Çim Peka ka përkrahur dhunën e ushtruar ndaj anëtarit të Kryesisë Roland Bejko.
Peka thotë se ai i provokoi demokratët duke shkuar në seli
Peka tha se mbërritja me vonesë e Roland Bejkos ishte një provokim.
Edhe mbërritjen e Grida Dumës me truproja, Peka e quajti një provokim.
Peka tha më tej se një tjetër provokim i ulët është edhe deklarata e Spartak Brahos se mund të vritet deputeti Enkelejd Alibeaj.
“Alibeaj ka kërkuar truprojë pas çmendurisë së Brahos. Gjëja e parë që bëhet në këto raste, verifikohet informacioni. Por del një i çmendur, ish-prokuror i Enver Hoxhës dhe thotë do vritet nesër dhe nuk del prokuroria ta marrë në pyetje. Por nëse nuk ke prova, ai duhet të arrestohet për shpifje,” tha Peka.
Peka tha se protesta është me leje dhe makinat duhet të ishin spastruar nga oborri i PD-së.
Roland Bejko, gjatë reagimit të tij për mediat pasi u dhunua nga njerëzit e Sali Berishës, tha se u ndje keq që u godit nga njerëz që i ka pas miq duke komentuar edhe reagimin e Pekës.
“Ngrihet Çim Peka e thotë mirë ja bënë, se i provokoi. Unë po hyja në selinë e PD për mbledhjen e thirrur nga kryetari, ku ishte provokimi.
Ata që janë mbledhur aty janë njerëz të varfër e hallexhinj, që po përdoren nga Berisha. Nuk e di si ndihen Genc Pollo, Tritan Shehu, miku im Besnik Mustafaj, kur shohin këto skena. Unë s’kam frikë dhe kam qenë më afër Sali Berishës se sa Lulzim Bashës, por nuk mund ta izolojmë PD-në se kemi një vendim të SHBA-së dhe s’mund të dalim kundër SHBA”, tha ai.
a ke moter moter qire o çim moter kurva