Zef Brozi thirrje demokratëve: Mos u bëni mish për top të Saliut, askush s'e mbron dot më atë

8 Janar 2022, 09:33Politika TEMA

Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, u ka bërë thirrje sot demokratëve që të mos bëhen ‘mish për top të Saliut’.

Ai u kërkon demokratëve të protestojnë paqësisht për të drejtat e tyre, teksa thekson se Berisha nuk do t’i mbrojë dot nëse me urdhër të tij, ata kryejnë akte dhune dhe vihen para drejtësisë.

Sipas Brozit, Berishën nuk e mbron dot më askush ‘për krimet makabre dhe korrupsionin marramendës’, pasi ai përballjen e ka me Amerikën dhe së shpejti edhe me SPAK.

“Demokratë, mos u bëni mish për top të Saliut! Protestues të thirrur nga Sala:  Ai nuk ju mbron dot nëse me nxitjen e urdhrave të tij ju do kryeni akte dhune dhe do viheni para drejtësisë.

Demokratë: Protestoni paqësisht për të drejtat e juaja, por jo për mbrojtjen e atij qe askush nuk do mundet ta mbroje më për  krimet makabre dhe korrupsionin marramendës. Ai përballjen e ka me Amerikën dhe besoj së shpejti edhe me SPAK!”, shkruan ai.

4 komente në “Zef Brozi thirrje demokratëve: Mos u bëni mish për top të Saliut, askush s’e mbron dot më atë”

  1. astri tUSA says:

    Pse nuk zgjohet SPAK ,deri kur do te vazhdoje shqiprija te prese per tu zbatuar ligji!?

  2. Ujku Plak says:

    Do te behen Mishe per Top, se ja kan detyrim Sales, i mori nga Çoban Dhishe dhe i beri Drejtora, Shefa e Biznesmene, nga pa Buksa ne Miljardere qe jetoin mes Luksit dhe bredhin neper bote ku jane vendet me te bukura dhe te shtrejta. Eshte nje liste e gjate me Sponsor qe mbeshtesin Salen, pse nuk i dergoin Formularin e justifikimit te Pasurise , orgen kopetente te Ripjelljes? Kan frike apo jan Pale me keta rq qe kane 30 vjete rrjeshte qe e kethyen Shqiperin ne nje vende me Shprese te vrare se munde te behet ndonje here.

  3. ?????????????????? says:

    ???????????????

  4. Lulka says:

    Sali krimineli do te shikoi sa forc ka se lakun e Di mir qe e ka gati e kan matur mir dhe per Salen esht dimri I fundit prangat dhe laku e pret ,kurse per njerzit qe I shkoin mbrapa duhet te mrin pages se nuk ka kuptim tjeter te jesh at I trash te shkosh mbas nje te lajthituri qe po jep shpirt, zoti bekoft shqiprin dhe shqiptaret se dit me te mira po vin historija do ti tregoi te gjitha dhe saliu me shok si likja e rama do dalin funderrinat e kombit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje