Bashkëbisedimi i Ramës me demokratët, Patozi:Përmbahu o komandant, së shpejti do t’i gjejmë njerëzit e duhur për të drejtuar opozitën

9 Janar 2022, 14:01Politika TEMA

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas bashkëbisedimit të kryeministrit Rama me demokratët në Facebook, në lidhje me protestën e një dite më pare.

Në një postim në Facebook ai këshillon kryeministrin të përmbahet dhe të mos u tregojë rrugën demokratëve, pasi nuk është Ajatollahu i shqiptarëve.

“MBAJ VENDIN TËND DHE MOS U GËZO PARA KOHE!

Përmbahu, o komandant, edhe pse nuk është kaq e lehtë ta fshehësh gëzimin pas një dhurate, që duket sikur të vjen nga qielli, kur shikon live se si kacafyten mes vedi kundërshtarët e tu politikë.

Por mbaj vendin tënd, se nuk pret kush prej teje t’u tregosh rrugën demokratëve se çfarë duhet të bëjnë me partinë dhe të ardhmen e tyre. Sado të dëshpëruar dhe të pashpresë të ngjajnë sot, për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që i udhëhoqën në përleshjet e djeshme, ata nuk kanë nevojë për sugjerimet e tua.

Madje nuk na shkon të japim këshilla, as ne të tjerëve, që kemi kaluar më shumë se gjysmën e jetës në atë parti, përsa kohë jemi ndarë me hir apo me pahir prej saj.

Sepse ti nuk je Ajatollahu i shqiptarëve, edhe pse mund ta ëndërrosh shumë një gjë të tillë. Ndaj shiko punët e qeverisë tënde, shumicën e të cilave i ke katranosur, dhe mos merr përsipër të bësh edhe detyrat e opozitës.

Ata do ta gjejnë vetë drejtimin e tyre, sepse opozita nuk mund të jetë asnjëherë vetëm një seli, një logo, një vulë, e aq më pak halli i vetëm një njeriu apo i familjes së tij. Ajo është mbi të gjitha frymë dhe nevojë e shoqërisë për të shpresuar tek ndryshimi dhe ajo do t’i gjejë shumë shpejt, jo vetëm formulën e përfaqësimit, por edhe njerëzit e duhur për ta drejtuar.

Ndaj kurseji leksionet për demokratët e zhgënjyer dhe hidhi një sy anijes së lodhur të qeverisë tënde, e cila fut ujë nga të gjitha anët. Aq sa mund të fundoset edhe pa pasur nevojë fare për topat e kundërshtarit”, shkruan Patozi.

11 komente në “Bashkëbisedimi i Ramës me demokratët, Patozi:Përmbahu o komandant, së shpejti do t’i gjejmë njerëzit e duhur për të drejtuar opozitën”

  1. Jon says:

    Patjeter Astrit qe do e gjejne rrugen vete demokratet. Kane ne stol ekip rezerve, si ty Xhozefinen, apo Majlinda Bregun. Ju jeni e ardhmja e demokrateve, se do e keni volumin e dosjeve secili nga ju, sa nje dollap i dhomes se gjumit.

  2. Sokoli says:

    Sa te gjeni Ju rrugen , u ngrys dhe sa te gdhihet duhen ore te tera perseri…… ndoshta perseri do tu zere nata pa e gjetur rrugen.

  3. Hari says:

    Ti patoz e provove more hurin me gunga.

  4. MacGr says:

    Avash o Patosi se u preke ne ndjenja kur ty nuk te voton asnje..Nuk i merr njeri me zor demokratet Po te duan ata vijne vete por Rama ka plot.

  5. Dani says:

    Po flet si mistrec,per Cfare flet ai ,cfare kupton ti,mire u thote mbludhuni bashke e rregulloni ate mut vend.Mbase e ke menyre per tu futur ne loje per kryetar te PD po problemet nuk I ke me Ramen por me ustallaret e PD.Po ta mbajti futu.

  6. Simpatizanti says:

    Po e mor Patos,kur do tja tregoni ? Ti jo e jo se te kane perzene si qen dhe tani po vuan shpirterisht por jo sinqerisht ! Dukeni te gjithe mjerane me kete situate te pazakonte ,as per te qeshur as per te qare,me dy kryetare,njeri kriminel e tjetri karagjoz.
    Apo i mbani shpresat tek Bujar Nishani e Mul noka e ardhmja e sykseshme e PD.
    Ini katandisur per te qare halle !?
    Vertete ai Edi Rama nuk durohet por skemi cbejme , me dhune nuk e heqim dot ,prandaj le te rrije sa te doje.

  7. R.K says:

    Ha ha ha..!!
    Sa vizionar eshte Titi..!! Bej perpara e provo ti riorganizosh demokratet..!
    Join or die..!!
    Besoj se e ke te qart kete mesazh nga vjen..!! Boll me retorika mes vetit.!
    Bashkohuni dhe lerini menjane te hane e njeri- tjetri Mesjetari dhe Perendimori..!!
    Intelektual te PD..! Thirrni nje takim, Bashkohuni,dhe orjentoni ne kahun e duhur Partine Democratike.
    Miqesisht.
    R.K

  8. Keshillusi says:

    Patoz ti duket se do ti besh opozite Ramespor fakt eshte qe je i deshtuar,pasi u kujtove vone per te ikur nga anija qe po mbytej.Ndersa Rama u tregua i afte ne punen e tij.Ju i kerkuat rotacion ne tavoline gje qe ai e kundershtoi dhe me vendosmeri mbi bazen e votes se shumices te arritur me punen e tij te perkushtuar fitoi per here te dyte dhe perballe jush fiton prape se ju luftoni vetem per karrige pushteti dhe shumica e popullit votus e di kete.Ndersa ju konkuroni me kush hedh me shume balte mbi Ramen ai vazhdon te punoje dhe ju keshillon dhe juve te forconi partine ,te beni programe qe i pergjigjen kohes dhe jo te shani dhe te hidni baltte se turproni veten dhe vendin dhe beheni si ajo dhija e zgjebosur me bishtin perpjete.Mblidheni mendjen, studjoni ,pergatituni ,organizohuni dhe atehere dilni ne fushen e betejes.

  9. Ajatohlla eshte berisha o trap says:

    ….pirdh edhe ti o fatos patozi. Akoma se kuptoni qe jeni bere si mut i thate si PD se po ta prekesh qelb era shurre te Sali shurakut.

  10. Lexuesi i irrituar says:

    O Fatos , Patos ! Ai ka 1000 arsye te gezohet , por leshon nje thirrje te qyteterimit dhe te kultures : Mblidhuni te rregullojme se bashku vendin tone dhe jo te shkaterrojme shtepite e njeri – tjetrit . Por antikultura nuk degjon nga ai vesh . Ti qe e mban veten per intelektual , duhej te heshtje i pikelluar , i turperuar si gjithe shqiptaret , jo vetem demokratet , se e ke humbur te drejten morale pasi ke qene i zhytur deri ne gryke…Pastrohu e thirri ndergjegjes ne se te ka ngelur akoma…

  11. gazetari says:

    Zoti Astrit.Une jam nje demokrat i motivuar per demokraci ne Shqiperi…,por kur shikoj,gjendjen katasterofike te partise demokratike,me vete mendja,qe kjo parti do gjeje njeres qe ta udheheqin.Analiza qe i ben Rama eshte prefekte.dhe ju skini pse shkruani ashtu per Ramen..Por ti,me kete shkrim, cfar ke ndermend te thuash ??..Qe ti deshtove nje here,me partine tende eshte e qarte..Se dyti,qe nuk i kritikon dot Berishen e Lul Bashen prape, eshte e qarte..se ke frike nga elektorati i te dy kraheve,se do te te refuzojne..Por, nje gje eshte e qarte, ti,ke qene Berishisti me i madh ne partine demokratike…nenkryetar..
    Si duket ti i bie pragut te degjojne mure…Jam une qe mund ta udheheq Partine demokratike.. ke dashur te thuash hahaha
    Harova te te them..Ti, nese sot me shkrimin tend nuk do te shkruaje keshtu per Ramen..une i pari do mendoja se je nje kandidat i mundshem,per te ardhmen e partise demokratike. Por je edhe inteligjent..E di,qe Berisha kurre.. sdo jete kryetar i partise demokratike…arsye qe i di mire ti, dhe mendon qe ti bashkohesh prape grupit te Berishes…,?!…se mos te pjell mushka..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje