Berisha kërcenon Bashën: Mos kujto se mbaron me kaq Lul brava, jemi ortek dhe ky është vetëm fillimi

8 Janar 2022, 13:53Politika TEMA

Sali Berisha pas dhunës në selinë e PD-së dhe ndërhyrjes së policisë deklaroi se ky është vetëm fillimi. E ndërsa e cilësoi Lulzim Bashën “kufomë politike” dhe akuzoi Edi Ramën se e ndihmoi, Berisha tha se protesta është ortek që nuk ndahet deri në largimin e kryetarit aktual të PD-së.

Qeveria dhe narko-opozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane në këmbë, që u paraqit në protestë paqësore dhe u përballe me mjetet më të egra të dhunës. Jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë.

Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së. Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së, përveç me pengun e Ramës, që quhet Lul Brava.

Kjo është një lëvizje e pandalshme, një betejë që nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Sot bota pa fytyrën e vërtetë të Lul pengut, u mbrojt me metodat me banditeske dhe egërsinë e narko-banditëve të Ramës.

Shoqëria shqiptare do të çlirohet nga narko-shteti, si forma më e shëmtuar diktaturës. Përdori sot të gjitha mjetet, kreu i meduzës për të shpëtuar Lul Bravën, por është e kotë, Lul Brava është një kufomë politike e pakallur. Jo sot, por ditën kur 44 mijë anëtarë të PD-së votuan për shkarkimin e tij” deklaroi ai.

3 komente në “Berisha kërcenon Bashën: Mos kujto se mbaron me kaq Lul brava, jemi ortek dhe ky është vetëm fillimi”

  1. Jeton says:

    Ske faj, të kanë lënë të lirë të bësh kështu, motërqirë.

  2. Trotski says:

    Kete Bandit as Varri nuk e qeteson.!!! Shenje prej tij nuk duhet te mbese.

  3. Ms says:

    Po Florianes ku I iku buzeqeshje fallco!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje