Nga Bledi Lumani
Propaganduesve mediatikë të Sali Berishës, që deri dje ishin këshilltarë të Lulzim Bashës, nuk iu ka bërë përshtypje ajo skenë kafshërore para selisë së PD-së, ku një çetë e dalë mendsh, me vare e trapanë në dorë, u lëshua si e tërbuar për të hyrë brenda godinës ku ndodhej jo vetëm “besëpreri” Lulëzim Basha, por edhe dhjetëra persona të tjerë, fati i të cilëve mund të ishte tragjik, nëse turma depërtonte brenda.
Me siguri janë mësuar me këto skena dhe nuk iu bën më përshtypje dhuna.
I gjithë tërbimi i tyre u drejtua mbi Policinë e Shtetit, pse ndërhyri për të penguar që kësaj marrëzie t’i shkohej deri në fund dhe po çirren banaqeve televizive e portaleve të financuara nga paratë e korrupsionit shtetëror, duke thënë se ndërhyrja e Policisë tregon se Lulzim Basha po bashkëpunon me Edi Ramën.
Për ta, Policia e Shtetit duhej të vëzhgonte nga larg se si vriteshin mes tyre demokratët, për një godinë që s’i duhet as dreqit, kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, se kështu do të vërtetohej se Basha nuk është peng i Edi Ramës dhe nuk bashkëpunon me këtë të fundit.
Pra Policia duhej të bënte sehir deri në fund, për t’iu vërtetuar këtyre të marrëve mediatikë, se nuk paska gjë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
“Harrojnë” se Policia e ka për detyrë të mbrojë jo vetëm kryetarin e opozitës dhe deputetët, kur iu rrezikohet jeta, por çdo qytetar.
Dhe ajo që po ndodhte para selisë së PD-së, ishte pikërisht kjo, cënimi i sigurisë së jetës së deputetëve dhe kryetarit të opozitës, por dhe vetë atyre që ishin mbledhur aty.
Policia jo vetëm që e kishte për detyrë të ndërhynte, por për turpin e saj, e kompleksuar pikërisht nga këta të marrë mediatikë, që thoshin se po të ndërhynte, ajo tregonte lidhjen Rama-Basha, lejoi të ndodhnin ato skena dhune e të vihej në rrezik serioz jeta e shumë qytetarëve, atyre që ndodheshin brenda, por dhe atyre që po sulmonin godinën.
Ça prisnin këta, që t’i shkonin Bashës në zyrë me vare e qysqi në dorë dhe ta nxirrnin zvarrë, apo ta fluturonin edhe nga kati i dytë i zyrës së tij e të shpërthenin britmat “e hodhëm, e hodhëm qelbësirën”, se kështu kënaqeshin këta konspiracionistët e lidhjes Rama-Basha?
Epo boll të marrë kishte aty në sheshin para selisë së PD-së, mos pretendoni që të marrosej në atë farë mase edhe Policia, sa të bënte sehir që ta zgjidhnin me Kanun këtë punë Berisha me Bashën!
Tre cereku i shqiptareve eshte dakord qe ata te vriteshin me njeri tjetrin….
Edhe ne filma ka skena te tilla lufte derisa njera pale mundet dhe terhiqet.
Me mire pa keta kriminel
Ashtu si mjeket bejne be timin è Hipokratit, keta o Luman, kane bere betimin e…IDIOTIT deri ne vdekje!
Nuk eshte mirnjohes Basha joooo…… kot nderhyri policia….. vehten ngrenshin.
Degjoni se cfar po thot ne konference shtypi.
Ore mender student, mos do që gjithë përkrahësit e Bashës të rreshtohen para selisë së PS për të marrë teserën e Partisë Socialiste, si mirënjohje ndaj policisë? Ti me sa duket policinë nuk e konsideron të shtetit por të PS.
Mender qofsh o Loni pe betoni. Nuk thash te antarsohen ne PS, por te jete vetvetja, pasi akuzat qe ben Basha and coo ndaj policise per vonesa, moskryerje detyre, per vellezer siamez KM- Berish, janê hipokrizi e gjalle.
Policia beri detyren, por dualizmi i Bashes neper deklarata se gjoja policet jane ok, por urdheruesit jane te lidhur me Berishen, kjo gje nuk shkon.
Zoti Lumneshi.Ke te drejte,por sa te vdesin te tjere te pafajshem ,lerini te vriten vete njeri tjetrin.Kriminele jane.Sigurisht mes protestuesve ka patur edhe “te lehte menderisht”,por ata nuk besoj kurre te kene nderhyrje me dhune shkaterruar.E pe saliun?Qendroi dhe drejtoi ne distance,nuk morri qysqi e varre ne dore.I di bythe shume.Fut kriminele ne valle dhe vete bytheterhequr ferkon duart.Ndaj duhej lene te vriteshin ose te dhunonin njeri tjetrin.Pasi ti dilte tymi ne maje te catise ishte kollaj fare,organizatoret ne burg per dhunim shkaterrim dhe vrasje.Vetem nese prokurirja tropojane do mbuloje te verteten.
Pd ishte ligjit parti terrroriste
Çfar uji i ke dhene gamorit, uje te ftohte apo te nxehte?
Hip se te vrava, zdryp se te vrava.
NE SISTEM DEMOKRATIK POLICIA NUK ESHTE POLITIKE. AJO ESHTE E GJITH POPULLIT DHE DETYRA E SAJ ESHTE TE NDERHYJ KUDO QE KA TURBULLIRA E DHUNE QOFSHIN ATO JO VETEM POLITIKE POR EDHE FAMILJARE. NE KETE RAST POLICIA DUHET FALNDERUAR E SHPERBLYER SE KA PARANDALUAR GJAKDERDHJE MASIVE VELLAVRASESE GJE TE CILEN SALI BERISHA E KA PASUR DHE E KA QELIM TE JETES DHE E KA REALIZUAR SI ASKUSH TJETER DISA HER ME GJITHFAR FORMASH KETE CEREKSHEKULLIN E FUNDIT.
Mender qofsh o Loni pe betoni. Nuk thash te antarsohen ne PS, por te jete vetvetja, pasi akuzat qe ben Basha and coo ndaj policise per vonesa, moskryerje detyre, per vellezer siamez KM- Berish, janê hipokrizi e gjalle.
Policia beri detyren, por dualizmi i Bashes neper deklarata se gjoja policet jane ok, por urdheruesit jane te lidhur me Berishen, kjo gje nuk shkon.
Simbol ligjit POLICIA E KA DEETYRE qe qofte dhe nje xham te thyhet duhet te ndërhyj per te vene rregull.Ne kushtet konkrete ajo shuhet te bënte sehir duke kryer gjithe ato akte kriminale.Pamvarsisht se e interpreton njeri pal apo tjetra ajo ne cdo moment duhet te ndërhyj, kete ja jep te drejt ligji dhe jo Rama Berisha apo Basha.kjo eshte detyra numër 1 funksionale e policisë.Aq me tepër kur sulmohet nj institucion.Eshte djersa e popullit e ndërtuar ajo godine.Por keni gjet shesh e Beni pershes ,se keni kete popull pa mend qe u ka marre truri ere dhe bejne qe politiken tane qe per interesat e tyre duan ta shohin kete popull si zvarranike,sepse vetem kështu do vjedhin e do shpërdorojnë pa i hyre gjemb ne kembe.cfare priste policia qe te Benin thirrje njerëzit brenda qe po u rrezikohej jeta?Jo polici e popullit u thye nje xhami menjëherë ndërhyhet.Le ti interpretonin si te duan kriminelet ,ndaje eshte policia qofte sikur dhe nje xhami te thyhet.