Lulzim Basha sfidon Sali Berishën ditën e shtunë, nga selia e PD

7 Janar 2022, 10:19Politika TEMA

Nga Mariglen Kume

Në kulmin e akuzave nga mbështetësit e Berishës se është izoluar në selinë e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha erdhi si çdo mëngjes në PD, por ndryshe nga ditët e tjera, dje ai nuk u ngjit në zyrën e tij, por u ul në një kafe informale me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në PD

Për herë të parë dje, kreu i Partisë Demokratike pa në kohë reale nga oborri i kafes që ndodhet përbri selisë blu, momentet kur deputetët që janë pozicionuar pranë Berishës dhe të rinjtë kërkonin të futeshin në selinë blu. Ai nuk u largua edhe kur ata ndodheshin vetëm disa metra larg tij. Kreu i PD-së u ngjit në zyrën e tij vetëm disa minuta para se të priste në një takim zëvendësambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Demian Smith. Për të shkuar në zyrën e tij, Basha nuk përdori derën kryesore, por njësoj si administrata e PD-së, derën që ndodhet në anën lindore të godinës, aty ku më herë hyri edhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku.

Vetëm pak minuta pasi Basha u ngjit në zyrën e tij, në oborrin e PD-së u shfaq makina që solli zëvendësambasadorin e SHBA-së, Demian Smith, me bashkëpunëtorët e tij. Edhe zëvendësambasadori shkoi në takim duke përdorur derën anësore, e cila duket se pas rikonstruktimeve, do të përdoret më shpesh për t’u futur në selinë blu. Diplomati amerikan mbërriti në PD rreth orës 13:00 ndërsa takimi me kryedemokratin dhe lidershipin zgjati për rreth 60 minuta. Pas takimit ai u largua duke respektuar kodin e takimeve të formatit të tillë.

Gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve se tema kryesore e diskutimit ditën e djeshme mes lidershipit të PD-së dhe diplomatit amerikan u fokusua te protesta e lajmëruar më 8 janar nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, që u krijua më 11 dhjetor 2021. Burimet konfirmuan se zëvendësambasadori pyeti kryedemokratin Basha nëse do të ndodheshin në seli gjatë kohës që do të zhvillohet protesta. Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit diplomati i SHBA-së kërkoi që të shmangej dhuna.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së i ka konfirmuar z. Smith se ditën e shtunë ai, së bashku me Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, kanë planifikuar mbledhje dhe do të jenë në seli në kohën që jashtë godinës do të jenë duke protestuar mbështetësit e Berishës. Po ashtu, kreu i PD-së ka bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet. Në kushtet e një përplasjeje politike, ndonëse brenda familjes, vendimi i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar për të qëndruar ë bashkuar para protestuesve duket se është edhe një mesazh për të demonstruar se kush ka shumicën.

8 komente në “Lulzim Basha sfidon Sali Berishën ditën e shtunë, nga selia e PD”

  1. Luli 4 vjec lexonte tolstoin says:

    Neser ne 12 luli ka takim me ambasadoren amerikane.
    Saliu do djeg kullen e vecifolit

  2. "BOHOTINA" says:

    Salihu kerkon licencen e humbur, apo falur dikur, aty nga 2013…

  3. rexha 10 says:

    SALIU E KA TE SIGURTE QE TE GJITHA ISTITUCIONET PUBLIKE QE KOMANDOI ,I ZAPTOI VETE ,DUKE U VETESHPALLUR KRYETARE PARTIE ,KRYEMINISTER ,PRESDENT.PO TE MOSE I KISHTE MARRE KETO POSTE QE DESHIRONTE KY NJERI ,SHQIPERIA DOTE ISHTE KTHYER NJE SHTETE AFRIKANE ,KU SEJCILI TE RREMBENTE ATE QE DONTE,DHE TA DERGONTE NE AFRIKE .BILES DUKE U NDIHMUAR EDHE NGA SHTETET E TJERA TE BALLKANIT, APOTE EUROPES. ISHI KETA SHTETE QE E BENE SALI BERISHEN QE TE PRISTE SA MAJTAS E DJATHTAS.KURE E KUPTUAN SE SALIU PO I SHPALLTE LUFTE EDHE AMERIKES ,I BLLOKUAN HYRJEN PER NE AMERIKE.

  4. Nik says:

    Qenit Sali Vuk Vicidolit i ka ardhur ngordhja, prandaj kerkon te beje shurren trk der e xhamise,
    por berberet qe kane ardhur sot ne Tirane do t’ia presin bibilushin!

  5. Petrit says:

    E verteta eshte se Lulzim Basha eshte shume i vogël per te sfiduar nje legjendë siç eshte i nderuari i kombit shqipëtar PROF DR SALI BERISHA.

  6. Gjinua i PeDes says:

    Luli i shkerdheu Argiten ne kosove Tani po shkerdhen dhe Saliun ne bythe I forte dole more Gjino!

  7. Teli says:

    Nuk ju ben njeri me faj ju komentuesve kartifoze, por Merua me frroke, Ngjela, Pata e Doçer e moren ne qafe Lulin e shkrete duke e trimeruar.
    Sa I perket Kimit, neser luli do kuptoje me se miri skenarin Afgan te Amerikes.
    Ska shprese as teorike qe luli te qendrojne kryetar i Demokrateve sepse nese para ca javesh nuk e donin me tani e URREJNE. Luli do ngelet ne histori si KLLOUN POLITIK .

  8. Çdo gjë do shkojë si në vaj geshtenjash....!!! says:

    Neser do zhvillohet foltorja më paqesore në botë, sepse është thirrur dhe komanduar nga Don Kishoti i Viçidolit, njeri më i lig, më frikacak në botë. Ai e edhe qorr po të ishte, e shef qartë linjen e kuqe……!!! Tufat e zagarve, shkerdhatave dhe prostitutave që do shkojnë në foltore, sdo bëjnë gjë tjeter veçse do kelthasin si kukuvajkat “parti Sali jami gati me na shti”. Bile bile, edhe nqse do ketë ndonjë drogirash të të tipit të tubimeve me karucin Arqimed, dhe do thejnë diçka, Sali Shiqerja do ti akuzojë si kollonë e 5-të e futur nga Edi Rama. Pra nester çdo gjë do shkojë si në vaj, kurse Sali kurva e Viçidolit do dhjesin nga frika dhe nga pesha e anti-plumbit. Aq shumë po dhihet nga frika ky spermatozoidi Serb nga Viçidoli, saqë ka porositur që neser të ketë më shumë flamuj Amerikanë se sa Shqiptar. Kjo kurva e vjeter, e njef dhe nuk i pelqen aspak era e barutit……!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje