Nga Aranit Muraçi
Nuk është thjesht një betejë për godinën dhe logon e një partie, brenda radhëve të opozitës.
Është një betejë personale mes kandidatëve për pushtet dhe kariken e kryetarit të opozitës.
Kuptohet që në pushtet nuk vjen dot as nga dhuna dhe as nga kaosi. Para distancimit prej tyre, ato kanë përgjegjës konkretë.
Është një betejë për mbijetesën e atyre që shohin se u ka ardhur fundi dhe po rrezikojnë të humbin përfundimisht priviligjet e përjetshme dhe të pamerituara që merrnin nga politika.
Cili është dallimi midis një mbreti me oborrtarët dhe të një lideri në një sistem demokratik, i cili veten, partinë ose “mbretërinë” e tij i sheh të pakonkurueshme?
A nuk ka arsye Edi Rama përmes të njëjtës logjikë ta konsiderojë veten një lider të pakonkurueshëm në “mbretërinë” e tij dhe të qëndrojë në pushtet sa të dojë vetë?
Në vend të reformimit, që duhet të kishte ndodhur në vitin 2013 opozita zgjodhi deformimin. Sot ajo po vuan pasajat e këtij deformimi dhe është vënë para dy alternativave: reformimin urgjent ose shuarjen e saj.
Nevojën për reformim që vendi ynë të kishte një alternativë serioze opozitare e ngriti perëndimi, kështu që të gjithë intelektualët ‘në tentativë’, me pretendimin se janë të djathtë, para se të pretendojnë se janë të tillë, duhet të verifikojnë postet, pasuritë, diplomat, gradat shkencore dhe kështu me radhë, nëse i kanë të merituara dhe të fituara nga ndonjë garë e ndershme, apo i kanë të falura nga pushteti dhe paraja e pamerituar, para se të gjejnë fajtorët dhe armiqtë brenda dhe jashtë oborrit të partisë që ata përfaqësojnë. Më të ndershmit minimalisht duhet t’i denoncojnë.
Nëse u ka munguar një garë e ndershme mes tyre, kur kanë qenë në pushtet ose në opozitë, pjesa që pretendon se gëzon intelekt duhet të nisë të besojë se për këtë situatë kanë përgjegjës dhe madje mund të jetë edhe vetë faji i tyre që nuk i kanë identifikuar.
Opozita e vërtetë duhet të ishte sot frymë popullore. Plot 9 vite pas rënies nga pushteti ajo duhet të ishte kthyer në një alternativë më të besueshme se sa ç’mund të jetë vetë qeverisja aktuale, që të mund të ngjallte shpresë në çdo cep të Shqipërisë.
Në vend të kësaj, ajo bllokoi zhvillimin normal të vetvetes, me besimin e gabuar se perëndimi do të detyronte kundërshtarin e saj t’i hapte rrugën rikthimit në pushtet të njëjtëve njerëz që kishin qeverisur të paktën një ose dy herë.
Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por përkundrazi, ndodhi e kundërta çka shpjegon arsyen se përse opozita sot është kthyer në një alternativë konfliktuale me vetveten. Është thjesht dhe vetëm një betejë e ashpër brenda radhëve të saj, për ekzistencë.
Disa thotë se kanë dhënë aty kontribute. Disa thonë se kanë aksione. Disa pretendojnë se janë edhe pronarë. Është kjo frymë, e ngritur mbi interesa personalë, pasqyra e vërtetë e deformimit të saj. Një parti që ka qenë ose pretendon se mund të rikthehet në pushtet, së pari, duhet të jetë një bashkim i madh i njerëzve, eksperiencave, vlerave me mendime dhe idetë më të mira, të cilët drejtuesit dhe strukturat i zgjedhin me garë demokratike, për të krijuar besimin e mjaftueshëm te elektorati se ata do të mund të të qeverisin më mirë.
Opozita ka mungesë të theksuar besimi në vetvete dhe akoma më keq për ideologjinë e gabuar që ka ndjekur ka edhe një mungesë reflektimi.
Dikush mund të ketë dhënë kontribut për 30 vite, por duhet të kuptojë se vjen një ditë kur dikush tjetër për vetëm një muaj, nëse ka garë dhe ajo i jep të drejtë, mund të vlejë më tepër.
Është cilësia që bën diferencën.
Ndërsa fatin e kësaj beteje e ka përcaktuar një forcë më e madhe se faktorë të tjerë të brendshëm, që është faktori ndërkombëtar.
Prandaj edhe kur nuk e ke forcën e duhur që t’i biesh SHBA-ve do t’i biesh murit tënd me kokë!
Fatkeqësisht ka një pjesë intelektualësh që kanë rënë në kurthin e zhvillimeve të fundit dhe besojnë se Basha është vërtet “peng” i Ramës.
E vërteta është ndryshe: Opozita duhet të ishte reformuar të paktën pesë herë deri tani. Ajo duket qartë se ka nisur të reformohet me ndihmën dhe “kamxhikun ndërkombëtar”.
Opozita gjithashtu nuk duhet konceptuar nga intelektualët një njeri ose një parti e vetme.
Një parti e provuar dy herë në pushtet para se të pretendojë se me të njëjtët njerëz dhe me të njëjtën frymë do të ketë edhe një shans të tretë, kur është rrëzuar për gabimet e së kaluarës dhe është vënë përballë faktit se me pamjet që demonstroi sot nuk do të ketë asnjë përkrahje nga perëndimi, duhet të ketë investuar me kohë për të mbajtur rreth e rrotull analfabetë funksionalë, derisa artikulon marrëzira pa e kuptuar kapitullimin.
“Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush – ka thënë Mark Twain.
Këtu ishte edhe këtu është Shqipëria. Opozita do të ketë gjithmonë një shans, që të organizohet dhe të kthehet në një alternativë më të mirë, për një Shqipëri dhe një të ardhme më të mirë.
Mjafton çlirimi dhe jo pushtimi i saj!
Daniel Cohn-Bendit aktiviste i gauche extrême mbane firmen e protestes se fundit ne France ne vitin 1981 .
Nuk egzistone ketu proteste nga nje parti politike qofte edhe nga Marine le Pen extrême i djatht zerooooo proteste
Sot protestojne vetem sindikatat , grupet e vogla te majta apo te djathta me bilbile zhurma per tu njohur por parti politike jamais .
Partit politike kane programe ,seli ,logo, strukture nuk protestojne kurre kane forma te tjera te komunikimit me njerzit .
Ajo qe ndodhe ne Shqiperi eshte se nuk e njohin demokracine dhe ne PD njerzit jane komuniste nuk kane lidhje me demokracin.
E djathta sot ne France gjithmone kur humbet zgjedhjet ndryshone logo dhe emer partie sot quhet
LR vjen nga UMP vjen nga UDR .
Vetem nje njeri ka ary qe njeh demokracine ai eshte Edi Rama
Opozita nje turme islamikesh dhe partite perfaqsuese apo interesa mbrojtese te tyre si pd,lsi,pdiu,etj nuk mund te reformohet apo dhimokratizohet,kjo pasi eshte e pamundur nga vet natyra, DNA ,gjak apo rrace njethundrakesh arabe.
A ka DHIMOKRATIA m’turkye,iran,irak,lybia etj!?
Shikoni c’behet ne Kazakhstan!?
A kane ndryshim kazakoshqipfolesit nga kazaket e Kazakhstan!?
Nothing.
Ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA.
A e perjashtoi Biden birazerin e turkoshqipfolesve Erdogan nga evenimenti i fundit nderkombetar mes evropianesh si i pavlere ne nje diskutim mbi DHIMOKRATIA-an!?
Kshq,nuk do te ket kurre nje opozite apo pozite dhimokrate sunitesh,shiitesh, tourkotsamesh etj.
Kush beson te kunderten thjesht ka nevoj per psikiatro….. gezuar ramazonin.
Faleminderit SHBAve, sepse te ishte per PD, PS apo LSI keta kane vetem ate qellim qe e dime te gjithe : pasurimin e tyre, te familjeve te tyre dhe te aleateve. Kane qellim gjithashtu rrenimin e demokracise dhe perdorimin e partive si instrument ose si mjet per te garantuar mbrojtjen nga drejtesia. Mentaliteti i vjedhjes, pervetesimit dhe gares kush eshte me i forte dhe me i batutave eshte mentalitet fshatarak i rrenjosur thelle ne popull dhe pasqyrohet me se miri tek perfaqsuesit e felliqur te tyre. Evolucioni i marredhenieve midis shqiptaresh do te jete pa dyshim nje rruge e gjate dhe do te permiresihet vetem nen funksionimin e mbare te drejtesise dhe e organeve te saj.
ka vetem nje politikan te vertet dhe te suksesshem ne Shqiperi Ky eshte Edi Rama. Te tjeret jane sharlatane me mendesi komuniste nga Salih Shpella te kurva Lylzim Basha e deri te maloku i fundit