashkim fizik te kombit. Ndersa per juve Zoteri njeriu eshte ne brez e poshte dhe jo i teri. Keshtu e bete Shqiperine me popovicet,mugioshet deh Edver peder hoxha. Nuk besoj se eshte e udhes ky lloj krahasimi. Nese do hapen krimet tuaja nuk ka gjyq qe i gjykon. Por, ti e ke profesion tendin dhe mund te shprehesh si te duahs.