Protesta para PD, Rama: Situata mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, Basha-Berisha janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë

9 Janar 2022, 12:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratët pas protestës së dhunshme të mbajtur më 8 janar përpara selisë blu.

Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që ndodhi dje mes të djathtëve është e rëndë për vendin dhe situata mund të kishte dejeneruar deri në gjakderdhje.

“Ajo që përbën në fakt të vërtetën, është që këta dy personazhe janë e njëjta mbetje, e ndarë përgjysmë. Një mbetje për arsye të ndryshme e pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Arsyeja pse jam sot këtu për të folur me demokratët, nuk janë këta të dy.

Në sytë e mi, jo si kundërshtar i tyre, as si kryetar i shumicës qeverisëse, por si dikush që e ka ndjekur historinë politike të këtij vendi nga shumë afër në pozicione të ndryshme. Këta të dy janë njëri i ndarë në dy pasqyra.

Dje ajo shfaqje mesjetare në mes të Tiranës, me një palë brenda të karikuar me një sistem fortifikimi, dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiçë, shkallë, varre, mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët, por edhe për shoqërinë tonë.

Si njëri, dhe tjetri, të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për marrjen e kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz. Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, jo për shkak të sulmit nga kundërshtarët, por për shkak të kacafytjes në oborr mes veti”, deklaroi Rama.

 

6 komente në “Protesta para PD, Rama: Situata mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, Basha-Berisha janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Me sakt nuk ka ku shkon…..suniti i ndare me dish,kart me di koka.
    Mut njoni e kak tjetri…. allah uakbar.

    1. Nje njeri delire says:

      Une jame apsulitishe dakorte që vendi ka kohe që eshte pa opozite por ne jemi edhe pa Qeveri.. Dhe Qeveri populli Shqiptare nuke ka pasure kure ne kemi dhe kemi pasure disa hajdute dhe vrase tashe e 80 vite që na drejtone dhe na kane drejtuare dhe as gjë më shume as gjë më pake.. Tani ky me të famshin e ti si Arben Ametaj Damire Xhiknuri dhe ilir Beqaje kane kaluare në delire fare

  2. Ari says:

    Lereni PD te gjeje ciklin e vet te ngritjes. Ndoshta kjo qe ndodhi, mund te jete rilindja nje pd te re, me te vertet e djathte etj.
    Nje mendim: te mos pranohet ne radhet e PD se re asnje njeri qe ka qene komuniste, asnje njeri qe prinderit gjithashtu i ka patur komuniste ne poste drejtuese, por mund te kene qene komunist “nga halli” dhe te thjesht. ..

  3. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Kryeminister legen

    1. Drejtesisht says:

      Po shofim kaq shume legene e te cmendur ne kampin tjeter , sa kryeministri na duket i perkryer e i pa zevendesueshem . Shyqyr qe e kemi .

  4. shqip says:

    Kjo situatë është kryekëput përgjegjësi e jotja personale, e ps, e gjykatave dhe e ndërkombëtarëve. Të sfidoj ty Edi Rama për këto që them më sipër. Sali Berisha duhesh arrestuar nga paraardhësit tuaj në 97. Për grushtin e shtetit në 98. Sali Berisha duhej arrestuar për vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm në mes të ditës. Me armët e shtetit, me urdhër të tij. Sali Berisha e tërhoqi zvarrë gjithë faktorin SHQIPTAR në Ballkan. . As kur 1 miliard Euro të Cez-it fluturuan në drejtim të paditur. Jepini shpjegim Shqiptarëve pse godina nuk u morr në mbrojtje që para se të sulmohej barbarisht. Që nga Saliu e deri te më i fundit kishin ditë që deklaronin dhunë dhe gjak. Prokuroria duhej të merrte në ziterin godinën nën faktet e tentativës së dhunës. Tani ti Edi Rama tall trapin me këta parazitet e kafeneve . Unë kam qenë dhe jam i vetëdijshëm se Shqipëria do ishte një mijë herë më mirë nën administrim ndërkombëtar, nën çfarë do lloj administrimi, se sa me qeveri shqiptarësh që, për nga mënyra se si vjedhin e si qeverisin , i bëjnë të duken si liliput shumë diktatorë në Afrikë apo gjetkë, në ish rep sovietike. Megjithatë ti e ke një meritë që duhet ta njohim. Dhe kjo meritë është vetë ekzistenca e këtyre të treve që na i përshkruan me lartë. Tre herë u matet ta shkarkonit Ilir Metën. Vetëm show . Shty të shtyjmë sa të gjejmë ndonjë gjë tjetër tua hedhim ushqim shqiptarëve. E kam thënë edhe më parë. Ti je e keqja më e vogël. Dhe duhet pranuar se para Saliut ti dukesh “engjëll”. Prandaj edhe je alternativa e vetme e momentit. Deri tani rezulton km më i votuar dhe më i suksesshmi. Por të paktën mos u tall me inteligjencën e njerëzve. Kjo pergjesi është pa dyshim edhe e jotja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje