Gazetarja Fatjona Mejdini ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe zërat që paralajmërojnë ushtim dhune.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka apeluar për qetësi duke ftuar palët të qëndrojnë të ndara deri në vendimin e gjykatës për të vendosur më tej për fatin e tyre politik.
“Qartazi PD ka nje krisje te madhe dhe te dhimbshme nga brenda, por thirrjet per viktima, mesymje, pushtime godinash nuk jane normale ne kete stad zhvillimi qe eshte vendi sot. Godina aktuale e PD-se nuk eshte e lidhur me historine e kesaj partie, nuk eshte as Meka dhe as ndonje tempull i shenjte, e as vend nga i cili buron ndonje legjitimitet. (Vete Berisha nuk punon ne seli partie qe prej vitit 2013 dhe kjo nuk e ka bere me pak demokrat apo me pak legjitim ne kerkesat e tij). Ne vend te kesaj situate shqetesuese palet mund te qendronin ne vende te ndara, te prisnin vendimin e gjykates dhe te shikonin pas saj fatin e tyre politik. Kjo jo vetem si veprim llogjik, por dhe si borxh ndaj demokrateve dhe shqiptareve te tjere”, shkruan Mejdini.